Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

17 Nëntor, 2026

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

TV NewsBy TV News17 Nëntor, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka pasur një përplasje online me anëtaren e shoqërisë civile në Beograd, Bojana Selakoviq lidhur me skandalin e djeshëm në Bruksel, ku në një koncert gjatë mbrëmjes hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian, u luajt melodia e një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

Kandiq e cilësoi “të turpshme” atë që ndodhi, ndërsa pati një pyetje në një postim në X: “A reagoi ndonjëri nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia, të pranishëm në forum, duke kërkuar ndërprerjen e këndimit të këngës?”

Selakoviq i reagoi, duke thënë se ajo ishte dhe nuk pati asnjë reagim.

“Nga aktivistët e shoqërisë civile nga Serbia, e pranishme isha unë dhe nuk pata asnjë reagim. Është e drejtë e shqiptarëve të Kosovës që kjo këngë të mos u pëlqejë dhe të reagojnë, por çfarë lidhje ka kjo me mua apo me dikë tjetër nga Serbia?”, shkroi ajo

Selakoviq tha se nuk sheh “asnjë problem me tekstin e këngës “Oj Kosovo, Kosovo” tingujt e së cilës u luajtën në Bruksel.

“Unë nuk kam ndonjë qëndrim ndaj kësaj kënge, siç kanë serbët e Kosovës, por nuk shoh asnjë problem me tekstin e saj, i cili është vetëm simbolik. Fakti që e këndojnë nacionalistët, apo çfarëdo njerëzish të tjerë me të cilët nuk kam asgjë të përbashkët, nuk do të thotë se kënga është nacionaliste. Ajo nuk bën thirrje për urrejtje, vrasje apo spastrime etnike. Pluhurin rreth kësaj kënge e ngritën përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët jo vetëm që heshtën, por edhe sulmuan në mënyrë të turpshme të drejtën ndërkombëtare për shkak të aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Prandaj, kjo u erdhi shumë për shtat që sot, në panelin për pajtimin, të mos përmendej asgjë nga këto”, shkroi ajo.

Kandiq, në kundërrreplikë, citoi fjali nga teksti i këngës.

““Gjithë serbëria brohoret: ‘Nuk të japim, Kosovë!’, Ajo ka qenë gjithmonë e jona, trashëguar që nga të parët…” Brohoritjet na çuan te bombardimet, varrezat masive…”, shkroi ajo.

“Panelet me këtë këngë nuk do të na afrojnë me fqinjtë dhe viktimat”, shtoi Kandiq.

Selakoviq vazhdoi sërish, duke i komentuar në postim: “As nuk do të na afrojnë këmbënguljet që, në çdo situatë, madje edhe në një situatë të tillë, për të cilën askush nga Serbia nuk mban absolutisht përgjegjësi, të insistoni që ne të kërkojmë falje dhe të protestojmë”.

Kandiq iu përgjigj edhe një herë, kësaj here me ironi: “Natyrisht, Bojana, askush nga Serbia nuk duhet të kërkojë falje dhe të protestojë… mjaft më me këtë këmbënguljen time”.

Lexuar: 13

Lajme te ngjashme

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi

Kosovë/ Paralajmërohen protesta për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës e dënon për herë të dytë Hashim Thaçin, i shtohen edhe 17 muaj burg

51 organizata shqiptaro-amerikane letër Ramës dhe 246 institucioneve ndërkombëtare: Jepe dorëheqjen

Lajmet e fundit

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.