Autor: TV News
Kryeministri i Kinës Li Qiang mbajti të mërkurën një fjalim në ceremoninë e hapjes së Konferencës Botërore të Aftësive 2026, që po zhvillohet në Shangai, duke bërë thirrje për shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar në zhvillimin e aftësive. Arritjet e zhvillimit të Kinës përmbajnë kontributet e rëndësishme të aftësive, tha Li, duke vënë në dukje se aftësitë tradicionale kineze janë përcjellë brez pas brezi dhe shumë prej tyre janë përhapur në mbarë botën, duke kontribuar në kultivimin e talenteve dhe zhvillimin industrial në vende të ndryshme, si dhe duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe integrimin kulturor. Li theksoi…
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, u është drejtuar përfaqësuesve evropianë, përfshirë komisioneren për Zgjerim Marta Kos, si dhe partive në Parlamentin Evropian, lidhur me një video parazgjedhore të publikuar nga studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike (FDU) në Beograd. Sipas interpretimit të Bërnabiqit, videoja përmban kërcënim për përdhunimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Ajo u bëri thirrje përfaqësuesve evropianë ta shohin videon dhe të vlerësojnë nëse përmbajtja e saj promovon vlerat demokratike dhe kulturën politike. Videoja me titull “Serbia nuk e donte”, e publikuar më 19 shtator, paraqet Vuçiqin në fokus, ndërsa më pas shfaqen mesazhe të qytetarëve…
Presidenti amerikan Donald Trump tha se administrata e tij do të përdorë termin “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”, duke argumentuar se fjala “artificiale” krijon përshtypjen e diçkaje jo reale. Në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump kundërshtoi kufizimet globale për zhvillimin e kësaj teknologjie dhe tha se SHBA-ja synon të ruajë avantazhin ndaj Kinës. Ai vlerësoi se zhvillimi i saj mund të ketë ndikim më të madh se Revolucioni Industrial apo interneti, ndërsa theksoi se teknologjia duhet të zhvillohet shpejt, por të përdoret në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.
Krimi i organizuar në Gjermani po shënon rritje, ndërsa në raportin vjetor të Entit Federal të Kriminalistikës (BKA) rezulton se mes mijëra personave nën hetim janë edhe 281 shtetas shqiptarë. Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë regjistruar 683 procedura hetimore për krim të organizuar, numri më i lartë që nga viti 2021. Në total janë identifikuar 7.988 të dyshuar, një rritje prej më shumë se 13% krahasuar me vitin e kaluar. Nga personat nën hetim, 2.722 janë shtetas gjermanë, 664 turq, 402 sirianë, 281 shqiptarë dhe 258 polakë. BKA thekson se grupet kriminale po ndryshojnë mënyrën e funksionimit, duke vepruar…
Një valë e pazakontë e ftohtë ka përfshirë rajonin, duke sjellë borën e parë të sezonit në malet e Serbisë dhe Bullgarisë, pak ditë para fundit të shtatorit. Në Serbi, reshje bore janë regjistruar në Golija dhe Kopaonik, ndërsa në Bullgari bora ka zbardhur zonat e larta të Pamporovos dhe Rilës, përfshirë pjesën pranë majës Musala. Fronti i ftohtë ka sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave edhe në Maqedoninë e Veriut, ku në malet më të larta tashmë ekzistojnë kushte për reshjet e para të borës së shtatorit.
Presidenti amerikan Donald Trump, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vendosi sovranitetin kombëtar në qendër të mesazhit të tij. Ai tha se nuk ka “qeveri globale” dhe kundërshtoi mekanizmat ndërkombëtarë që, sipas tij, kufizojnë pavarësinë e shteteve. Trump kritikoi veçanërisht Gjykatën Penale Ndërkombëtare, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të largohen prej saj. Ai gjithashtu kundërshtoi planet për reduktimin e emetimeve në transportin detar, duke i cilësuar si përpjekje për vendosjen e një takse globale. Në fund, Trump theksoi se shtetet duhet të kenë të drejtën të përcaktojnë vetë kufijtë dhe politikat e tyre të migracionit.
Kur dëgjojmë fjalën stres, natyrshëm mendojmë çdo ndjesi dhe pasojë negative. Megjithatë, sipas shkencëtarëve ekzistoka dhe një “stres i mirë”, madje i nevojshëm për trupin tonë, i quajtur “eustres”. Mund të perceptohet si ndjenja tensionuese përpara diçkaje të rëndësishme, si për shembull: një udhëtim, një takim të parë me dikë… Fizikisht, “eustres” mund të ngjajë fillimisht me ankthin, por me kalimin e kohës nis të marrë një perspektivë më pozitive.Në dozën e duhur, eustresi mund të veprojë si një motor i brendshëm. Mund të na ndihmojë të përqendrohemi, të motivohemi dhe të ndjekim qëllimet tona. Kur përballemi me vështirësi të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar mbrëmë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Zyra e Kurtit ka dhënë detaje rreth temave që u diskutuan në takim. “Kryeministri Kurti e falënderoi Presidentin Erdoğan për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës, zhvillimit të tij, në diplomaci sikurse edhe për fuqizimin tonë ushtarak, bashkëpunimin në vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes dhe përkrahjen për anëtarësimin në NATO. Po ashtu, ai shprehu mirënjohje…
Konkursi i 48-të Botëror i Aftësive u hap po në Shangai, me temën “Aftësitë ndryshojnë botën, aftësitë ndriçojnë të ardhmen”. Konkursi organizohet nga Organizata Botërore e Aftësive dhe bashkëorganizohet nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Kinës dhe bashkia e Shangait. Gjatë konkursit do të zhvillohen gjithashtu Kongresi Botëror i Aftësive dhe Ekspozita Botërore e Aftësive. Duke përshëndetur këtë konkurs , presidenti Xi Jinping theksoi se aktualisht, një raund i ri i revolucionit shkencor dhe teknologjik dhe i transformimit industrial po përparon me shpejtësi, duke sjellë ndikime të thella në zhvillimin e aftësive profesionale…
Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se Konsullata e Përgjithshme në Strugë është mbyllur, ndërsa shërbimet konsullore për qytetarët do të ofrohen nga Ambasada në Shkup. Sipas njoftimit, vendimi është marrë në bazë të dekretit të Presidentes së Kosovës dhe vendimit përkatës të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Mbyllja lidhet me vlerësimin e veprimtarisë së misionit konsullor dhe synimin për optimizimin e resurseve institucionale. Pavarësisht mbylljes së Konsullatës së Përgjithshme, Kosova do të vazhdojë të ketë prani në Strugë përmes zyrës së Konsullit të Nderit, i cili mbulon këtë zonë konsullore. Ambasada e…
