Gjykata Kushtetuese do të shprehet më 31 tetor për “fatin” e Erion Veliajt. Të ftuarit në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus kanë komentuar se çfarë do të ndodhë pas 31 tetorit.
Avokati Endrit Sefa u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Begajt, atëherë Veliaj mbetet kryetar bashkie në burg, dhe nga qelia do të shkarkojë të gjithë nënkryetarët e Ramës.
Ndërkohë, ish-deputeti Alibeaj theksoi se ky është një moment delikat, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të vendosë edhe të ardhmen për 60-të bashkitë e tjera.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nëse më 31 tetor Gjykata Kushtetuese vendos se ky shkarkim ka qenë i padrejtë?
Sefa: Dekreti është i pavlefshëm.
Borakaj: Çfarë ndodh me Bashkinë?
Sefa: Vijon Veliaj kryetar nga burgu, dhe nga aty shkarkon drejtorët dhe nënkryetarët e Ramës dhe vendos të vetët.
Borakaj: Po pastaj mblidhet sërish Këshilli Bashkiak, duke përdorur të njëjtën pikë, për mosparaqitjen në detyrë?
Sefa: GJK do shprehet edhe për faktin. A do e kenë të qartë ata idenë që quhet mungesë apo jo. GJK do të jetë shteruese, por procedura ka ngecur.
Borakaj: Çfarë presim më 31?
Alibeaj: Askush nuk e di. Duhet që gjykata të japë një vendim bazuar në Kushtetutë dhe në prova. Ne duhet ta shohim realitetin siç është.
Borakaj: Pse ndodhi shkarkimi i Erion Veliajt në shtator dhe jo në maj? Ka një zgjatje kohore prej katër muajsh.
Alibeaj: Në këtë moment pati vullnet mazhoranca.
Borakaj: Nuk është më vullnet.
Alibeaj: Jo, çfarë deshi një njeri, Edi Rama. Pra vullneti i një njeriu vendosi se kur do ta shkarkojë, luftë e brendshme partiake, si e pse pak rëndësi ka. E dyta, mungesa tre mujore në muajin e shtatë nuk shkon. E treta, u përpoq që mos e merrte ai propozimin për shkarkimin e Veliajt.
Borakaj: Kjo është të fshihesh pas gishtit.
Alibeaj: Në këtë luftë politike, a ka hapësira ligjore Veliaj?
Borakaj: Veliaj duhet të ishte shkarkuar si kryetar Bashkie kohë më parë për të gjitha abuzimet ndaj detyrës. Por sot që flasim, ai gjykim që bëhet në GJK vendos vetëm fatin individual të Veliajt. Vendos se çfarë do të bëhet me pushtetin vendor në 60-të bashkitë e tjera.

