Autor: TV News
Bashkimi Evropian e ka ndaluar tashmë substancën, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, që nga 15 gushti, prodhuesit nuk mund të hedhin në treg produkte të reja që e përmbajnë atë. Produktet ekzistuese mund të shiten dhe të përdoren nga sallonet deri më 14 shkurt të vitit pasardhës. Për shumicën e klienteve, megjithatë, ndryshimi vështirë se do të vihet reManikyri me xhel është kthyer për shumë njerëz në një luks të vogël dhe praktik: pamje me shkëlqim, qëndrueshmëri më të madhe, më pak thyerje dhe ndjesia se, kur përditshmëria është kaotike, të paktën thonjtë mbeten gjithmonë në gjendje perfekte. Megjithatë, pas…
Policia e Lucernës ka zbuluar një plantacion të madh kanabisi në Menznau, ndërsa në kuadër të operacionit janë arrestuar tre persona, mes tyre dy shtetas shqiptarë. Sipas autoriteteve të Lucernës, aksioni është zhvilluar më 5 gusht 2026 në zonën Rötelberg të Menznau-s, ku policia zbuloi një plantacion profesional të kanabisit në ambient të hapur. Gjatë ndërhyrjes, dy persona tentuan të largoheshin nga vendi, por u kapën nga policia me ndihmën e qenit policor “Quanto”, transmeton albinfo.ch. Tre personat e arrestuar janë dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas zviceran, të moshës ndërmjet 28 dhe 42 vjeç. Sipas Policisë së Lucernës, plantacioni…
Bekim Sejdiu, ka dhënë deklaratën e parë për media, pasi u propozua si president i Kosovës. Ai tha se gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, emri i tij ka arritur të jetë ai dakordues mes dy partive. Ndër të tjera ai u shpreh se do t’u shërbej me devotshmëri popullit të Kosovës. “Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, edhe pse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fusha akademike. Duke qenë i vetdijëshëm edhe me barrën edhe përgjegjësinë që e sjell posti i presidentit,…
Një javë para zgjedhjeve rajonale në Saksoni-Anhalt, ish-kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë demokracinë dhe të tregohen të guximshëm përballë forcimit të së djathtës ekstreme. Gjatë një aktiviteti në Berlin të shtunën, Merkel deklaroi se Gjermania ndodhet përballë një situate që nuk është përjetuar prej shumë dekadash dhe se qytetarët duhet të angazhohen për mbrojtjen e demokracisë. “Duhet të luftojmë për këtë demokraci, të ngrihemi për të, të jemi pak më të guximshëm dhe të themi se kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të jetuar”, u shpreh ajo. Merkel theksoi se shumica e…
Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë pajtuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të Kosovës. Më poshtë është biografia e Sejdiut e marrë nga Gjykata Kushtetuese: Bekim Sejdiu (1974) është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Para emërimit gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese (prill 2015), gjyqtari Sejdiu ka shërbyer si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ai i takon brezit të parë të ambasadorëve të Republikës së Kosovës. Në këtë cilësi, ai ka shërbyer si Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë (2008-2012) dhe Konsull…
Një 38-vjeçar, shtetas i Kosovës dyshohet se ka marrë përfitime papunësie nga (AMS) në Mistelbach për gati gjashtë vjet, pavarësisht se ka jetuar shumicën e kohës jashtë vendit. Tani, ai u përball me akuza për mashtrim në Gjykatën Rajonale të Korneunburgut. Mbi 10,000 euro përfitime padrejtësisht. Kushdo që merr përfitime nga Shërbimi Publik i Punësimit Austriak (AMS) duhet të raportojë çdo dalje dhe qëndrim jashtë vendit. Gjatë asaj kohe, në përgjithësi nuk ka të drejtë për përfitime . 38-vjeçari dyshohet se nuk e ka bërë këtë gjithsej tetë herë. Siç raportohet nga “Niederösterreichische Nachrichten”, shqiptari udhëtoi në Kosovë tetë herë…
Ushtria amerikane goditi të dielën ishullin Larak të Iranit, ku forcat u vunë re duke u përgatitur për të lëshuar raketa me mina në Ngushticën e Hormuzit, raporton CNN. Një zyrtar amerikan bëri me dije se forcat amerikane goditën dy lançues iranianë në ishull, duke shënuar sulmet e para amerikane në më shumë se një muaj. Ishulli Larak është pranë Ngushticës strategjike të Hormuzit, një rrugë kryesore globale detare që ka mbetur në qendër të tensioneve rajonale dhe përpjekjeve diplomatike. Komanda Qendrore e SHBA-së përfundoi pastrimin e minave detare nga rrugët ndërkombëtare të transportit detar javën e kaluar, tha administrata…
Pika e Kalimit Kufitar të Morinës vijon të përballet me një fluks të jashtëzakonshëm udhëtarësh dhe automjetesh, teksa ditët e fundit të gushtit kanë sjellë kthimin gradual të pushuesve nga Kosova, para nisjes së vitit të ri shkollor. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, vetëm nga ora 05:00 e 29 gushtit deri në orën 08:00 të 30 gushtit, përmes Morinës kanë hyrë në Shqipëri 51.278 qytetarë të Kosovës, me gjithsej 14.692 automjete dhe autobusë. Fluksi ka qenë i lartë edhe gjatë ditëve të mëparshme. Në periudhën 24–28 gusht, në territorin shqiptar kanë hyrë përmes kësaj pike 152.694…
Një tragjedi detare ka ndodhur të dielën në brigjet e Qipros veriore, ku një anije pasagjerësh është përmbysur gjatë lundrimit nga Kyrenia drejt Taşucu në Turqi. Sipas autoriteteve të Qipros veriore, në bord ndodheshin 267 persona. Nga këta, 237 janë shpëtuar, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën. Aktualisht, 23 persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Anija, e identifikuar si Filo Jet, ishte nisur nga porti i Kyrenias rreth orës 11:58 sipas asaj lokale dhe kishte si destinacion portin turk të Taşucusë. Ajo ndodhej disa milje detare larg portit kur u përmbys. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë mobilizuar…
Zyrtarë të lartë të Kosovës i kanë përsëritur thirrjet për trysni ndërkombëtare ndaj fqinjit të saj, Serbisë, për t’i hapur arkivat shtetërore dhe ushtarake që do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së mbi 1.500 njerëzve ende të zhdukur nga lufta e viteve 1998-’99. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, dhe zyrtarë të tjerë, bënë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, të dielën, nga ku kërkuan bashkëpunim nga Serbia. “Ne kërkojmë nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, posaçërisht…
