Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku i dyshuari tashmë identiteti i të cilit njihet, Rrahman Hoti ka vrarë Sylë Dakajn.
Viktima ka vdekur pasi ka marrë dy plagë të rënda me armë në gjoks, shkruan lajmi.net.
Siç ka raportuar Sinjali, Rrahman Hoti kishte një të kaluar kriminale edhe në Zvicër, prej nga ishte dëbuar pasi kishte vrarë gruan e tij.
Ai kishte vuajtur disa vite burg për këtë vepër penale, para se të dëbohej nga shteti zviceran.
Hoti dyshohet se sot, pas një konflikti rreth një parkingu në Suharekë, kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

