Autor: TV News
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga pjesëmarrja e qytetarëve në tubimin e kësaj partie në Greme të Ferizajt. Abdixhiku bëri të ditur se qytetarëve të kësaj zone u shaplosi vizionin e partisë i cili, tha ai, “veçojnë LDK-në në këto zgjedhje.” “Dhe tubimi i pestë për sot; Greme, Ferizaj! Sa shumë entuziazëm! Energji pozitive, momentum i madh, me gra e burra që janë bërë një me Lidhjen! U fola për vizionin tonë, ekipin tonë të ëndrrave dhe programin Rruga e Re që do ta sjell ndryshimin e madh në Kosovë – me…
Petrit Selimi, ish ministër i punëve të Jashtme të Kosovës ka folur për ndikimin e mundshëm të Administratës së re amerikane në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thënë se tashmë fushata zgjedhore është në fazën përfundimtare të saj dhe se nuk beson se do të ketë ndonjë ndikim përveç nëse ndodh ndonjë eskalim i situatës në veri të vendit apo edhe të shpalljes së ndonjë Liste të Zezë për zyrtarë publik. ‘’Besoj se këto zgjedhje kanë mbërri në finish, kanë mbet edhe dy javë fushatë. Jashtë ndonjë zhvillimi dramatik, dramatik nëse ndodh ndiçka në veri apo përtej incidenteve taktike…
Sulmet në kabllot nënujore të telekomunikacionit pranë brigjeve të Tajvanit nuk janë të reja, por kablloja e këputur në bregdetin verior të tij nga një anije e dyshuar kineze në fillim të janarit, u përputh me një model sulmesh të tilla gjithnjë në rritje. Disa javë më herët, një anije me flamur rus e kishte këputur një kabllo elektrike që shtrihej mes Finlandës dhe Estonisë në Detin Baltik. Këto ndodhën pas disa zhvillimeve të ngjashme në Baltik, në të cilat u përfshinë anije me flamuj kinezë, të cilat e dëmtuan infrastrukturën nënujore, përfshirë këputjen e kabllove të fibrave optike në…
Kandidatja për deputete Eranda Kumnova Baçi, sonte në Rekë të Mirë në mesin e qindra pjesëmarrësve deklaroi që përkrahja për listën me numër 137 dhe për Kosovën Fituese është përkrahje për një vizion të qartë, për një program qeverisës të realizueshëm dhe një qeveri që i duhet Kosovës. Kandidatja për deputete Kumnova Baçi në listën për Kosovën Fituese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mban numrin 58. Ajo dit më parë kishte marrë edhe besimin e qytetarëve të lagjes Brekoc të Gjakovës për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se është informuar nga zyrtarët amerikan të Administratës së re se presidenti Donald Trump synon që të rigrupoj dhe riorganizoj dhe të tërheq një numër të trupave amerikane nga Evropa, përfshi edhe Kosovën. Ai ka thënë se ka lutur Richard Grenell që Kosova të mos përfshihet në këtë plan. ‘’I kërkova që të mos përfshihemi në këtë planë, pra për Kosovën të bëhet një përjashtim. Këtë e kam kërkuar edhe në instanca të tjera’’, ka thënë ai duke shtuar se në secilin takim është mirëprit kërkesa dhe vazhdimësia e miqësia për…
LUI$A (Luisa Boshnjaku) vajza e producentit të njohur Florent Boshnjaku, ka nënshkruar një marrëveshje globale me Broke Records e cila është aktualisht një nga shtëpitë muzikore të pavarura që po zgjerohet më së shpejti në botë. Për më shumë LUI$A po ndjek mësimet në një prej shkollave më prestigjioze të muzikës në botë, “Roc Nation School of Music, Sports & Entertainment”, e themeluar nga artisti dhe biznismeni i njohur Jay-Z.
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka folur pas eliminimit të Sarës, si finalistja e parë që lë shtëpinë. Zeka, mes tjerash tregoi arsyet që ajo ka shkuar në finale. “Realisht shumë më përpara e kam pritur largimin e Sarës. Sepse Sara ka treguar një kulturë, një edukatë të jashtëzakonshme, por aspak lojë, arsyeja që ka qëndruar brenda është Driloni”, u shpreh Zeka. The post Zeka: Sara qëndroi në shtëpi shkaku i Drilonit appeared first on GazetaBlic.
Drilon Rama është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova III. Ai u zgjodh si më i votuari i këtij edicioni, duke marrë çmimin e madh. Mes emocionesh, ai pranoi këtë çmim, duke e ndarë gëzimin bashkë edhe me miqtë e tij dhe fansat e shumtë që kanë mbushur Klan Arenën. Si finalistë të dytë dhe të tretë ishin Xheneta dhe Vullneti. Për të parë këtë moment kulminant të këtij edicioni pas afër 100 ditësh, shiheni videon e mëposhtme:
Ramush Haradinaj ka thënë se në bisedë me Richard Grenell në SHBA, ai i ka thënë se nëse vazhdon të mbetet edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kryeministër Albin Kurti, Kosova nuk mund të pret ndonjë mbështetje nga SHBA-të. ‘’Ai ishte i prerë se nëse mbetet kjo situatë dhe kjo qeveri dhe kryeministër [Albin Kurti] sipas tij është lajm i keq për Kosovën se Kosova nuk mund të pret asnjë rezultat, asnjë mbështetje nga SHBA-të, përkundrazi zhvillimet mujn me shku edhe më keq se sa që janë sot’’, ka thënë Haradinaj në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini. Haradinaj ka thënë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar një numër inspektorësh të përgjithshëm – mbikëqyrës të pavarur për agjencitë federale – duke nxitur pretendime se shkarkimet janë të paligjshme. Raportet se sa inspektorë gjeneralë janë shkarkuar ndryshojnë pak në mediat amerikane, por udhëheqësi i pakicës në Senat, demokrati Chuck Schumer, tha se të paktën 12 ishin shkarkuar “në errësirën e natës”. “Ky është një spastrim rrëqethës,” tha Schumer, duke pretenduar se ishte “mënyra e Donald Trump për të na thënë se është i tmerruar nga përgjegjësia dhe është armiqësor ndaj fakteve dhe transparencës”. Kryetari i Këshillit të Inspektorëve të Përgjithshëm për Integritetin…
