Autor: TV News
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim z. Ali Ahmeti, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Ahmetit si një nga themeluesit e UÇK-së, duke theksuar se pjesëmarrja e tij në tubimin e sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës. “UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore,” – u shpreh Presidenti…
Lamine Yamal nuk duhej të luante si titullar kundër PSG-së në ndeshjen e Ligës së Kampionëve sepse ishte vonë për stërvitje, raporton Cadena SER. Megjithatë, menaxhmenti i Barcelonës ka ushtruar presion mbi Hansi Flick që ta lejojë spanjollin të luajë, transmeton GazetaBlic Sport. Trajneri gjerman është i mërzitur dhe i shqetësuar për presionin që vjen nga eprorët e tij, veçanërisht Deco, dhe ka frikë se disiplina e rreptë që ai i ka imponuar ekipit të tij mund të minohet. Pas incidentit, Flick madje i kërkoi bordit drejtues që ta respektonin plotësisht autoritetin e tij. /GazetaBlic Sport/
Rafael Leao nuk ka shënuar gol në ‘San Siro’ për Milanin që nga maji i vitit 2024, në ndeshjen e fundit të Stefano Piolit si trajner i Rossonerëve. Ylli i Milanit, Leao, do të kërkojë golin e tij të parë në shtëpi pas pothuajse një viti e gjysmë kur kquezinjtë do të përballen me Fiorentinën në San Siro të dielën, transmeton GazetaBlic Sport. Portugezi shënoi golin e tij të fundit në ‘San Siro’ më 25 maj 2024, në një barazim 3-3 kundër Salernitana në ndeshjen e fundit të sezonit 2023-24. Ironikisht, të dielën, Milani i Leaos do të përballet me…
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka vazhduar bashkëpunimin me ‘Dardanët’. Foda ka firmosur kontratë të re dy vjeçare, duke qëndruar në krye të shtabit teknik të kombëtares sonë, transmeton GazetaBlic Sport. Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:05 në autostradën Prishtinë–Prizren, më saktë në fshatin Novak. Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë dy kamionë, ku njëri prej tyre shihet se ka dalë nga rruga. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Insajderin se si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. “Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e…
41 vjeçari Thiago Silva, ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në Brazil. Kapiteni brazilian i dha fitoren e madhe skuadrës së Fluminenses, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në sekondat e fundit, shkruan GazetaBlic Sport. Silva realizoi gol të bukur akrobatik, në stilin e një sulmuesi të madh, duke dëshmuar edhe njëherë se sa lojtar i madh është, pavarësisht moshës që ka. Ja pamjet: Thiago Silva’s last minute overhead kick (kind of) winner for Fluminense last night! pic.twitter.com/ntJDLs2lIc — AllThingsBrazil™ (@SelecaoTalk) October 17, 2025
Dashi Sot keni energji për të nisur diçka të re, por mos e bëni pa menduar mirë. Në punë, qëndro i matur dhe mos u nxito, duke pritur edhe pak, mund të shfaqen mundësi më të mira. Në dashuri, një bisedë e sinqertë sjell qartësi. Kujdes me shëndetin: mos e neglizhoni pushimin. Demi Është ditë për të vendosur prioritete. Mund të lindë një dilemë midis dëshirës dhe detyrës. Financat kërkojnë kujdes, mos bëni shpenzime të paplanifikuara. Në marrëdhënie, shmangni debatet e kota, veçanërisht për gjëra të vogla. Binjakët Ide të mira po vijnë, futi disiplina në zbatim dhe mos shpërqëndrohu…
Gazetari italian i futbollit, Paolo Bargiggia, ka shkaktuar një trazirë publike me deklaratat e tij të ashpra. Bargiggia foli për statusin e lojtarëve veteranë në kampionatin italian dhe përmendi konkretisht mesfushorin e Milanit, Luka Modric, shkruan milannews.it, transmeton GazetaBlic Sport. “Varreza e Elefantëve” në Serie A Në një klip të postuar në rrjetet sociale, Bargiggia i quajti yjet me përvojë si Modric, Edin Dzeko dhe Jamie Vardy “lojtarë të përfunduar”, duke e përshkruar gjallërisht praninë e tyre në ligë si një “varrezë elefantësh”. “Modric në Milan, Dzeko, Vardy… Lojtarë të përfunduar. Kush do t’ju paguajë për të parë një varrezë…
Reforma zgjedhore dhe ajo territoriale presin dritën jeshile të Parlamentit në mënyrë që të nisin punën. Megjithatë, përbërja e këtyre komisioneve solli oponencën e opozitës që kërkoi barazi në Komisione. Sqarimet u dhanë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili vuri theksin te gjithëpërfshirja. “Kur PD këto partitë e vogla i duhen, madje u merr borxh dhe kandidatin për kryetar bashkie se vetë nuk kanë, pse duhet t’i përjashtojmë ne këto partitë e vogla nga Reforma zgjedhore. E kemi lënë këtë pikë për ta diskutuar”, tha Balla. Balla theksoi se edhe në të kaluarën për të…
Mesfushori turk i Real Madridit, Arda Guler, ka thënë se ai dhe sulmuesi francez Kylian Mbappe po kuptohen shumë mirë te Real Madrid. Turku po kalon një periudhë shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso. Pas pak minutave që kishte pasur sezonin e kaluar me Carlo Ancelotti, tani ai është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Në një intervistë për gazetën franceze “L’Equipe”, Guler ka thënë se ka besim të plotë te trajneri i tij. “Kam plot besim në planet e Xabi Alonso. Nëse një ditë më thotë të luaj në portë, do të blej doreza”, është shprehur…
