Autor: TV News
Gjuha shqipe vazhdon të mbijetojë dhe të përcillet te brezat e rinj jashtë kufijve të Shqipërisë e Kosovës falë angazhimit të mësuesve të diasporës, të cilët punojnë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar. Në Brezovicë u zhvillua edicioni i 19-të i Seminarit Mbarëkombëtar të Gjuhës Shqipe në Diasporë. Në këtë aktivitet morën pjesë mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë nga Shqipëria, Kosova dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit, të cilët diskutuan për vështirësitë dhe perspektivat e arsimit shqip në diasporë. Mësuesit theksuan se ndër sfidat kryesore mbeten mungesa e mbështetjes së vazhdueshme, vështirësitë ekonomike, numri i kufizuar i nxënësve dhe…
Debati mbi hapjen e një konsullate të Serbisë në Shkodër ka shkaktuar reagime të ashpra në politikë. Në një analizë të gjatë, zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, e cilëson nismën si shprehje të “pabesisë dhe amnezisë historike” të qeverisë shqiptare. Sipas Boçit, Shkodra ruan në kujtesën e saj kolektive rrethimin serbo-malazez. Duke kundërshtuar mënyrën se si kryeministri Edi Rama po e trajton këtë vendim, ai sjell si metaforë figurën historike të Esat Pashë Toptanit. Boçi argumenton se diplomacia e mirëfilltë duhet të mbështetet te e vërteta dhe te pranimi i përgjegjësive, jo te fshirja e së kaluarës,…
Gati 10.000 vetë kanë vdekur deri tani në Gjermani si pasojë e temperaturave të larta. Sipas vlerësimeve të Institutit Robert Koch kjo shifër kalon edhe numrin më të madh të vdekjeve të regjistruara për të gjithë vitin që nga viti 2016. Nga fillimi i prillit deri më 19 korrik 2026 janë regjistruar 9.800 vdekje të lidhura me të nxehtin. Shifra më e lartë vjetore e dekadës së fundit ishte rreth 9.000 vdekje në vitin 2018, transmeton Dojçe vele. Shifra përfundimtare për verën mund të rritet edhe më tej, pasi vlerësimi aktual nuk përfshin periudhën e motit të nxehtë pas 19 korrikut dhe do të…
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës.Në një intervistë në Klan Kosova, Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të re rikthen çështjen e përgjegjësisë së shtetit serb, për të cilin ajo pretendon se nuk është përballur asnjëherë plotësisht me të kaluarën e tij. “Ende ka shumë varreza të cilat nuk janë zbuluar, dhe të cilat janë treguese në masivitetin e krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë,…
13 Ish-konkurrentja e emisionit Për’puthen, Sindi Loci, duket se ka vendosur t’i japë fund aludimeve për jetën e saj sentimentale. Përmes një postimi në “InstaStory”, Sindi ka ndarë një fotografi ku shfaqet pranë një mashkulli, duke lënë të kuptohet se është partneri i saj, shkruan Indeksonline. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e tij, pasi portreti nuk shihet plotësisht në foto. Edhe pse nuk ka bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë, postimi është interpretuar nga ndjekësit si një konfirmim i lidhjes së saj të dashurisë. Për momentin, Sindi ka vendosur ta mbajë larg syrit të publikut identitetin e…
Një delegacion i sipërmarrësve kinezë, i udhëhequr nga Këshilli Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare (KKPTN), zhvilloi të premten në Uashington bisedime me Këshillin e Biznesit ShBA-Kinë (KBShK) dhe kompanitë anëtare të tij. Përfaqësuesit e kompanive kineze dhe amerikane nga shumë industri morën pjesë në këtë takim dhe patën shkëmbime aktive. Ren Hongbin, kryetar i KKPTN, deklaroi se konsensusi i rëndësishëm i arritur nga dy krerët e shteteve gjatë takimit të tyre në Pekin ka dhënë udhëzim strategjik për bashkëpunimin praktik midis kompanive të dy vendeve. Duke theksuar se KBShK është një partner i rëndësishëm i KKPTN-së në Shtetet e…
Debati për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër vijon të prodhojë reagime. Kreu i Partisë Komuniste në Shkodër, Gjon Bruçi, është shprehur kundër kësaj nisme, duke kërkuar që Serbia të përballet me të kaluarën e saj dhe me akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë. Në deklaratën e tij, Bruçi tha se nuk mund të ketë marrëdhënie normale pa u adresuar më parë, sipas tij, përgjegjësitë për masakrat ndaj shqiptarëve. “Si të diskutosh me Serbinë kur të ka përdhunuar 20 mijë gra, ka vrarë mijëra fëmijë, ka pushkatuar dhe dëbuar mijëra shqiptarë?”, u shpreh ai. Duke komentuar edhe qëndrimet…
Kolonat e gjata në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë po vazhdojnë të shkaktojnë vështirësi për mijëra udhëtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë. Në pikën kufitare Karasoviçi–Debeli Brijeg janë krijuar kolona që kalojnë 20 kilometra, mediat lokale kanë njoftuar se pritjet zgjasin deri në 10 orë, me raportime jozyrtare që flasin edhe për raste kur udhëtarët kanë pritur deri në 28 orë. Mediat kroate kanë raportuar se banorët e zonës së Konavles kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’u mundësuar udhëtarëve përdorimin e tualeteve dhe pushimin, ndërsa autoritetet lokale kanë vendosur edhe cisterna me ujë të pijshëm…
Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet.Siç raporton Top Channel, protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve deklaruan se hapja e një konsullate serbe në Shkodër është e papranueshme. Sipas tyre, qyteti nuk ka asnjë lidhje historike, ekonomike apo diplomatike që të justifikojë praninë e një konsullate serbe. Ata argumentuan gjithashtu se kjo është e papranueshme edhe për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, duke…
0 Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka dhuruar një performancë të veçantë mbrëmjen e së shtunës në Ohër, në një nga koncertet më të mëdha verore të organizuara atje. Këngëtarja interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, të cilat numërojnë miliona dëgjime në mbarë botën, ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes krijoi një atmosferë elektrizuese me publikun. Gjatë koncertit, Rita Ora iu drejtua disa herë fansave në gjuhën shqipe dhe foli për lidhjen e saj të veçantë me Ohrin, duke kujtuar se e kishte vizituar që në fëmijëri së bashku me familjen. “Jam rritur në Londër, por zemra…
