Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

17 Nëntor, 2026

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

17 Nëntor, 2026

Kodi i ri Penal në Maqedoni: Për fyerje të kolegut mund të dënoheni me gjobë ose burg

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

TV NewsBy TV News17 Nëntor, 2026 Shëndetësi Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përdorimi i injeksioneve për humbjen e peshës po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, por ekspertët tërheqin vëmendjen për efektet që dobësimi i shpejtë mund të ketë në organizëm, veçanërisht në masën muskulore dhe elasticitetin e lëkurës. Prof. Dr. Ozlem Su Kucuk, drejtuese e Departamentit të Dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Bezmialem Vakif në Stamboll, rekomandon që personat që ndjekin këto trajtime të marrin çdo ditë 1 deri në 1.5 gramë proteina për kilogram të peshës trupore.

Sipas saj, një ushqyerje e pasur me proteina ndihmon në mbrojtjen e masës muskulore gjatë rënies në peshë. Po ashtu, ajo këshillon aktivitet të rregullt fizik, sidomos ushtrime rezistence, si dhe konsumimin e mjaftueshëm të ujit.

Një nga efektet e dukshme të humbjes së shpejtë të kilogramëve është edhe ndryshimi i tipareve të fytyrës, fenomen i njohur si “fytyra Ozempik”. Reduktimi i yndyrës në këtë zonë mund të bëjë që mollëzat të duken të fundosura, të krijohen zgavra poshtë syve dhe rrathë të errët, si dhe të theksohen rrudhat dhe varja e lëkurës në fytyrë e qafë. Specialistja thekson se injeksionet për dobësim, veçanërisht ato që veprojnë përmes receptorëve GLP-1, nuk duhet të përdoren pa konsultën dhe mbikëqyrjen e mjekut. Para nisjes së trajtimit është i nevojshëm një vlerësim profesional për të përcaktuar nëse janë të përshtatshme për pacientin.

Kucuk paralajmëron gjithashtu kundër marrjes së pakontrolluar të vitaminave dhe suplementeve ushqimore. Pa këshillën e specialistit, ato mund të shkaktojnë reaksione në lëkurë, ndërveprime me medikamente të tjera, si dhe dëmtime të mëlçisë dhe veshkave.

Ndërsa për personat që pas dobësimit të shpejtë vërejnë rrudha apo varje të theksuar të lëkurës, ajo rekomandon konsultën me dermatologun. Në varësi të gjendjes dhe nevojave individuale, mund të merren në konsideratë trajtime estetike si PRP-ja dhe mbushësit dermalë. Megjithatë, ekspertja nënvizon se procedurat estetike duhet të kryhen vetëm nga mjekë të specializuar, pasi ndërhyrjet nga persona të pakualifikuar mund të sjellin pasoja serioze për shëndetin.

Lexuar: 28

Lajme te ngjashme

Përse nuk mund të flemë edhe pse jemi të lodhur?

Sa orë duhet të flemë për të mos përshpejtuar plakjen?!

Më shumë aktivitet fizik në fëmijëri, më pak rrezik depresioni në moshë madhore

Një analizë e zakonshme gjaku mund të zbulojë dëmtimin e mëlçisë – shkencëtarët prezantojnë testin e ri

Mjekët me apel: Vaksinat janë të sigurta edhe për gratë shtatzëna

Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

Lajmet e fundit

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.