Autor: TV News
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në kuadër të këtij rasti, ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun. Bujar Osmani, ministrja e jashtme e Shqipërisë vlerësoi partneritetin mes dy vendeve, ku përmendi dhe rrugëtimin e përbashkët në anëtarësimin drejt BE. Në të njëjtën kohë Xhaçka inkurajoi aktorët politikë të Maqedonisë së Veriut të përmbushin angazhimet për integrimin e vendit. “Qeveritë tona kanë komunikim miqësor për një gamë çështjes, model bashkëpunimi mes fqinjëve në rajonin…
Heqin minat nga tokat bujqësore, fermerët në Ukrainë rrezikojnë jetën e tyre për sezonin e mbjelljes
Fermerët e Ukrainës duhet të mbijetojnë përmes të mbjellave të tyre, ndonëse në situatë lufte dhe në rrezik konstant nga agresioni rus. Media ndërkombëtare CNN sjell përjetime të fermerëve që përshkruajnë përditshmërinë e tyre mes luftës dhe mbijetesës. Herën e parë që Oleksandr Havriluk u kthye në fermën e tij pasi ajo ishte pushtuar dhe pushtuar nga trupat ruse, lotët i rrokulliseshin në fytyrë kur pa atë që kishin lënë pas, shkruan CNN. Ndërtesat e fermave të tij u shkatërruan pothuajse tërësisht, makineri të rënda me vlerë miliona dollarë ishin mbetur në gërmadha dhe të korrat e…
E hënë, 27 Mars 2023 – 11:20 albinfo.ch FB: Federata e Karatese se Kosoves Federata Evropiane e Karatesë e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për mospjesëmarrjen e karateistëve kosovarë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Spanjë. Kjo për shkak që konsiderojnë se ekzekutivi kosovar po përdor sportin për agjendat politike dhe kjo është i papranueshme, shkruan Klan Kosova, përcjell albinfo.ch. “EKF bëri të pamundurën për të siguruar që garuesit nga Kosova të kishin kushtet më të mira për të marrë pjesë në ngjarjen në Guadalajara, ashtu si bëmë me pjesën tjetër të 48 delegacioneve nga e gjithë Evropa që…
Rudi Vata, ish-kapiteni i kombëtares shqiptarë të futbollit e konsideroi shumë të vështirë, për të mos thënë të pamundur kualifikimin e Shqiperisë në kampionatin europian. Madje si për të hequr paralele më të kaluarën dhe për të shprehur pamundësinë e arritjes së një objektivi të tillë, Vata tha për emisionin “Studio Sport” në Vizion Plus se kombëtares tonë i duhet një situatë e ngjashme me atë të Ballist Morinës ndaj Serbisë në Beograd në vitin 2014 për t’u futur në Europian, . Harmonia, grupi, janë pika të rëndësishme, vetëm kështu mund të shkojë larg Shqipëria. Në qoftë se…
Sot, më 27 mars 2023, Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO. Me këtë rast në kazermën “Ilinden” në Shkup duhet të mbahet ceremoni qendrore, në të cilën janë paraparë fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Vasko Gjurçinovski. Pjesë e festës do të jenë edhe disa ushtrime dhe aktivitete demonstruese të Ushtrisë, duke përfshirë një mbikalim të avionëve në kuadër të misionit “Air Policing”. Në organizim të Ministrisë së Jashtme, në Klubin e Deputetëve do të mbahet “Mëngjesi…
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka propozuar përforcim të ligjit për krimin e organizuar dhe funksionarëve të shtetit. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi propozoi shtimin e një fjalie në ligj, ku përjashtohet korrupsioni dhe krimi i organizuar i kryer nga zyrtar të lartë si kryeministri, ministrat si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. “Ne propozojmë një ndryshim në kodin penal të Shqipërisë, ligji nr 27.01.95, i ndryshuar, duke ndryshuar nenin 67 duke shtuar një dispozitë, pra një fjali, ku ne sugjerojmë: Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat dhe akuzat penale të korrupsionit dhe krimit…
Bashkimi Europian kërkon të mënjanojë një varësi të madhe ekonomike nga Kina, si më parë në çështjet energjitike me Rusinë. BE planifikon të zgjerojë tregtinë me Amerikën Latine. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka parajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina. “Ne kemi vënë re, se varësitë, që kanë qenë gurë të ndërtimit të paqes mund të jenë edhe armë, që mund të drejtohen kundër nesh”, tha Borrell duke kujtuar kështu varësinë e madhe të Europës nga gazi rus në një fjalim në samitin ibero-amerikan në Santo Domingo në Republikën Dominikane.…
E hënë, 27 Mars 2023 – 12:20 albinfo.ch Për vite me radhë, Basel mban vendin e parë në mesin e qyteteve zvicerane për sa i përket veprave të krimeve të dhunshme. Sipas statistikave që publikoi të hënën Zyra Federale e Statistikave del se Baseli zë vendin e parë me 1200 krime të kryera gjatë vitit 2022, ose 13,6 krime për 1000 banorë. Qyteti i Cyrihut regjistroi 10.8 krime për 1000 banorë, në Lozanë u kryen njëmbëdhjetë krime për 1000 banorë, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch. Mbi të gjitha, dhuna në jetën e natës urbane është vazhdimisht në krye të lajmeve. Policia…
Princ Harry i Britanisë ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Londrës për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në padinë e tij kundër “Associated Newspapers Limited” mbi akuzat për grumbullim të paligjshëm informacioni. Duka i Sussex-it vitin e kaluar iu bashkua një grupi figurash të profilit të lartë, përfshirë këngëtarin Elton John, në veprime ligjore kundër botuesit të Daily Mail, Mail on Sunday dhe Mail Online. Padia akuzon Associated Newspapers Limited (ANL) për përfshirje në mjete të ndryshme të veprimtarisë kriminale për të marrë informacion mbi figura të profilit të lartë ndër vite. Elizabeth Hurley, Sadie Frost, David…
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj drejt Euro 2024 nga Varshava kundër Polonisë vendase, një prej rivaleve më të fortë të Grupit E. Duel i vështirë për shkak të rivalit që kemi, por jo vetëm. Edhe ndryshimin në pankinë me rotacionin nga italiani Reja tek trajneri Silvinjo mbart disa pikëpyetje dhe rrisqe. E para sesi do të komportohet skuadra me një trajner si Silvinjo, me filozofi loje krejtësisht të ndryshme nga Edi Reja. Fakti që ekipi ka vetëm pak ditë i grumbulluar e trajnerin e ri dhe me formacion të patestuar nga tekniku 48-vjeçar është një tjeter shqetësim.…
