Autor: TV News
Apeli i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka marrë vendim që ta rrezojë apelimin e Isni Kilajt ndaj vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake e cila ia caktoi masën e paraburgimit më 9 dhjetor 2024. “Në dritën e sipërpërmendurës, Paneli gjen se Kilaj nuk ka arritur të tregojë se vlerësimi i Gjykatës Paraprake për rreziqet sipas Nenit 41(6)(b) të Ligjit është kaq i padrejtë ose i pabazuar në mënyrë që të përbëjë keqpërdorim të diskrecionit”, thuhet në vendimin e 28 janarit 2025 të lëshuar nga gjyqtarja Michele Picard. Ndryshe, gjatë seancës së 9 dhjetorit 2024, u tha…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Siç ka njoftuar PDK-ja, Krasniqi dhe ambasadori Hargreaves ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore. Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, “i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës”. “Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje…
Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, shpreson që Vinicius Junior të qëndrojë në Madrid, mes spekulimeve që e lidhin atë me një transferim në Arabinë Saudite. “Si tifoz i Real Madridit, do të doja që Vinicius të qëndronte. Ai ka pasur një zhvillim fantastik që nga momenti kur erdhi në klub”, ka thënë Casillas. “Në fillim, ai ishte shpesh objekt talljeje, por sot ai është bërë një nga lojtarët më të mirë në botë. Shpresoj që kjo të vazhdojë kështu”, ka pohuar ai. Ish-‘gardiani’ spanjoll, ka folur edhe për sezonin aktual të Real Madridit. “Ne që kemi luajtur këso lojë…
Gjykata e Apelit në Bruksel ka konfirmuar fajësinë për vrasjen e aktivistit të shquar Enver Hadri, duke vërtetuar dënimet e përjetshme për Veselin Vukotiqin dhe Andrija Drashkoviqin, të cilët, së bashku me Bozhidar Spasiqin, u shpallën fajtorë në vitin 2016 për këtë atentat politik të ndodhur më 25 shkurt 1990 në Bruksel. Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi këtë vendim si një triumf të drejtësisë, duke theksuar rëndësinë që ka përmbushja e saj e plotë përmes dorëzimit të të dënuarve nga autoritetet serbe te drejtësia belge. “Triumf i drejtësisë për Enver Hadrin!…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në postimin e PDK-së në Facebook, thuhet se në takim Krasniqi dhe ambasadori britanik kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore. “Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës. “Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të patentëshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Italisë. Kjo marrëveshje mundëson qytetarëve e Kosovës që jetojnë në Itali të konvertojnë patentëshoferët e tyre pa iu nënshtruar provimeve teorike apo praktike shtesë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zbatimi i kësaj marrëveshjeje paraqet një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të lehtë të qytetarëve kosovarë në Itali dhe lehtësimin e barrës ekonomike për ta. “Njohja e patentëshoferëve u mundëson qytetarëve të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë të nënshtrohen procedurave shtesë, as…
Në Prishtinë gjatë ditës është mbajtur një takim koordinues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me drejtues dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Këshillit Gjyqësor dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Diskutimet u përqendruan në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt. “Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mbajt takimi në mes të drejtuesve dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme për të diskutuar për përgatitjet, bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktivitete për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në këtë takim,…
Gjykata e Apelit në Bruksel ka konfirmuar fajësinë për vrasjen e aktivistit të shquar Enver Hadri, duke vërtetuar dënimet e përjetshme për Veselin Vukotiqin dhe Andrija Drashkoviqin, të cilët, së bashku me Bozhidar Spasiqin, u shpallën fajtorë në vitin 2016 për këtë atentat politik të ndodhur më 25 shkurt 1990 në Bruksel. Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi këtë vendim si një triumf të drejtësisë, duke theksuar rëndësinë që ka përmbushja e saj e plotë përmes dorëzimit të të dënuarve nga autoritetet serbe te drejtësia belge. “Triumf i drejtësisë për Enver Hadrin!…
Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj i shoqëruar nga konsulli Françesk Fusha dhe oficerja e Kontaktit Luljeta Ismajlukaj, zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani. Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, njofton se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë dhe rehabilitimit të të dënuarve, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira mes dy vendeve. “Ambasadori Malaj theksoi mbështetjen e Shqipërisë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe promovimin e politikave që synojnë riintegrimin e personave të dënuar në shoqëri. Nga ana…
Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano iu ka uruar mirëseardhje të martën Njësisë Policore të Specializuar të 5-të (NJPS). Në njoftimin e Eulex-it thuhet se këta policë, që vijnë nga forcat e Eurogendfor-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë, Sipas njoftimit në “Facebook” thuhet se zyrtarët e rinjt të EULEX-it do të punojnë krah për krah me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë. “Kjo për ta përmbushur mandatin e misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe…
