Autor: TV News
Lëvizja Vetvendosje ka sulmuar kryeministrin Edi Rama , për të cilin tha se përpara se të marrë pjesë në protestën në mbështetje të UÇK, duhet të tregojë pendesë për qëndrimin pro Gjykatës Speciale në të kaluarën. “Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet kryeministri aktual i Shqipërisë,…
FIFA tregoi me krenari se biletat e shitura për Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada kanë tejkaluar 1 milionin. Tifozë nga 212 vende kanë mundur të blejnë bileta në fazën e para-shitjes, e cila u hap në mesin e shtatorit, transmeton GazetaBlic Sport. Tre vendet pritëse – Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika – kanë aplikuar më shumë deri më tani, të ndjekura nga Anglia, Gjermania, Brazili, Spanja, Kolumbia, Argjentina dhe Franca. “Jemi të emocionuar që jemi në rrugën drejt vitit 2026. Sot festojmë tejkalimin e shifrës së një milion biletave në para-shitje – provë…
Përplasja mes opozitës dhe mazhorancës për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj është kryefjala e ditëve të fundit. Opozita ka kërkuar shkarkimin e presidentit Begaj, pasi sipas saj ka shkelur Kushtetutën në disa raste. Gazetarja Denada Kola, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se Begaj është emri i radhës që opozita kërkon për shkarkim, pasi pas zgjedhjeve të 11 majit nuk i ka ngelur shumë për të bërë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e ke parë përplasjen? Kola: Mendoj se është emri tjetër që kërkon opozita, nuk është i pari. Mendoj se zgjedhjet…
Ylli tetëmbëdhjetë vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, është renditur ndër dhjetë futbollistët më të paguar në botë për vitin 2025, sipas listës më të fundit të revistës “Forbes”, të cilën e kryeson portugezi Cristiano Ronaldo. Ronaldo, me të ardhura marramendëse prej 280 milionë dollarësh në vit, mban vendin e parë, pas nënshkrimit të një kontrate të re dyvjeçare me klubin saudit Al Nassr. Dyzet vjeçari vazhdon të mbetet futbollisti më i pasur i futbollit botëror, ndërsa po i afrohet shifrës historike prej 1000 golave në karrierë. Në vendin e dytë qëndron Lionel Messi me 130 milionë dollarë, shumicën e të…
Partia Demokratike ka depozituar ditën e djeshme zyrtarisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se me këtë hap opozita “ia ka futur kot”. Sipas tij, kjo është një lojë që po bën opozita, ndërsa shtoi se disa deputetë kanë gjetur si kauzë shkarkimin e presidentit. Ai theksoi se përplasjet e PD duhet të ndodhin me Edi Ramën, jo me “zgjatimet e tij” në Presidencë. Pjesë nga biseda: Borakaj: 7 shkelje ka përmendur Partia Demokratike. Alibeaj: Ja fut kot. Borakaj: Pse? Alibeaj:…
Sulmuesi i Lille, Olivier Giroud, shpreson që Kylian Mbappe do ta thyejë rekordin e tij për më shumë gola të shënuar për ekipin kombëtar francez. “Do të doja që Mbappe të më kalonte në Kupën e Botës të ardhshme. Ai do të jetë 27 vjeç, kështu që nëse luan 10-12 ndeshje në sezon për pesë ose gjashtë vjet, mund të arrijë pothuajse 100 gola, gjë që shpresoj. Shpresoj që Kylian të më kalojë brenda një kohe, por jo shumë shpejt”, tha Giroud për L’Equipe. Mbappe shënoi golin e tij të 53-të për Francën më 10 tetor në fitoren 3-0 të…
“PD kërkon “kokën” e Begajt”, është tema e kësaj të enjteje në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, me moderatore Pranvera Borakajn. I ftuar avokati Indrit Sefa, sqaroi se kërkesa e opozitës për shkarkimin e Presidentit është absurde. Sipas Sefës, 7 shkeljet që pretendon PD se i ka kryer Begaj nuk qëndrojnë. Ai theksoi se nuk ka sens të akuzohesh për korrupsion prej 30 mijë eurosh, kur kompania ka fituar vetëm 140 euro. “Opozita do të bëjë politikë me Presidentin e Republikës. Opozita bie gjithmonë në grepin e Edi Ramës. Hedh grepin Edi Rama dhe bie opozita. Kur opozita doli…
Policia e West Midlands u ka ndaluar tifozëve izraelitë të marrin pjesë në ndeshjen e Europa League mes Aston Villa dhe Maccabi Tel Aviv, e cila do të luhet më 6 nëntor në Birmingham. “Policia e West Midlands thotë se vendimi për të ndaluar tifozët izraelitë të marrin pjesë në ndeshjen e Aston Villas u mor “bazuar në informacionin aktual dhe incidentet e mëparshme, duke përfshirë dhunën dhe krimet e urrejtjes”, të cilat ndodhën gjatë ndeshjes së Maccabi Tel Aviv kundër Ajax vitin e kaluar”, shkroi gazetari i Sky Sports, Rob Harris, në lidhje me masat e sigurisë që rrethojnë…
Gjykata Kushtetuese do të shprehet më 31 tetor për “fatin” e Erion Veliajt. Të ftuarit në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus kanë komentuar se çfarë do të ndodhë pas 31 tetorit. Avokati Endrit Sefa u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Begajt, atëherë Veliaj mbetet kryetar bashkie në burg, dhe nga qelia do të shkarkojë të gjithë nënkryetarët e Ramës. Ndërkohë, ish-deputeti Alibeaj theksoi se ky është një moment delikat, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të vendosë edhe të ardhmen për 60-të bashkitë e tjera. Pjesë nga biseda: Borakaj: Nëse më…
Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka siguruar se ish-mesfushori i klubit, Florian Wirtz, do të rikthehet në formën e tij më të mirë te Liverpool. Wirtz qe transferuar te Liverpool për 100 milionë paund, me mundësi që shuma të arrijë deri në 116 milionë, por që nga nënshkrimi nuk ka shënuar gol apo asist në nëntë ndeshje në Premier League dhe Champions League. Rolfes ka theksuar se problemet e Wirtz nuk janë të lidhura me lojtarin, por me procesin e rindërtimit të skuadrës te Liverpool. “Florian është lojtar ekipi. Aktualisht, ata janë duke ndërtuar një skuadër. Kur ekipi…
