Autor: TV News

Belgjika sot zyrtarizon emrin e trajnerit të ri. Federata e Futbollit të Belgjikës do të zyrtarizojë Rudi Garcia si trajner të ri të Kombëtares, pas shkarkimit të Domenico Tedesco, transmeton GazetaBlic Sport. Kontrata mes palëve është nënshkruar sot dhe gjithçka është gati që aventura e trajnerit francez të fillojë tek ‘Djajtë’.

Read More

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kosova është nën sanksione të BE-së si shkak e Qeverisë Kurti. Bajrami ka thënë se partia në pushtet po bërtet, po ofendon dhe shan nëpër tubime zgjedhore, ngase sipas saj pas katër viteve qeverisje nuk e ka asnjë rezultat. Derisa, ajo ka shtuar se janë rreth 700 milionë euro projekte të cilat nuk janë realizuar që dy vite. “Gjatë katër viteve, në çdo fushë ka pasur vetëm regres dhe skandale. Gati që dy vite Kosova është nën sanksione (masa ndëshkuese të BE-së). Përpos dëmtimit të imazhit të vendit për shkak…

Read More

Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë një të dyshuar për vjedhje të arit në vlerë 168 mijë euro nga një argjendari në Prizren.  Pronari i lokalit pati raportuar më 13 janar për vjedhjen, që sipas tij, i ishin vjedhur stoli ari rrethe 3 kg  dhe 1 kg argjend.  Në bashkëveprim me Prokurorinë Themelore në Prizren është lëshuar urdhërkontroll nga Gjykata Themelore në Prizren dhe janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit dhe objektet përcjellëse në fshatin Greme, Ferizaj.  Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi të shumta ndërlidhëse me rast të cilët dhe janë sekuestruar, njoftoi Policia.  Gjithashtu është sekuestruar…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vizituar sot Kaliforninë, specifikisht zonën e Los Angelesit ku zjarret shkaktuan dëme masive në njerëz dhe materiale gjatë janarit. Bashkë me të ishte Zonja e Parë, Melania Trump, si dhe emisari Richard Grenell. Trumpi kritikoi kryebashkiaken e Los Angelesit, Karen Bass, që nuk ka përdorur fuqitë e saj të emergjencës për të reaguar ndaj zjarreve. “Ju keni fuqi për emergjenca sikurse unë…ju duhet t’i përdorni ato”, i tha Trumpi Bassit, e cila u përgjigj se e ka bërë një gjë të tillë. I pari i Amerikës tha që do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për…

Read More

Është vetëdorëzuar dje në stacionin policor të Pejës i dyshuari Lirim Kurtaj, 27 vjeç, së bashku me një avokat mbrojtës. Ai është në arrati që nga 23 korriku i vitit të kaluar, ndërsa policia e kishte shpallë në kërkim më 7 gusht. Policia tha se hetuesit gjatё kohёs sa ishte nё arrati i dyshuari kanё mbledhur prova dhe dёshmi dhe gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar” disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё dyshuar në qytetin e Fushё Kosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe…

Read More

Ramush Haradinaj, kandidati i koalicioni Kosova Fituese për kryeministër, ka thënë se diasporën e mban në zemër. Ai ka shpërndarë në Facebook pamje nga një tubim që pati në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Mbështetjen që ia keni dhënë deri më tani atdheut, ju presim ta finalizoni me 9 shkurt me votën tuaj për Kosovën Fituese 137”, ka shkruar Haradinaj.

Read More

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV) kanë treguar se edhe në javën e dytë të fushatës elektorate po vazhdon diskursi ku dominon gjuha e urrejtjes. Violeta Haxholli nga Drejtësia në Veprimi [DNV] ka thënë se shqetësues është vendimi i qeverisë serbe për ndarjen e parave për serbët e Kosovës. “Kjo është shqetësuese sepse paraja po përdoret si mjet për përcaktimin e votës së qytetarëve serbë”, tha Haxholli në konferencë për media.  Sipas saj, subjektet politike kanë vijuar fushatën në një atmosferë relativisht të qetë gjatë javës së dytë. Megjithatë, sipas saj, është evidentuar një rritje shqetësuese e përdorimit…

Read More

Senati amerikan e ka konfirmuar Pete Hegsethin në postin e sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, pas një votimi të ngushtë natën e së premtes. Hegseth u konfirmuar në këtë post pasi nënpresidenti amerikan, J.D. Vance, e hodhi votën vendimtare për të kur votimi ishte 50 për dhe 50 kundër tij në Senatin e udhëhequr nga republikanët. Tre republikanë iu bashkuan 47 senatorëve demokratë dhe të pavarur për të votuar kundër tij. Hegseth, 44-vjeçar, do ta udhëheqë një organizatë me gati 2.1 milionë gra e burra në uniformë, rreth 780.000 punonjës civilë dhe një buxhet prej 850 miliardë dollarësh.…

Read More

Hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj paralajmëroi se, nëse institucionet nuk ndërmarrin veprime konkrete për ndryshimin e Ligjit të Pagave, atëherë Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të nisë padi. “IKD do të iniciojë padi në emër të 84 mijë shërbyesve civilë të prekur nga kjo situatë”, tha ai. Deklaratat e Jakajt u bënë gjatë një tryeze të organizuar nga SBAShK-u dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit, ku u diskutuan sfidat kryesore që prekin punëtorët dhe sindikatat në Kosovë.Mosmiratimin e ndryshimeve në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, IKD e kishte cilësuar si shpërfillje të Gjykatës Kushtetuese, shkelje të Kushtetutës dhe…

Read More

Vesa, këngëtarja e njohur nga Prishtina, ka bërë një postim të ri në Instagram që ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj. Duke publikuar një foto në metro, ajo ka treguar një stil të veçantë dhe një linjë interesante të modës, që padyshim i përket karakterit të saj të guximshëm. Me një pallto të gjallë që ka kapur sytë e të gjithëve, Vesa ka arritur të sjellë një ngjyrë të freskët edhe në ambientet e zakonshme të transportit publik. Përveç stilit të saj, ajo ka ndarë një mesazh humoristik me fansat e saj: “Le të vershojnë komentet: Zemer me mu…

Read More