Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

13 Qershor, 2026

30 vite më vonë, sërish bashkë gjenerata e maturës së Kumanovës

13 Qershor, 2026

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

13 Qershor, 2026

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

13 Qershor, 2026

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

13 Qershor, 2026

LVV kalon në 50 mandate, numërohen rreth 70% e votave nga ambasadat

12 Qershor, 2026

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026

Nesër do të bllokohet një pjesë e rrugës për në fshatin Vaksincë të Likovës

12 Qershor, 2026

BE-ja fut protestat për Zvërnecin në agjendën e zgjerimit

12 Qershor, 2026

Andonovski: “Roaming si në shtëpi” është një përfitim i vërtetë evropian për qytetarët

12 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 14 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gërvalla: Serbia joserioze në dialog

TV NewsBy TV News27 Mars, 2023 Diaspora Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E hënë, 27 Mars 2023 – 12:00
albinfo.ch

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla për mediumin portugez “Diaro de Nolicias” ka thënë se nga Serbia duhet qasje serioze në procesin e dialogut. “Është kaq e vështirë me Serbinë. Ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimiste për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm”, tha ajo, përcjellë albinfo.ch.

Sipas ministres së jashtme, Serbia nuk qe gati për marrëveshje në Bruksel as më 27 shkurt e as më 18 mars. “Serbia vazhdon lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe më pas kur vjen koha për nënshkrim, refuzon. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson”, tha ajo, shkruan koha.net, përcjellë albinfo.ch.

Gërvalla po ashtu deklaroi se Kushtetuta e Kosovës si produkt i politikës evropiane u garanton të drejta të gjera pakicave, me theks të veçantë serbëve. “Kjo udhëheqje serbe s’është aspak e interesuar ta çojë Serbinë në BE. Këtë e thonë çdo ditë. Nëse i shikojmë sondazhet, shohim se edhe njerëzit në Serbi, shumica, s’janë pro anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo do të thotë se të gjitha vendet tona që po bëjnë përparim, për shembull Kosova po bën përparim të madh në çështjet e sundimit të ligjit sipas standardeve evropiane, duhet të presin derisa Serbia, që i shërben interesave të Rusisë, të ndahet nga ajo, ose të ketë rrugë ku i plotësojnë kushtet për të hyrë në BE. Besoj se BE-ja nuk është shumë e sinqertë në ofertën që i bën Ballkanit Perëndimor për integrim dhe kjo është pjesë e problemit. Nëse oferta është e sinqertë, atëherë përpjekjet e rajonit do të konsiderohen të mjaftueshme”, tha kryediplomatja, shkruan koha.net, përcjellë albinfo.ch.



Lexuar: 127

Lajme te ngjashme

Deputetja e BDI-së Ajdari në Zvicër takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës

Gruaja bie nga ballkoni dhe pëson lëndime të rënda – ngrihet aktakuzë ndaj bashkëshortit të saj kosovar në Zvicër

Tragjike: 11-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Itali

17 vjeç u largua, sot triumfon në Zvicër – por zemra i rreh për Kumanovën

Rrëfim që prek: 48 vite në Zvicër, zemra gjithmonë në Opajë – Fatmir Ibrahimi/(VIDEO)

Të shpërngulurit në Turqi po kthehen në Maqedoni, ja shifrat deri tani

Lajmet e fundit

Incident në Qendër të Shkupit: Vjehrra sulmon nusen, i shkakton lëndime të rënda trupore

13 Qershor, 2026

30 vite më vonë, sërish bashkë gjenerata e maturës së Kumanovës

13 Qershor, 2026

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

13 Qershor, 2026

VLEN: Partneriteti strategjik me Turqinë po shndërrohet në investime konkrete dhe zhvillim ekonomik

13 Qershor, 2026

Temperaturat deri në 28 gradë, mot i qëndrueshëm në fundjavë

13 Qershor, 2026

LVV kalon në 50 mandate, numërohen rreth 70% e votave nga ambasadat

12 Qershor, 2026

Ylber Limani: Për herë të parë në Burgun e Kumanovës zbatohet zyrtarisht përdorimi i gjuhës shqipe

12 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.