Autor: TV News

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Europa League. Rashica shënoi dy gola me fanellën e Besiktasit në fitoren e kësaj të fundit 4:1 ndaj Athletic Club, transmeton GazetaBlic Sport. Paraqitja e tij ishte fantastike, duke ndikuar që ai të jetë pjesë e më të mirëve të javës në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Evropë për klube.    

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shqiptar, shtetas i Zvicrës është shoqëruar në stacionin policor në Novosellë, të premten.Policia ka thënë se i dyshuar ka kaluar ilegalisht kufirin.  I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.  “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës, pasi që me automjet (kombi) dyshohet që ka kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Read More

Sot përfundon afati për organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, për të paraqitur kërkesën e tyre për të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se më 20 janar është përmbyllur afati për vëzhguesit e subjekteve politike, ndërkaq sot do të përfundojë afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve të vendeve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare. “Sot më 25 janar…

Read More

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme. Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. USAID-i ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ua dërgoi një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e një urdhri ekzekutiv që Trump e nënshkroi më 20 janar,…

Read More

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka shprehur kritika të ashpra ndaj procesit gjyqësor, i cili po zhvillohet ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë. Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka deklaruar se mënyra se si po trajtohen të akuzuarit nuk përfaqëson drejtësi dhe se një gjykim i tillë është një turp për drejtësinë ndërkombëtare. Walker ka kritikuar kohëzgjatjen e hetimeve, procesin penal, si dhe mbajtjen e të akuzuarve në paraburgim, sipas tij duke u dhënë shumë pak qasje në botë. Prandaj, edhe e quan një krim që po u bëhet atyre. “Gjithmonë kam qenë një…

Read More

Dy persona janë arrestuar për organizim të skemave piramidale në fshatin Cërnicë të Gjilanit.  Policia është informuar për veprimtarinë ilegale e më pas ka kryer kontroll në lokal.  Pas kontrollit, policët kanë konfiskuar një sërë prova.  “Pas një informate të pranuar se në një lokal ushtrohet veprimtari ilegale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’, pas hetimeve të zhvilluara, më 24.01.2025, është kryer kontrolli i lokalit dhe në të njëjtin janë gjetur dhe konfiskuar; një telefon mobil, një llap top, disa tiketa të lojës KENO dhe disa fletore me shënime të ndryshme”, thuhet në raportin e PK-së. Pas intervistimit të…

Read More

Irina, një nga modelet më të njohura dhe të kërkuara në botë, ka publikuar një foto të re në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në këtë fotografi, ajo shfaq një imazh prekës, ku një pikë loti po rrjedh nga syri i saj, duke e theksuar ndjenjën e brishtë dhe emocionalitetin e saj. Kjo foto nuk është vetëm një imazh, por një pasqyrë e shpirtit të saj të thellë, që na kujton se pas çdo bukurie mund të fshihet një histori e dhimbshme. Drejtuesi i këtij projekti artistik, Steven Klein, ka krijuar një atmosferë të veçantë me ndihmën…

Read More

Sot do të mbahet mbledhja konstituive e Odës së Arkitektëve të Kosovës. Sipas Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, “ky është një hap historik dhe thelbësor për garantimin e profesionalizmit dhe rregullimit të fushës së arkitekturës në vend”. “Oda do të shërbejë si një trup profesional dhe ligjor që mbron të drejtat e arkitektëve dhe siguron rregulla të qarta në profesion, duke eliminuar keqpërdorimet dhe abuzimet që shpesh janë kryer nën emrin e shoqatave të papërgjegjshme”, thuhet në postimin e tyre në Facebook. “Ky është një hap i domosdoshëm drejt krijimit të një mjedisi të drejtë dhe të ndershëm për të…

Read More

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por do të ketë periudha me diell. “Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1°C deri 3°C ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 6°C dhe 10°C”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. “Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare”.

Read More

Ish-sulmuesi i Zvicrës, Marco Streller, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste për median zvicerane ‘Bluewin’, duke pretenduar se Granit Xhaka mund të transferohet te Real Madrid në të ardhmen e afërt. Sipas Streller, Xabi Alonsos do të jetë trajner i ri i Real Madridit dhe kjo sipas tij e çon edhe Xhakën në ‘Santiago Bernabeu’. “Alonso e njeh shumë mirë Granitin dhe cilësitë e tij, pasi ishte vendimtar në suksesin e Bayer Leverkusen sezonin e kaluar dhe ka qenë po aq i rëndësishëm këtë sezon. Ai mund të jetë zëvendësuesi ideal për Luka Modric”, theksoi ish-sulmuesi i…

Read More