Autor: TV News

Këshilli i Ministrave ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese relacionin zyrtar që mbështet vendimin për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në dokumentet qe disponon Vizion Plus, Qeveria mbron qëndrimin se vendimi i marrë është një akt individual administrativ, dhe për këtë arsye, duhet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative, jo nga ajo Kushtetuese. Sipas pretendimeve të Këshillit të Ministrave, Veliaj është shkarkuar në përputhje me ligjin për vetëqeverisjen vendore, pasi ka munguar në detyrë për më shumë se tre muaj dhe per këtë arsye nuk ka pasur të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta kundërshtuar vendimin. “Këshilli Bashkiak…

Read More

Qeveria gjermane po zhvillon një plan gjithëpërfshirës veprimi për t’u mbrojtur nga kërcënimet hibride nga Rusia, tha të enjten kancelari Friedrich Merz. Dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i sapoformuar i vendit do të diskutojë planin në takimin e tij themelues në ditët në vijim. Në një fjalim para ligjvënësve në Bundestag, dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë, përpara samitit të Këshillit Evropian javën e ardhshme në Bruksel, Merz akuzoi Rusinë se dëshiron të destabilizojë Gjermaninë dhe Evropën. Taktikat e Moskës përfshijnë sabotim, spiunazh dhe vrasje, sulme kibernetike dhe dezinformim të synuar, “përfshirë edhe nga radhët tuaja”, tha Merz për…

Read More

Më pak se një javë pasi Kuvendi i Kosovës u konstituua plotësisht, me kryetarin dhe pesë nënkryetarët, kushtetutshmëria e këtij procesi u vu në pikëpyetje nga Lista Serbe. Kjo parti, më e madhja e serbëve në Kosovë, dorëzoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb, Nenad Rashiq, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve. Në ankesën e saj, Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”. Nënkryetari nga komuniteti serb u zgjodh më 10 tetor, dhe ky…

Read More

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi, po kalon në një moment fantastik në karrierën e tij. Ai luajti nga minuta e parë në dy ndeshjet e tetorit me fanellën e Kosovës, duke qenë i mrekullueshëm, si në ndeshjen me Slloveninë, e ashtu edhe në atë ndaj Suedisë, transmeton GazetaBlic Sport. 25-vjeçari, i cili luajti gjithsej tre ndeshje për Kolos Kovalivka gjatë muajit shtator, e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit atje. Një lajm shumë i mirë ky, me Krasniqin që vazhdon të ketë rritje në karrierën e tij.

Read More

Houthët e Jemenit thanë të enjten se Shefi i Shtabit të tyre, Muhammad Abd Al-Karim al-Ghamari, një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të grupit të mbështetur nga Irani, u vra “ndërsa kryente detyrat e tij”. Pa e fajësuar drejtpërdrejt Izraelin për vrasjen e tij, Houthët thanë se konflikti me Izraelin nuk kishte mbaruar. Sipas tyre, Izraeli do të “marrë ndëshkimin e tij parandalues për krimet që ka kryer”. Në gusht, Izraeli shënjestroi shefin e shtabit të grupit, ministrin e mbrojtjes dhe figura të tjera të larta në sulmet ajrore në Sanaa të Jemenit, në të cilat u vranë kryeministri…

Read More

Ka nisur seanca e sotme plenare, ku në rend dite janë raportimet e disa institucioneve për vitin 2024. Në fokus të diskutimeve janë dhe Komisionet e Posaçme, atë për Reformën Zgjedhore dhe Territorialen, ndërsa pritet që të vendoset edhe për ngritjen e tyre. Në nisje të seancës, u betuan dy deputetët e rinj të Kuvendit, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Brahimi dhe Lasku futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e PSD-së në Shkodër pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos./vizionplus.tv

Read More

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është prononcuar për mediumin italian, Cronachedi.it Ndër të tjera, ai ka folur edhe për kualifikimin e mundshëm me Kosovën në Kupën e Botës, transmeton GazetaBlic Sport. Kosova juaj është një hap larg Kupës së Botës: si kapiten, çfarë do të thoshte kualifikimi? “Do të ishte një ëndërr, por është gjithashtu e vërtetë që kemi bërë shumë mirë në Ligën e Kombeve vitet e fundit. Tani mund të luftojmë për vendin e dytë, por edhe për vendin e parë. Një arritje e jashtëzakonshme për një vend kaq të vogël.” Një histori shpëtimi për një…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të flasin të enjten, një ditë para se Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, raportoi Axios, duke cituar një burim me njohuri për çështjen. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi raportin. Zelensky do të takohet me Trumpin për të kërkuar më shumë mbështetje ushtarake, ndërsa Kievi dhe Moska përshkallëzojnë luftën e tyre me sulme masive ndaj sistemeve energjetike, ndërsa NATO përpiqet të përgjigjet ndaj një vale ndërhyrjesh ajrore ruse. Ukraina po kërkon raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi…

Read More

Në seancën e sotme plenare, pas miratimit të pikave të para të rendit të ditës me 73 vota të shumicës socialiste, Kuvendi u përfshi nga debate të ashpra për dy çështjet më të nxehta politike, Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Fillimisht, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi kalimin në votim të Reformës Zgjedhore, por përballë kundërshtive të opozitës ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai propozoi shtyrjen e diskutimit për në seancën e radhës më 30 tetor, duke theksuar se megjithëse kishte pasur dakordësi paraprake, opozita vijonte të mos binte dakord. E njëjta situatë u përsërit edhe…

Read More

Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, ka thënë se mund të detyrohet të jetojë në mërgim nëse Azzurrët nuk arrijnë të kualifikohen për të tretën herë radhazi në Kupën e Botës. Ai mori drejtimin e Italisë në qershor dhe ndihmoi në rikthimin e shanseve të ekipit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Të martën, Italia mposhti Izraelin 3-0, dhe ky ishte triumfi i katërt radhazi i Azzurëve nën udhëheqjen e Gattusos. “Do të marr përgjegjësi nëse mund ta arrij qëllimin, përndryshe do të shkoj të jetoj…

Read More