Autor: TV News

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 gjoba, nga të cilat 99 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 12 për vozitje nën ndikim të alkoolit. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për automjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim në semafor të kuq dhe 2 gjoba iu shqiptuan drejtuesve të motoçikletave. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që…

Read More

Logoja zyrtare e PD do të garojë me kandidatët për kryetarë bashkie në rreth 20 njësi vendore.   Mbledhja e kryesisë, e cila ka përfunduar në mesnatë, ka vendosur që kandidati i PD në Tiranë të jetë Roland Bejko, ndërkohë që në bashki të rëndësishme si Durrës, Elbasan e Shkodër, nuk do te ketë kandidat, për të mos përçarë votën e opozitës.   Ky vendim i dha fund përplasjes së fortë, për mënyrën se si logoja e PD duhet të paraqitet në zgjedhje. Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e një pjesë e deputetëve demokratë kërkuan që të mos nxirren kandidatë për…

Read More

Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me recesion këtë vit, si dhe me inflacion të lartë më 2024, kanë parashikuar disa ekonomistë, pas një vëzhgimi gjashtëmujor të situatës ekonomike.   Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të biznesit, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.   Më shumë se dy të tretat e respodentëve të Asociacionit Kombëtar për Ekonominë e Biznesit kanë thënë në një anketë se presin që inflacioni të mbetet mbi katër për qind deri në fund të këtij viti.   Në raport janë përmbledhur përgjigjet e 217 anëtarëve të këtij Asociacioni…

Read More

E hënë, 27 Mars 2023 – 12:00 albinfo.ch Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla për mediumin portugez “Diaro de Nolicias” ka thënë se nga Serbia duhet qasje serioze në procesin e dialogut. “Është kaq e vështirë me Serbinë. Ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimiste për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm”, tha ajo, përcjellë albinfo.ch. Sipas ministres së jashtme, Serbia nuk qe gati për marrëveshje në Bruksel as më 27 shkurt e…

Read More

Astrit Hafizi, ish-trajner i përfaqësues kuqezi mendon se presioni ndaj Sylvinhos për të kualifikuar në Europian përsa kohë, u ndërtua gabim strategjia për të bërë ndryshim në stol vetëm pak kohë para se të nisin ndeshjet.   Hafizi shtoi gjatë emisionit “Studio Sport” në Vizion Plus se trajnerit të ri i duhet 1 vit kohë për të transmetuar në ekip idetë e tij.   “Më shqetësuese këtë grumbullim e ka pasur trajneri, e ka për herë të parë, lojtarët janë mësuar. Ndryshimet janë mëse normale. Në kombëtare ka munguar ndërtimi i konceptit të lojës. Jemi krenuar me një ndeshje të…

Read More

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut, me ç’rast do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Krahas takimit me homologun e saj, Xhaçka është paraparë të takohet edhe me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Read More

Dy emra të Partisë Socialiste kanë dorëzuar këtë të hënë mandatin e tyre të deputetit. Besjan Ajazi dhe Benet Beci do të garojnë në zgjedhjet vendore të 15 majit, përkatësisht për Bashkinë Gramsh dhe atë të Shkodrës.   Sipas legjislacionit, vendin e Benet Becit do ta zërë Ilir Beqaj. Shkëlqim Bullari do të zëvendësojë kandidatin e PS për Gramshin, Besjan Ajazin.   Ndërkohë, nga radhët e opozitës kanë dorëzuar më herët mandatin Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi. Këlliçi do të garojë për Bashkinë e Tiranës dhe Boçi për atë të Elbasanit, të dy nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.  …

Read More

Le Monde raporton se qeveria franceze ka ndaluar aplikacionet “argëtuese” si TikTok, Twitter, Netflix dhe madje edhe Candy Crush nga pajisjet e zyrtarëve publikë.   Sipas zyrës së ministrit të shërbimit publik, Stanislas Guerini, aplikacionet përfaqësojnë rreziqe të sigurisë kibernetike që mund të komprometojnë të dhënat si për punonjësit ashtu edhe për menaxhmentin.   Qeveria nuk dha një listë të plotë të aplikacioneve të ndaluara.  Rregullat e reja nuk do të prekin pajisjet personale.   Ndalimet erdhën pasi qeveria federale e SHBA, dhjetëra shtete, Kanadaja, Komisioni Evropian dhe Britania e Madhe ndaluan TikTok në pajisjet e punonjësve të tyre. Në…

Read More

E hënë, 27 Mars 2023 – 11:40 albinfo.ch FB: Katerina Sakelaropoulou Presidentja e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, ka deklaruar se vendi që ajo udhëheq nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën. “Qëndrimi i Greqisë, një nga të paktët anëtarë të BE-së që nuk e njohu pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, mbetet i njëjtë”, shkruan Politika.rs, përcjell albinfo.ch. “Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit dhe sigurisë,…

Read More

Autoritetet ukrainase vlerësojnë se luftimet për kontrollin e Bakhmutit janë në fazën më intensive. Të dyja palët po përpiqet të kenë kontrollin e zonës që konsiderohet si pkë kyçe e luftës, ndërsa luftimet vijojnë prej kohësh.   Nga ana tjetër  Moska përpiqet të pushtojë qytetin pasi nuk arriti të ketë përfitime të mëdha në zonat e tjera.   Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, ka marrë vendime që synojnë forcimin e forcave të Kievit në terren për të frenuar dhe mposhtur forcat ruse, sipas autoriteteve vendase.   Në një deklaratë bëhet me dije se kreu i forcave tokësore…

Read More