Autor: TV News
12 Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka bërë paraqitjën e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ajo ka pozuar me bikini ngjyrë të kuqe dhe padyshim që duket për bukuri, shkruan IndeksOnline. Linjat e saj trupore janë kaq të formësuara, dhe padyshim secila femër do t’i kishte zili. Vlen të përmendim faktin se Beatrix dukshëm po i mungon skenës muzikore, kjo pasi që ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor.
22 Modelja australiane Emily Sears ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re nga pranë pishinës, ku shfaqet me bikini të zeza. E veshur në mënyrë të thjeshtë, Emily pozon në një ambient të gjelbëruar, ndërsa pamja natyrore krijon një kontrast të bukur me veshjen e saj. Fotografia nxjerr në pah stilin e saj dhe mënyrën se si ajo zgjedh të prezantojë paraqitjet e saj në rrjetet sociale. Emily është e njohur për fotografitë nga pushimet dhe paraqitjet e saj në bikini, duke publikuar vazhdimisht momente të ndryshme nga jeta e saj.
Një person është arrestuar për krime lufte dhe është dërguar në ndalim për 48 orë, njoftoi Prokuroria Speciale e Kosovës. I dyshuari, R.K., u arrestua në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për krime lufte në Zubin Potok. Ai dyshohet për veprën penale: “Krime lufte kundër popullatës civile”. Në tri varreza masive në këtë komunë në veri të Kosovës, janë gjetur mbetjet mortore të së paku 23 personave. Lidhur me gjetjen e varrezave masive, autoritetet më herët kanë njoftuar për arrestimin e tre personave të tjerë, të cilët gjenden në paraburgim. Në Kalludër të Vogël dhe…
Studime të reja nga Karolinska Institutet dhe Yale University sugjerojnë se gratë që kanë përjetuar trauma, dhunë ose rrethana të pafavorshme gjatë fëmijërisë mund të kenë rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me endometriozë më vonë në jetë. Studimi suedez, i cili përfshiu rreth 1.3 milion gra, gjeti se ato që kishin përjetuar të paktën një përvojë të pafavorshme në fëmijëri kishin rreth 20% rrezik më të lartë për diagnozë të endometriozës. Lidhja ishte edhe më e fortë te gratë që kishin përjetuar dhunë, ndërsa ato me pesë ose më shumë përvoja të pafavorshme kishin rreth 60% rrezik më…
Një operacion i dyshuar sabotazhi në aeroportin e Lajpcigut në Gjermani po hetohet edhe në lidhje me persona të arrestuar në Serbi, ndërsa gjurmët e hetimit çojnë drejt një rrjeti të dyshuar të lidhur me Rusinë, raporton mediumi kroat Index.hr, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga revista gjermane “Spiegel”. Sipas raportimit, hetuesit gjermanë po shqyrtojnë lidhjen mes njërit prej të dyshuarve për sulmin me dron në Lajpcig dhe dy shtetasve të arrestuar në Serbi në qershor për posedim të eksplozivit. Policia serbe më 11 qershor kishte ndaluar pranë kufirit me Hungarinë dy automjete që po udhëtonin drejt Bashkimit…
28 Malësorja e Deçanit tashmë nuk është një emër i panjohur për publikun. Ajo është bërë mjaft e famshme falë zërit të saj të veçantë, duke fituar simpatinë e shumë njerëzve. Në një postim të fundit, ajo ka zgjedhur t’i përshëndesë të gjithë ndjekësit e saj me fjalët: “Përshëndetje për të gjithë”. Duket se Malësorja është mjaft mirënjohëse për mbështetjen dhe dashurinë që merr vazhdimisht nga ndjekësit e saj besnikë.
Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit pjesëmarrës të Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’. Pas katër medaljeve në ‘Tarragona 2018’, gjashtë në ‘Oran 2022’, në ‘Taranto 2026’ u thye rekordi me nënte sosh. Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, ndërsa të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e dy nga peshëngritësi Kianoush Rostami. Medaljet e bronzta u fituan nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.
Serbia është shfaqur si një pistë e re në hetimet për tentativën e sulmit me dron në aeroportin e Leipzig/Halle, ndërsa autoritetet gjermane po verifikojnë lidhje të mundshme mes të dyshuarve dhe rasteve të tjera të sabotimit. Sipas raportimeve të gazetës gjermane Der Spiegel, një prej personave të dyshuar për sulmin në Leipzig ka udhëtuar drejt Serbisë pas ngjarjes. Sipas informacioneve të cituara nga Der Spiegel, autoritetet gjermane po shqyrtojnë gjithashtu lidhjen mes rastit të Leipzigut dhe një operacioni të dyshuar në kufirin serbo-hungarez. Më 11 qershor, autoritetet serbe arrestuan dy persona pranë kufirit me Hungarinë. Në automjetet e tyre…
Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 96-të, duke vijuar një aksion që prej më shumë se tre muajsh ka sjellë tubime dhe marshime të përditshme në kryeqytet. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ditët e fundit aksioni është shoqëruar me tensione, përplasje me policinë dhe paralajmërime për përshkallëzim të mosbindjes civile. Dita e 95-të, e zhvilluar të mërkurën, nisi në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët dhe aktivistët u mblodhën përpara se të marshonin drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e Ramës, ndërsa më pas protesta u…
1 Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqit. Sipas njoftimit të shokut të tij të ngushtë, Egzon Sahitit, ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Llukar, duke filluar nga ora 17:00. 29-vjeçari humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku, ku motoçikleta që ai po e ngiste u përplas me një automjet. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, Laurent Krasniqi nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët,…
