Autor: TV News
Endrit Thaçi, djali i ish-kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi i është bashkuar protestës në sheshin “Skënderbej” ku janë grumbulluar me mijëra qytetarë nga të gjitha trevat në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë. Djali i Hashim Thaçit ndodhet në rreshtin e parë të protestuesve në krah të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Prej disa minutash ka nisur protesta në sheshin “Skënderbej”; ku mijëra qytetarë kanë mbushur vendin ndërsa mbizotërojnë silmbolet kombëtare dhe ato të UÇK. Në orët e para të ditës së sotme, në “Rrugën e Kombit”, e cila…
Ish-sulmuesi i Shqipërisë Altin Rraklli ka dashur të “shkund” stafin dhe lojtarët e Kombëtares se asgjë nuk ka mbaruar për vendin e 2-të në Grupin K, pavarësisht fitores në Serbi ndaj një rivali të drejtpërdrejtë. “Mundet që Serbia mund ta fitojë ndeshjen në Angli. Kështu që ne duhet të përgatitemi të fitojmë sfidën tonë. Asgjë nuk ka mbaruar.Nuk duhet të shpërqendrohemi, jo ta kemi mendjen te ‘play-off’-i a ku di unë. Andorra është rival i sikletshëm. Ata mblidhen mbrapa dhe ta vështirësojnë lojën. Pra nuk është aq e thjeshtë, luajmë në fushën e tyre. Duhet të jemi aq të përqendruar…
Kryetari OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot në “Kosova Today” ka dhënë detaje rreth protestës së sotme që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të krerëve të UÇK-së. Ai tha se në këtë protestë do të këndojnë dy këngëtaret e njohur, Arif Vladi dhe Shkurte Fejza. “Në ora 17:00 ne do të fillojmë me protestën, do të jenë katër fjalime, dy këngëtarëve të njohur, Arif Vladi do ta këndojë marshin e UÇK-së dhe Shkurte Fejza do të këndojë një këngë të Adem Jasharit”, u shpreh ai.
Partia Demokratike ka vendosur të mos jetë pjesë e protestës në mbështetje të luftëtarëve të UÇK-së, por Sali Berisha, nga selia e PD-së, shprehu mbështetjen për lëvizjen e veteranëve të UÇK-së. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha theksoi se liderët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, janë të pafajshëm. “Në të gjithë dijeninë time, ndjekjen time, nuk kam parë në mënyrë absolute asnjë fakt që të provojë asnjë akuzë për të cilën janë arrestuar dhe mbahen në arrest ish-udhëheqësit e luftës dhe udhëheqësit politikë më vonë të Kosovës. Asnjë! Dhe unë uroj me zemër që ajo gjykatë të…
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka thënë se Cole Palmer do të mungojë për gjashtë javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi në ijë. Palmer nuk ka luajtur për Chelsean që kur u detyrua të largohej në humbjen ndaj Manchester United muajin e kaluar, transmeton GazetaBlic Sport. Kjo do të thotë që lojtari i kombëtares angleze mund të humbasë nëntë ndeshje të tjera për ekipin londinez, përfshirë ndeshjen e rëndësishme jashtë fushe kundër Tottenham Hotspur më 1 nëntor dhe ndeshjen në shtëpi kundër Barcelonës më 25. /GazetaBlic Sport/
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thi.kë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.…
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një arritje historike në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke u renditur e 84-ta në botë, niveli më i lartë që prej anëtarësimit në këtë institucion. Dardanët janë ngjitur 7 vende më lart krahasuar me renditjen e muajit të kaluar, falë fitores historike ndaj Suedisë në Goteborg dhe barazimit në shtëpi me Slloveninë. Nga dy ndeshjet e fundit, Kosova ka fituar 22.63 pikë, duke arritur gjithsej 1284.73 pikë në klasifikim. Ky rezultat është një tjetër dëshmi e progresit të kombëtares kosovare dhe motivim për ndeshjet e ardhshme të nëntorit, ku Dardanët shpresojnë të kualifikohen…
Presidenti amerikan, Donald Trump, pret këtë të premte homologun e tij ukrainas, Volodymir Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë. Takimi vjen një ditë pasi Trump pati një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin ranë dakord që të zhvillojnë bisedime kokë më kokë në Hungari. Ndërsa Zelensky mbërriti në SHBA, vizita e tij e tretë që nga janari, ai tha se Moska po “nxitonte të rifillonte dialogun sapo dëgjoi për furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahëk”. Ndërkohë, pas bisedës që pati me Putin, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se nevojat e SHBA-ve do të ndërlikonin çdo përpjekje…
Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Prizrenit, ku një grua dhe vajza e saj e mitur kanë mbetur të plagosura rëndë si pasojë e një sulmi me thi.kë. Të dyja aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Rajonal të Prizrenit. Shefi i Emergjencës, dr. Hekuran Veçgishti ka folur për Insajderin, rreth gjendjes shëndetësore të viktimave. “Po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Janë sjellë në emergjencë në orën 00:45, kanë pas plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme radiologjike. Në konsultim me…
Skuadra e Prishtinës së Re ka bërë një transferim të madh. Kjo skuadër ka njoftuar për përforcimin me Cheick Doukoure, mesfushorin defanziv 33-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, transmeton GazetaBlic Sport. Cheick ka luajtur në klube si Lorient dhe Metz në Francë. Levante, Huesca dhe Leganes në Spanjë. Teksa së fundmi ai ishte pjesë e Aris dhe Iraklis në Greqi.
