Autor: TV News

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj 6 deputetëve të partisë së tij, të cilët dje dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të vendit, kandidaturë e propozuar dhe dakorduar nga LDK në negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje. I pari i LDK-së ka thënë se LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë dhe se, sipas tij, të gjithë deputetët e kësaj partie ishin pajtuar me këtë qëndrim.“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me…

Read More

1 Me 1 shtator 2026, Dübendorfi i Cyrihut ka mirëpritur ZOI Studio, një destinacion të ri bukurie, ku estetika moderne takohet me personalizimin, precizionin dhe përkujdesjen ndaj detajit. E krijuar nga një ëndërr e ndërtuar hap pas hapi, ZOI synon të jetë më shumë se një studio bukurie: një hapësirë elegante dhe mikpritëse, ku çdo kliente ndihet e dëgjuar, e kuruar dhe e sigurt në bukurinë e saj. Për themeluesen, hapja e studios shënon fillimin e një kapitulli të ri, të ndërtuar mbi pasionin, përkushtimin dhe dashurinë për estetikën. Në fokus të ZOI Studio janë qerpikët, vetullat dhe zgjatjet e…

Read More

Një ditë pas protestës para Kryeministrisë, ku qytetarët bllokuan për rreth dy orë në zyrë Edi Ramën, policia ka arrestuar 14 persona. Sipas gazetares Xhensila Kodra, të arrestuarit janë: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli,Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu. Sipas Policisë, protestuesit vijuan të qëndronin në rrugë pavarësisht thirrjeve të përsëritura për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës. Efektivët u kanë bërë të ditur protestuesve, përmes megafonit, se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin dhe se tubimi po pengonte…

Read More

Brukseli nuk bën përjashtim për shoferët e Ballkanit – kështu që, të paktën për momentin, pritjet se Bashkimi Evropian do të ofronte një regjim të veçantë për profesionistët nga Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor kanë mbaruar. Komisioni Evropian konfirmoi më 1 shtator se po e ndjek çështjen, por rregulli i qëndrimit deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore vazhdon të zbatohet. Për shoferët profesionistë, çdo hyrje pune në Shengen regjistrohet si qëndrim, pavarësisht nëse nuk udhëtojnë si turistë, por transportojnë mallra apo pasagjerë. Ditët e hyrjes dhe daljes llogariten si ditë të plota, prandaj shoferët që udhëtojnë shpesh nëpër disa…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media, pas takimit që ka pasur me Grupin Parlamentar të kësaj partie, lidhur me emrin e Bekim Sejdiut për president të vendit. Pas kësaj mbledhjeje, Abdixhiku ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar për president në marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje. “Me keqardhje të madhe për popullin, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë propozimin e Bekim Sejdiut për president. Ata janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri”, ka thënë Abdixhiku.…

Read More

Parlamenti Kantonal i Zürichut ka votuar të hënën për ndalimin e shamisë në shkollat publike. Vendimi erdhi pas mbështetjes së një nisme nga Partia Popullore e Zvicrës (SVP), e cila kërkoi ndalimin e plotë të shamisë si për mësueset, ashtu edhe për nxënëset, transmeton Telegrafi. Sipas SVP-së, shamia përfaqëson “një simbol të shtypjes dhe të islamit politik”, me argumentin se ajo nuk ka vend në institucionet publike arsimore. Pro kësaj nisme votuan edhe liberalët (FDP) dhe parti të tjera të vogla. Në krahun tjetër, kundër u rreshtuan socialdemokratët, të gjelbrit dhe parti të qendrës, të cilat argumentuan se kjo masë…

Read More

Një tjetër histori suksesi e të rinjve kosovarë është shënuar në Turqi, ku në një ceremoni të organizuar në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë u diplomuan me sukses pesë kadetë nga Kosova Në mesin e tyre ishte edhe Elmë Ramadani, e cila pas një rrugëtimi pesëvjeçar tashmë ka përfunduar me sukses përgatitjen e saj profesionale dhe ushtarake, duke marrë gradën e nëntogeres dhe duke iu bashkuar kuadrove të reja të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pesë vite përgatitje në Turqi Rrugëtimi i Elmës në Akademinë Ushtarake të Turqisë përfshiu gjithsej pesë vite shkollim. Viti i parë ishte…

Read More

Një grup kërkimor nga Spitali i Fëmijëve të Klinikës Universitare të Mynihut vërtetoi për herë të parë të ashtuquajturin “efekti i fermës”, falë të cilit fëmijët që janë rritur në fshat apo ferma bujqësore preken shumë më rrallë nga rinitet alergjike, astma dhe neurodermatiti sesa fëmijët që rriten në qytet. Ekipi hulumtues arriti të ndjekë të gjithë zinxhirin biologjik të veprimit të të ashtuquajturit “efekti i fermës” te baktere që janë pjesë e mikrobiomës në zorrët e lopës.Gjatë procesit të tretjes, këto baktere që gjenden në zorrët e lopës, prodhojnë substanca metabolike dhe i lëshojnë ato në ajrin e stallës.…

Read More

Të martën paradite u mbajt takimi i 26-të të Këshillit të Krerëve të Shtetit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh), që u zhvillua në kryeqytetin e Kirgizistanit Bishkek. Takimi u drejtua nga presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov, që është kryetar i radhës i OBSh-së. Në këtë takim morën pjesë edhe presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko, kryeministri i Indisë Narendra Modi, presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian, presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon, presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev, si edhe sekretari i përgjithshëm i OBSh-së Nurlan Yermekbayev.…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, mori pjesë në sesionin ministror “Turbulenca Gjeopolitike: Evropa Qendrore dhe Juglindore në botën e Korridoreve, Sigurisë dhe Zgjerimit”, të mbajtur në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.Në fjalimin e tij, Mucunski trajtoi sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë, rëndësinë strategjike të korridoreve të transportit, qëndrueshmërinë rajonale dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se anëtarësimi në NATO përfaqëson një avantazh të rëndësishëm nëpërmjet ndarjes së informacionit, politikave të përbashkëta për rezistencë dhe parandalim, por në të njëjtën kohë paralajmëroi se rreziqet e sigurisë në rajon mbeten të pranishme.…

Read More