Autor: TV News

Dy infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”. Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka njoftuar se hetimet ndaj të dyshuarve janë zhvilluar pas pranimit të informacioneve operative për keqpërdorim të pagesave të pacientëve. Sipas Prokurorisë, hetimet kanë nisur që nga qershori i vitit 2026, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa gjatë tyre janë siguruar dëshmi që, sipas autoriteteve, krijojnë dyshimin e bazuar se dy të dyshuarit kanë përvetësuar para…

Read More

“Në Serbi zbulimi i krimeve dënohet vetëm për faktin se viktimat janë shqiptarë”, tha gazetari serb Radomiq Dimiq. Ky reagim i tij erdhi pas arrestimit në Serbi të serbit që dyshohet se u kishte treguar autoriteteve të Kosovës vendndodhjen e një varri masiv në Zubin Potok, ku besohet se janë varrosur 23 civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës së viteve 1998–1999. Dimiq përmes një postimi në Facebook tha se serbi me prejardhje nga Istogu është arrestuar nën akuzën për tradhti, duke e cilësuar këtë si dëshmi se në Serbi zbulimi i krimeve dënohet vetëm për faktin se viktimat janë shqiptarë,…

Read More

Një dron ukrainas u rrëzua mbi një plazh të mbushur me pushues në rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë, mëngjesin e së hënës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave, mes tyre edhe një fëmijë. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi pranë qytetit të Gelendzhikut. Guvernatori i rajonit, Veniamin Kondratyev, deklaroi se viktimat humbën jetën nga mbeturinat e dronit që ranë në plazh dhe jo si pasojë e një goditjeje të drejtpërdrejtë. Si pasojë e incidentit, u plagosën edhe 13 persona, përfshirë dy të mitur. Tre prej tyre u transportuan në spital për trajtim mjekësor, ndërsa të tjerët morën ndihmën e…

Read More

Shumica e kompanive vazhduan ta aplikonin javën e reduktuar edhe një vit pas fillimit të programit dhe nuk duket se përfitimet u pakësuan me kalimin e kohës, ndërsa punonjësit u përshtatën me orarin e ri. “Nuk ka asnjë shenjë për rënie të mirëqenies së punonjësve apo të produktivitetit”, tha Brendan Burchell, sociolog në Universitetin e KembrixhitReduktimi i javës së punës në katër ditë duket se përmirëson shëndetin e punonjësve dhe ul rrezikun e lodhjes së skajshme profesionale (burnout), sipas rezultateve të një programi pilot të zhvilluar në gjashtë vende. Në studim morën pjesë rreth 2 mijë e 900 punonjës nga…

Read More

8 Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar pasi nuk arriti të mbante koncertin e planifikuar në Dhërmi, duke shprehur pakënaqësinë e tij për rregullat e reja që kufizojnë muzikën me volum të lartë në zonat turistike. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Luizi tregoi se kishte mbërritur në Dhërmi për të performuar, por koncerti nuk u zhvillua për shkak të zbatimit të rregullave të reja. “Jam në Dhërmi… Ora është 10:30 edhe nuk nihet një zë domethënë. Unë kam ardhur këtu se kam koncert, po me këtë ligjin e ri që kanë nxjerrë, i bie që nuk lejohet muzika……

Read More

Vetëm pak kohë pasi rikthyen shtëpinë e tyre në Zveçan dhe filluan punimet që ta bëjnë të banueshme pas 28 vjetësh largimi të detyruar gjatë luftës, familja Berisha ka thënë se shtëpia u bë cak i një sulmi të dyshuar me zjarr. Lajmin e ka bërë të ditur Zana Berisha përmes një postimi në platformën TikTok, ku mes tjerash deklaroi se kjo nuk i zmbraps dhe se shtëpinë do e renovojnë. “Mbrëmjen e kaluar kanë tentuar të na e djegin komplet shtëpinë. Fatmirësisht, një pjesë e madhe e shtëpisë ka shpëtuar. Krejt kjo si pasojë se ne nuk jemi 24…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje idenë e vendosjes së Groenlandës nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të kuptohet përmes një serie postimesh në rrjetin e tij social Truth Social dhe deklaratave publike se territori mund të bëhet pjesë e SHBA-së. Gjatë një interviste për Real America’s Voice, Trump u pyet nëse vazhdon të jetë i interesuar për Groenlandën. “A po e shikoni ende Groenlandën? Kam parashikuar se, para se të largoheni nga detyra, ajo do të jetë nën kontrollin operativ të Shteteve të Bashkuara”, e pyeti moderatori Steve Gruber. “Po, mendoj se keni të drejtë.…

Read More

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se pas zbulimit të mbetjeve mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin Potokut, të dielën, në fshatin Jabukë të kësaj komune është gjetur një varr tjetër masiv me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, transmeton Anadolu. “Pas gjetjes së mbetjeve mortore në një varr masiv në Kalludër të Zubin Potokut, ku ende po vazhdojnë kërkimet dhe gjurmimet, sot, vetëm 10 kilometra më tutje, në fshatin Jabukë të po kësaj komune, u gjet edhe një varr tjetër masiv me mbetje mortore të…

Read More

Fluksi i lartë i udhëtarëve shqiptarë gjatë sezonit veror vazhdon të shkaktojë pritje të gjata në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e të dy vendeve për të lehtësuar kalimin e qytetarëve dhe për të reduktuar kohën e pritjes në kufi. Sipas ministrisë, rreth 300 mijë shtetas shqiptarë përdorin çdo verë korridorin rrugor Kroaci-Mal i Zi për të udhëtuar drejt Shqipërisë me automjetet e tyre. Për shkak të këtij fluksi të madh, sidomos gjatë fundjavave dhe ditëve me lëvizje intensive,…

Read More

3 Princi Harry po shpreson për një ribashkim publik me babanë e tij, Mbretin Charles III, gjatë edicionit të ardhshëm të Lojërave Invictus, që do të zhvillohen verën e ardhshme në Birmingham.Sipas raportimeve, organizatorët e Lojërave Invictus planifikojnë t’i dërgojnë një ftesë zyrtare Mbretit për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes ose të mbylljes, si edhe për të vizituar garat sportive dhe për t’u takuar me pjesëmarrësit, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv. Nëse monarku e pranon ftesën, kjo do të ishte hera e parë pas disa vitesh që ai dhe djali i tij do të shfaqeshin së bashku në një…

Read More