TV News
Maqedoni

Maqedonia e Veriut sot shënon tre vjetorin e anëtarësimit në NATO

Sot, më 27 mars 2023, Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO.

Me këtë rast në kazermën “Ilinden” në Shkup duhet të mbahet ceremoni qendrore, në të cilën janë paraparë fjalime të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministres së mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Vasko Gjurçinovski.

Pjesë e festës do të jenë edhe disa ushtrime dhe aktivitete demonstruese të Ushtrisë, duke përfshirë një mbikalim të avionëve në kuadër të misionit “Air Policing”.

Në organizim të Ministrisë së Jashtme, në Klubin e Deputetëve do të mbahet “Mëngjesi i NATO-s” tradicional, me pjesëmarrjen e trupit diplomatik. Me këtë do të nisin zyrtarisht Ditët e NATO-s në vend, të cilat do të zgjasin deri më 4 prill.

Lajme të ngjashme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjithsej 44 raste të reja të kollës së keqe, numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 597

Suad Avdiu

Oda Ekonomike kërkon që të vazhdohet projekti për korridoret

Suad Avdiu