Autor: TV News

Tradita nuk ndryshon. Dorëzimi i kandidatëve për kryebashkiakë, me të cilët partitë politike do të kërkojnë fitoren në zgjedhjet e majit, do të mbetet pak orë para përfundimit të afatit në mesnatën e së hënës.   Si Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” i kanë përmbyllur listat edhe për këshillat bashkiakë.   Ndryshe nga socialistët, që diskutimet i kishin brenda llojit, për të mos shkaktuar pakënaqësi në përfaqësimin e çdo zone zgjedhore në qeverisjen vendore, te bashkimi Berisha-Meta-Dule-Ndoka situata ishte ndryshe.   Negociatat janë përmbyllur, duke i lënë Partisë së Lirisë 240 vende, PBDNJ-së 20, Demokristianëve 6 dhe shumica grupimit…

Read More

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, pritet të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë këtë javë.   Grossi deklaroi se qëllimi i vizitës së tij është vrojtimi nga afër i situatës së sigurisë bërthamore dhe sigurisë në objekt.   “Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për të mbrojtur centralin bërthamor gjatë konfliktit ushtarak në vazhdim dhe do të udhëheq rotacionin tonë të rregullt të radhës të ekspertëve”, tha ai.   Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha gjithashtu se situata në uzinë mbetet e pasigurt pavarësisht nga prania e IAEA në zonë për shtatë…

Read More

E hënë, 27 Mars 2023 – 14:05 albinfo.ch Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, thotë se zhvillimi i inteligjencës artificiale (AI) është përparimi më i rëndësishëm teknologjik në dekada. Në një postim në blog të martën, ai e quajti atë po aq thelbësor sa krijimi i mikroprocesorit, kompjuterit personal, internetit dhe telefonit celular. “Do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë, udhëtojnë, marrin kujdes shëndetësor dhe komunikojnë me njëri-tjetrin”, tha ai. Ai po shkruante për teknologjinë e përdorur nga mjete të tilla si chatbot, ChatGPT. Zhvilluar nga OpenAI, ChatGPT është një chatbot i AI-s, i cili është programuar për t’iu…

Read More

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,23 % në raport me vendimin e datës 22.3.2023.Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,550 den/kg dhe do…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar në Asamblenë e kësaj force politike kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet e 14 majit, Mariglen Disha.   Teksa falënderon kryebashkiakun Gurra për punën e shkëlqyer përgjatë tetë viteve në krye të bashkisë, Gjiknuri shprehet i bindur se Disha do të ccojë më tej projektet e shumta për Bashkinë e Librazhdit. “Jam i bindur që eksperienca e gjatë në administratë, njohja e strukturave të Partisë Socialiste, kontakti i pandërprerë me bashkëqytetarët e tij të Librazhdit si edhe mbështetja e pakursyer e të gjithë ekipit, do e bëjnë më të lehtë fitoren…

Read More

Punonjësit e transport publik në Gjermani kanë filluar një grevë mbarëkombëtare këtë të hënë, me qëllim shtimin e presonit ndaj qeverisë për rritjen e pagave.   Si pasojë është paralizuar transporti hekurudhor e ajror në të gjithë vendin.   Punëtorët në aeroporte, hekurudha, autobusë dhe linja metroje po marrin pjesë në këtë grevë, e cila pritet të zgjasë 24-orë. Çdo aeroport i madh ndërkombëtar është prekur nga kjo ngritje e punonjësve përveç atij te Berlinit.   Ndërkohë edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Mynihut kishte ndërprerë fluturimet të dielën, në pritje të grevës dhe efekteve të saj.   Në total në mbarë…

Read More

E hënë, 27 Mars 2023 – 13:00 albinfo.ch (KEYSTONE/Christian Beutler) Zyra Federale e Statistikave ka publikuar të dhëna që janë alarmuese për rritjen e rasteve të krimit në Zvicër. Sipas statistikave, gjatë 2022 janë regjistruar 42 vrasje, një pjesë e të cilave ishin të rënda. Një prej më të dhunshmeve është vrasja e 8-vjeçares Lisa M, e cila u gjet e vdekur në pyll jo shumë larg shtëpisë së saj. Autoritetet njoftuan arrestimin e një të dyshuare 30-vjeçare nga afërsia e të vdekurve nën akuzën për vrasje me paramendim, që pastaj u mësua se është nëna e 8-vjeçares, shkruan Blick,…

Read More

Presidenti Bajram Begaj deklaroi se nuk mbështet asnjë Republikë Srpska në Kosovë. Këtë deklaratë, Begaj e bëri gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij austriak, Van Der Bellen.   Presidenti i Shqipërisë shtoi se dialogu është e vetmja formë për zgjidhjen e konflikteve mes Serbisë dhe Kosovës.     “Për ne Kosova është e një rëndësie prioritare. Diskutuam rreth procesit të marrëveshjes dhe aneksit të saj në Ohër. Është përshëndetur nga ana ime se fqinjin nuk e zgjedhim ne, është aty dhe mosmarrëveshjet zgjidhen përmes dialogut. Dialogu është e vetmja rrugë. Në asnjë rast nuk do të pranoja që…

Read More

Pasi kryeministri Benyamin Netanyahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant, kanë nisur protestat në të gjithë vendin.   Sipas mediave izraelite, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë. Policia hodhi gaz lotsjellës drejt turmës, duke u përpjekur të shpërndante protestuesit. Ministri i shkarkuar, Galant, ishte shprehur kundër reformës në sistemin e drejtësisë dhe ky qëndrim i tij bëri që kryeministri i vendit, të merrte vendimin për ta shkarkuar.   Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka patur edhe një reagim nga presidenti i Izraelit, i cili i bëri thirrje qeverisë që të ndalë reformën në drejtësi.   “Për hir të unitetit të popullit…

Read More

E hënë, 27 Mars 2023 – 12:40 albinfo.ch Twitter: Alexander van der Bellen Presidenti i Austrisë Alexander Van Der Bellen po qëndron në vizitë në Tiranë. Mëngjesin e sotëm ai është pritur me nderime shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. Pas një takimi të përbashkët, të dy presidentët dalin në konferencë për media. Paraprakisht van der Bellen ka falënderuar Shqipërinë për mikpritjen dhe ka siguruar këta të fundit për mbështetjen. “Edhe pse në kohë të vështirë, Ballkani perëndimor nuk është harruar nga BE. Austria siguron se kjo nuk do të ndodhë, prandaj jam këtu”, ka shkruar ai. Pastaj, van…

Read More