Autor: TV News
E hënë, 27 Mars 2023 – 11:00 albinfo.ch Pixabay: Ilustrim Këshilli Federal kërkon nga kantonet që të bëjnë obligative katër vjet të gjimnazit deri në vitin 2034. Kjo pasi që qëllimi kryesor është që studentët të kenë një fillim të suksesshëm në universitet, pavarësisht se prej cilit kanton janë, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch. Varësisht prej kantonit, gjimnazi aktualisht zgjat tre deri në pesë vjet dhe vendimi që të bëhet katër vjet do të nënkuptojë zgjatje të mësimit në kantonet Vaud, Jura, Neuchâtel dhe në pjesën frëngjishtfolëse të Bernës, të cilat tashmë kanë shprehur rezerva për reformën, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.…
Paul është një 19 vjeçar nga Berlini, i cili para një viti ka mbaruar maturën. Për vitet e fundit të shkollës ai nuk ka kujtime të mira. “Për shkak të Coronës ishim rregullisht në lokdaun. Me javë nuk kishte mësim dhe duhej të qëndroje në shtëpi. Të takoje shokë, të dilje nëpër vende të ndryshme të festoje party apo të shkoje në sport – shumë nga këto gjëra të rëndësishme për të rinjtë, e që janë të të vetëkuptueshme, nuk bëheshin dot.” Paul thotë, se e vetmja gjë që mund të bënte ishte të qëndronte në dhomë para kompjuterit apo…
E diel, 26 Mars 2023 – 19:40 albinfo.ch (KEYSTONE/Jean-Christophe Bott) Një grua 46 vjeçare është gjetur e vdekur mëngjesin e hershëm të së dielës në Mutschellenstrasse pranë urës Limmat. Policia doli në vendin e ngjarjes e mjeku konstatoi vdekjen e saj. Gruaja kishte lëndime të shumta tha policia që po ashtu njoftoi që bashkë me prokurorin publik të kantonit të Cyrihut kanë nisur hetimet, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch. Pak para mesditës, lidhur me gruan e vdekur, Policia kantonale ka arrestuar një burrë 56-vjeçar u arrestua në Würenlos Aargau. Siç raportohet pesë furgonë ishin parkuar para një shtëpie pak para mesditës.…
E diel, 26 Mars 2023 – 20:20 albinfo.ch Shqiptarja Dorentina Imeri ka marrë çmimin “Foreign Visa Award” në Festivalin e Filmit në Fribourg të Zvicrës. Filmi i saj i shkurt “Motër” u cilësua si më i miri në këtë kategori nga juria moldave si të ftuar për të përfaqësuar seksionin Territori i Ri. “Motër” është i realizuar në gjuhën gjermane dhe shqip dhe është pjesë e programit “Foreign Visa AWard”, ku studentë nga pesë shkolla zvicerane të filmit dorëzojnë filmat e tyre të shkurtër dhe një panel gjykues i përbërë nga kinematografët nga seksioni i Territorit të Ri zgjedh fituesin,…
E diel, 26 Mars 2023 – 20:40 albinfo.ch Ilustrim Transporti publik është paralizuar në Gjermani për shkak të grevave masive. Të hënën përveç fluturimeve edhe trenat dhe autobusët do të ndalohen për qarkullim nga sindikatat që kërkojnë paga më të larta, shkruan Blick , përcjellë albinfo.ch. Sindikata e dytë më e madhe në Gjermani, Unioni i Shërbimeve të Bashkuara dhe sindikata e hekurudhave dhe transportit EVG po bëjnë thirrje për grevë gjithëditore që fillon në mesnatën e 26-27 mars dhe përfundon pas 24 orësh, raporton Blick, përcjellë albinfo.ch. Transporti publik lokal do të preket më së shumti në shtetet federale…
Gjatë Ramazanit, miliona myslimanë në mbarë botën fokusohen në reflektimin e brendshëm dhe agjërojnë nga muzgu deri në agim. Agjërimi gjatë Ramazanit jo vetëm që ndryshon mënyrën e të ngrënit dhe gjumit, por edhe ora biologjike e trupit të njeriut pëson një sërë ndryshimesh si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Nga dehidrimi dhe uria për shkak të agjërimit, trupi i njeriut ngadalëson metabolizmin për të përdorur energjinë në mënyrë sa më efikase. Megjithatë, agjërimi mund të shijohet duke kapur frymën e Ramazanit thjesht duke ndjekur rekomandimet se çfarë duhet të pini dhe ngrëni gjatë syfyrit (periudha e vaktit para lindjes së…
E diel, 26 Mars 2023 – 21:40 albinfo.ch Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:00 ka pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në aeroport. Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës ka thënë se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar situatën. Po ashtu, Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, derisa ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport. “Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin…
E diel, 26 Mars 2023 – 22:00 albinfo.ch Gëzim Muriqi ka arritur të bëjë një skulpturë të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Vepra e tij ka ardhur për shkak të një kërkese të një shqiptari nga Kosova që jeton në Zvicër. Skulptori tregon se bashkatdhetari do t’i japë skulpturën si shenjë falënderimi shtetit zviceran. “Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tonë i cili jeton në Zvicër. Është iniciativë individuale e tij. Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falënderuar shtetasin zviceran për të gjitha ato që ata i…
E diel, 26 Mars 2023 – 23:20 albinfo.ch Keystone (AP Photo/Darko Vojinovic) Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indikacione se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pasi Moska njoftoi se do të dislokojë armë bërthamore taktike në Bjellorusi. “Kemi parë raportime për njoftimin e Rusisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një deklarate. “Ne nuk kemi parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor, apo ndonjë indikacion se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në mbrojtjen kolektive të aleancës së…
E diel, 26 Mars 2023 – 23:00 albinfo.ch Policia e Kosovës ka njoftuar se pas kontrolleve të kryera në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, pasi u dyshua për një shpërthim të mundshëm. Kështu ka thënë zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila shtoi se hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. “Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka thënë Ahmeti. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e…
