Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka folur edhe për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama ka thënë se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë në krah Kosovës, ndërsa ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të përcaktojnë mënyrën se si do të reagojnë ndaj vendimit.
“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, ka deklaruar Rama.
Deklarata e Ramës vjen pesë ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, më 16 shtator.
Në këtë proces, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

