Autor: TV News
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, mori pjesë në sesionin ministror “Turbulenca Gjeopolitike: Evropa Qendrore dhe Juglindore në botën e Korridoreve, Sigurisë dhe Zgjerimit”, të mbajtur në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.Në fjalimin e tij, Mucunski trajtoi sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë, rëndësinë strategjike të korridoreve të transportit, qëndrueshmërinë rajonale dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se anëtarësimi në NATO përfaqëson një avantazh të rëndësishëm nëpërmjet ndarjes së informacionit, politikave të përbashkëta për rezistencë dhe parandalim, por në të njëjtën kohë paralajmëroi se rreziqet e sigurisë në rajon mbeten të pranishme.…
Andi Bushati komentoi protestën, duke u ndalur te kërkesat e protestuesve dhe reagimi i qeverisë. Bushati tha se edhe nëse në protestë do të dilnin dy milionë shqiptarë, në kushtet aktuale qeveria nuk do ta jepte dorëheqjen, ndërsa theksoi se suksesi i protestës nuk duhet të matet me rrëzimin e Edi Ramës. “Protesta na ka treguar që me qeverinë Rama në veçanti dhe me këtë klasë politike në përgjithësi, njerëzit janë të stërlodhur. Në këtë vend ka një pakënaqësi ekstreme. Është një masë e stërmadhe shqiptarësh që kanë kuptuar që mjaft është mjaft dhe me këtë regjim nuk shtyhet më,…
Austria përjetoi verën më të nxehtë në historinë e saj 260-vjeçare të matjeve të motit, me temperaturën mesatare të ajrit që arriti 2,6 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1991-2020 dhe 4,4 gradë mbi mesataren e viteve 1961-1990, raportoi sot shërbimi shtetëror i motit ”Geosphere Austria”. Të dhënat u postuan në më shumë se 100 stacione meteorologjike. Për herë të parë që nga fillimi i matjeve, temperaturat u rritën mbi 41 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, rreth një e treta më pak reshje se mesatarja afatgjatë ranë në të gjithë vendin midis 1 qershorit dhe 31 gushtit. “Është bërë…
KEYPIX – epa13175808 A partially destroyed campaign poster of Alternative for Germany party (AfD) that reads ‘Berlin. Stark. Machen.’ stands in Berlin, Germany, 17 August 2026. Regional state elections for the Berlin House of Representatives are scheduled for 20 September 2026. KEYSTONE/EPA/CLEMENS BILAN Një fitore e mundshme historike e partisë së djathtë AfD në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt në Gjermani po shton shqetësimin mes migrantëve që jetojnë në këtë land të Gjermanisë Lindore. Disa prej tyre tashmë po mendojnë largimin, nga frika e ashpërsimit të politikave të migracionit dhe rritjes së armiqësisë ndaj të huajve, raporton AFP. Alternativa për Gjermaninë (AfD),…
Shqiptari që mposhti Ratko Mlladiqin në fushë betejëGjenerali shqiptar në rradhët e ushtrisë kroate Rahim Ademi, i cili mposhti Ratko Mlladiqin, komentoi sot vdekjen e tij.“Mund të them se ai nuk ishte fare ushtarak. Ai kurrë nuk tregoi aftësitë e tij ushtarake në luftë, ai tregoi ‘guxim’ vetëm ndaj civilëve të pafajshëm, duke vrarë civilë dhe njerëz që ishin të paarmatosur,” tha Ademi.Në shtator të vitit 1991, gjenerali shqiptaro-kroat Rahim Ademi dhe njësitë e tij mposhtën forcat serbe nën komandën e Ratko Mlladiqit afër Shibenikut.
Zyrtarë të lartë nga Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të mblidhen në Stamboll të hënën për një takim të parë të komitetit në kuadër të marrëveshjes së përbashkët të mbrojtjes që ata nënshkruan këtë muaj, tha një burim i Ministrisë së Jashtme turke. “Marrëveshja e Përbashkët e Mbrojtjes së Mekës”, e nënshkruar më 7 gusht, bashkoi aleatët myslimanë sunitë të SHBA-së, të shqetësuar nga lufta e Iranit dhe konflikti rajonal që ka çuar në sulme raketore iraniane ndaj eksportuesve të naftës së Gjirit. Synon të forcojë parandalimin kolektiv kundër çdo akti agresioni dhe përcakton që një sulm i armatosur kundër…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshjen për presidentin. Ata janë pajtuar për emrin e Bekim Sejdiut. Abdixhiku ka thënë se nga data 9 korrik kanë nisur takimet e vazhdueshme për diskutimet rreth stabilitetit institucional. Ka thënë se kanë qenë të vendosur për të gjetur zgjidhje për të ecur përpara. Ai ka thënë se bisedimet nuk ishin të lehta por shteruese.Abdixhiku ka thënë se të dyja palët janë pajtuar për emrin e Bekim Sejdiut për postin e presidentit. “Kemi pasur takime të gjata, me diskutime të vazhdueshme dhe mjaft intensive. Të dyja…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do ta përkrahë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Në një status në Facebook ka shkruar se këtë nuk do ta bëjë për arsye personale, por për parim politik dhe institucional. Tutje Hoti ka shkruar se presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve, duke shtuar se kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter. “Njëkohësisht, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra…
Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën me homologun e vet uzbekistanas Shavkat Mirziyoyev në kryeqytetin e Kirgizistanit Bishkek, gjatë Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026. Xi Jinping vuri në dukje se ky vit shënon 10-vjetorin e krijimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Uzbekistanit. “Nën udhëheqjen tonë të përbashkët, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë vazhduar të përmirësohen, bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka qenë i frytshëm dhe ndërtimi i një komuniteti me të ardhme të përbashkët Kinë-Uzbekistan ka arritur rezultate të jashtëzakonshme”, u shpreh Xi. Ai shtoi që Kina është e gatshme të punojë…
Pas heqjes së non gratës, burime për CNA bëjnë me dije se kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë nga Ambasada e SHBA vizën për të udhëtuar drejt Amerikës. Në 11 qershor të 2026, Shtetet e Bashkuara i kanë hequr “non grata”-n kreut të PD-së, Sali Berisha. Sali Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara më 19 maj 2021. Vendimi u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e përfshiu atë dhe familjen e tij në listën e personave të padëshiruar, duke i ndaluar hyrjen në SHBA për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion dhe minim…
