Autor: TV News

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku nga tubimi i mbajtur në Shtime ka përsëritur zotimin për mbulimin e shpenzimeve të të gjithë të porsalindurve në vitin e parë. Sipas tij pelenat dhe qumështi do të jenë të falas për fëmijët deri në 12 mujorin e tyre. Përderisa ai foli edhe për fëmijën e tretë, që programi i tyre parashesh 5000€. ”Do të keni një Kryeministër që punon për fëmijët, për familjen, për qytetin tuaj! Një Kryeministër që jep projekte e jo fjalë; ju bën bashkë e nuk ju ndanë; ju jep shpresë e jo frikë.…

Read More

Marash Kumbulla ka shënuar për Espanyol në Spanjë, për të zhbllokuar takimin kundër Seviljas. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti rolin e sulmuesit në minutën e 15-të duke i shënuar Sevillas. Takimi luhet në transfertë për Kumbullën me shokë. Ky gol ndërkohë ishte i dyti për të në kampionat. Ja pamjet – VIDEO.

Read More

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar mbështetje dhe sigurime bujqësore për bujqit e Krushës së Madhe. Abdixhiku në tubimin elektoral me krushjanët ka thënë se sigurimet bujqësore do të bëhen në vitin e parë të qeverisjes së tij, ndërsa pati edhe një porosi për partinë në pushtet. “… u themi nga Krusha e Madhe se paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent, sepse ata që prekin bukën e Kosovës, ata që prekin familjet punëtore, do të dënohen edhe para vendit edhe para Zotit. Bujqit tanë, megjithatë kanë nevojë për mbështetje. Kanë…

Read More

Kur nevoja për të iu drejtuar institucioneve shëndetësore shfaqet, me të për qytetarët e Kosovës vjen edhe barra e kostos së shërbimit. Kjo si shkak i mungesës së sigurimit shëndetësor i cili pavarësisht se i miratuar në vitin 2014, ende nuk gjen zbatim. Vënia në praktikë e këtij ligji ka qenë premtim nga fushata në fushatë, përfshirë edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje me të marrë pushtetin më 2021. Ani pse tani e konsideron si të arritur të tijën, Kryeministri tani në detyrë, Albin Kurti minimizonte rolin e këtij shërbimi duke deklaruar se qytetarët aktualisht paguajnë pak për shumicën e shërbimeve…

Read More

Ushtria izraelite të sot (e shtune) paralajmëroi banorët e dhjetëra fshatrave libanezë pranë kufirit kundër kthimit deri në një njoftim tjetër, një ditë pasi Izraeli tha se forcat e tij do të qëndrojnë në Libanin jugor përtej afatit të së dielës për tërheqjen e tyre. Një armëpushim që i dha fund luftës së vitit të kaluar midis Hezbollahut dhe Izraelit përcaktoi se forcat izraelite duhet të tërhiqen pasi armët dhe luftëtarët e grupit të mbështetur nga Irani hiqen nga jugu dhe ushtria libaneze vendoset, raporton Reuters përcjell Dukagjini. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Uashingtoni dhe Parisi, caktoi një periudhë 60-ditore e cila…

Read More

Protestat e studentëve serb në Beograd që nisen para rreth dy muajsh kanë marr përmasa tjera, jashtëzakonisht të mëdha e që mbi të gjitha kanë një kërkesë -largimin nga pushteti të Presidentit Aleksandër Vuçiq. Studentëve disa ditë më parë iu bashkuan edhe akademikët serb që u bënë thirrje zyrtare të gjithë qytetarëve të përfshihen në “një mosbindje të përgjithshme civile” e një ditë më parë filloi edhe  ndërprerja e plotë e punës dhe mospjesëmarrje në transaksionet e tregut gjatë gjithë ditës. Nga këto protesta analisti serb Dushan Janjiq thotë se ka vetëm dy alternativa. “Kriza është e lartë, ajo që…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar sot se gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen vizionit për një Kosovë më të mirë. “Shumë qytetarë, të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë votuar ndryshe, këtë herë po vendosin për #MaMirë. Një shembull frymëzues është Liridoni dhe familja e tij e madhe, Berisha, nga Gjakova, të cilët tashmë po mbështesin PDK-në. Ky vendim është dëshmi e besimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër,” deklaroi Krasniqi. Ai shtoi se çdo qytetar është i mirëpritur në këtë rrugëtim…

Read More

Bedri Hamza ka pasur një takim të papritur sot me shqiptaro-amerikanin e njohur, Gjokë Paloka, i cili njihet për miqësinë e madhe me familjen presidenciale Trump dhe me vetë presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Hamza ka thënë se nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës, pa treguar nëse këtë herë i ka ardhur atij edhe ndonjë lajm i mirë. “Një takim me mikun tim dhe të Kosovës, shqiptaro-amerikanin Gjokë Paloka. Nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës.”, ka shkruar Hamza. Ndryshe, shqiptaro-amerikani Gjokë Paloka është shumë i afërt me familjen presidenciale Trump në SHBA dhe kjo…

Read More

Hamasi ia dorëzoi të shtunën Izraelit katër ushtaret izraelite të mbajtura rob në Gazë. Ndërkohë, Izraeli i liroi 200 të burgosur ose të paraburgosur palestinezë siç është paraparë në marrëveshjen e tyre për armëpushim në Rripin e Gazës. Militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – së pari i parakaluan ato nëpër “Sheshin Palestinez” në qendër të qytetit Gaza, para se t’i dorëzonin te Kryqi i Kuq, i cili i dërgoi ato më pas në Izrael. Ndërkohë, Izraeli i liroi 200 të burgosur palestinezë, të cilët nuk do të lejohen të kthehen në Rripin e…

Read More

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka njoftuar se ka zgjedhur Kryesinë e re të kësaj organizate. Përmes një njoftimi në Facebook, OVL e UÇK-së ka publikuar emrat e anëtarëve. Tutje, kjo organizatë ka treguar edhe misionin e saj. “Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjygjësore të padrejta, çdo herë misoni i OVL – UÇK-së do jetë mbrojtja dhe…

Read More