Autor: TV News

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka dënuar rëndë Federatën e Futbollit të Kosovës për shkeljet e bëra në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit. Ndaj FFK-së u hapën disa procedura disiplinore për hedhje të gjësendeve, transmetim të mesazhit të papërshtatshëm për ngjarje sportive, pengim të himnit dhe sjellje raciste ose diskriminuese. FFK-ja është gjobitur me 42 mijë e 250 euro dhe me dënim me kusht me mbyllje të pjesshme të stadiumit në ndeshjen e ardhshme si vendase. Me 10 mijë euro FFK-ja është gjobitur për sjellje raciste ose diskriminuese. Për këtë shkelje UEFA ka urdhëruar mbylljen e pjesshme të stadiumit…

Read More

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës me gjithsej 42.250 euro gjobë për incidentet gjatë ndeshjes Kosovë–Izrael (0:0), në Ligën e Kombeve. Gjobat përfshijnë 10 mijë euro për sjellje diskriminuese, 10 mijë për fishkëllimat gjatë himnit izraelit, 20 mijë për një mesazh të cilësuar të papërshtatshëm dhe 2.250 euro për hedhjen e objekteve në fushë. Përveç gjobës, UEFA ka paralajmëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri” për një ndeshje, masë që për momentin mbetet me kusht. Ky është ndëshkimi i dytë që UEFA i shqipton Kosovës gjatë edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Read More

Pesha e fuqive të mëdha botërore gjithmonë ka rënë mbi supet e disa udhëheqësve të vetëm. Fotografia e sipërme na kthen në vitin 1945, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Aty shihen Winston Churchill, në emër të Mbretërisë së Bashkuar, një përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Josif Stalini, në emër të Bashkimit Sovjetik. Këta ishin liderët e fuqive aleate që u mblodhën për të ndarë sferat e ndikimit në botë dhe për të projektuar një rend të ri botëror. Ndërsa fotografia e poshtme na çon në vitin 2026, përmes një simulimi që të ngjall shqetësim, ku…

Read More

Policia e Kosovës ka bastisur 40 lokale të muzikës live dhe 62 qendra masazhi në të gjithë vendin në gjatë operacionit “Vjeshta 2026”, në kuadër të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore. Sipas të dhënave të Policisë, kontrollet u kryen në 40 lokale me muzikë live, ku u identifikuan gjithsej 285 persona, 223 femra dhe 62 meshkuj. Prej tyre, 117 ishin shtetas të Kosovës dhe 168 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve të huaja, 155 ishin nga Shqipëria, nëntë nga Serbia, tri nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kolumbia. Policia realizon plan operativ kundër trafikimit me qenie njerëzore…

Read More

  Bullgaria do të marrë përgjegjësinë për ndërtimin e tunelit hekurudhor “Deve Bair”, që do të lidhë rrjetet hekurudhore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Qeveria bullgare ka miratuar projektprotokollin që parasheh organizimin e tenderëve, realizimin e punimeve dhe mbikëqyrjen e ndërtimit nga pala bullgare. Tuneli, me gjatësi rreth 2,4 kilometra, do të lidhë Gjushevën me Deve Bairin, duke mundësuar vazhdimin e hekurudhës drejt Kriva Pallankës dhe Shkupit, si pjesë e Korridorit 8. Dokumenti duhet të nënshkruhet nga ministrat e Transportit të të dy vendeve dhe të kalojë procedurat përkatëse të miratimit përpara se të hyjë në fuqi. VestiMak /…

Read More

Të enjten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan një takim të krerëve të shtetit Kinë-Rusi-ShBA në Shenzhen. Tre liderët diskutuan rreth temës “Mbrojtja e paqes botërore dhe nxitja e qëndrueshmërisë strategjike të marrëdhënieve midis fuqive të mëdha”. Xi Jinping-u vuri në dukje që ky është takimi i parë në histori midis udhëheqësve më të lartë të Kinës, Rusisë e ShBA-së dhe ka një rëndësi pioniere. Historia tregon se kur fuqitë e mëdha bashkëjetojnë në harmoni, bota gëzon qëndrueshmëri, ndërsa kur ato përfshihen në konflikt, bota bie në kaos. Paqja është një…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvend për nismën ligjore lidhur me Dhomat e Specializuara, duke bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të prezantohen draftet e para të strategjisë dhe të ligjit të ri për këtë gjykatë. Kurti ka thënë se iniciativa për hartimin e ligjit erdhi pas pakënaqësisë me aktgjykimin, por ka theksuar se qëllimi i mirë nuk është i mjaftueshëm nëse ligji nuk arrin të zbatohet në praktikë. “Nga pakënaqësia lidhur me aktgjykimin erdhi edhe shkrimi i shpejtë i atij ligji, për të cilin patëm shprehur rezervat tona. Nuk dyshoj në qëllimin e mirë,…

Read More

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë me automobil drejt Greqisë për festat e fundvitit duhet të kenë kujdes me rregullat e reja që hyjnë në fuqi më 1 janar 2027. Sipas raportimit të Press24, kutia e ndihmës së parë në automjet duhet të përmbushë standardin evropian DIN 13164:2022 ose një standard ekuivalent ISO. Ajo duhet të përmbajë batanije termike, maska mbrojtëse, doreza mjekësore, garza sterile, fasha, materiale për trajtimin e djegieve, gërshërë dhe mjete të tjera për ndihmën e parë. Shoferët që nuk i respektojnë këto kërkesa rrezikojnë gjobë prej 30 eurosh. Rregullat vlejnë për automjetet që qarkullojnë në Greqi, me…

Read More

Vaksina e personalizuar ruse kundër kancerit po jep rezultate inkurajuese. Pacienti i parë me melanomë e ka përfunduar trajtimin dhe aktualisht nuk ka shenja të metastazave. Terapinë e nisi në prill 2026, ndërsa dozën e fundit e mori në shtator. Megjithatë, efektiviteti afatgjatë duhet të konfirmohet përmes monitorimit disa vjeçar. Rusia planifikon që deri në fund të vitit 2026 vaksinën ta aplikojë te 20 pacientë, ndërsa gjatë vitit 2027 edhe te 100 të tjerë. Shkencëtarët po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të saj edhe kundër kancerit të mushkërive, gjirit, veshkave dhe pankreasit. Ekspertët theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të…

Read More

Pamje të reja nga sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit zbulojnë lëvizjet e grupit të armatosur serb, momentet e bllokimit të rrugës dhe ardhjen e automjeteve të tjera në fshat, pak para përballjes me Policinë e Kosovës. Ora shënonte 02:09 të mëngjesit, kur dy kamionë që do të përdoreshin për bllokimin e rrugës kishin hyrë në fshatin Banjskë. Këto pamje dokumentojnë një pjesë të zhvillimeve të asaj nate, kur grupi i armatosur serb ndërmori sulmin që përfundoi me rënien në krye të detyrës të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ora 02:09 – Kamionët hyjnë në…

Read More