Autor: TV News

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar Qeverinë Kurti, lidhur me investimet kapitale, duke theksuar se nuk ka realizuar projekte të reja infrastrukturore dhe se fondet buxhetore po keqpërdoren. Ai ka shtuar se Qeveria aktuale ka përdorur buxhetin për të “blerë” vota në fund të mandatit dhe se hetimet për keqpërdorime tani janë duke vazhduar. “Tash kanë ardhur në qeveri dhe krejt çka bëjnë është keqpërdorim deri në fyt. I ke mbi 200 kontrata njëburimore që po hetohen. Janë kryer projekte të mëdha që i kanë gjetur të nisura kur kanë hyrë në pushtet, por vetë nuk kanë bërë asnjë rrugë. Buxhetin…

Read More

Ministri i Financave, Hekuruan Murati, ka deklaruar se vitin e kaluar ka pasur rekord të investimeve kapitale, por analisti Lirim Mehmetaj ka theksuar se vetëm për tre vjet janë investuar vetëm 25 milionë euro. “Kur e pyetën dje Muratin ku janë ato investime, tha për ndërtesa shkolla, por nëse e mbledh tri vitet fundit, 50 milionë janë subvencione 25 milionë janë investime kapitale. Tash ministria që këta po thonë që ka pasur investimin më të madh në objekte në riparime, ka investime kapitale vetëm 25 milionë, lëre që i ka vetëm këto për tri vjet por subvencione të dhëna ka…

Read More

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prizreni do t’ia jap fitorën kësaj partie më 9 shkurt. Në tubimin elektoral në këtë qytet, Abdixhiku ka thënë se qytetarët duhet ta bëjnë ndryshimin pasi “nuk ka kohë për ankesa”. Këtij qyteti, Abdixhiku i premtoi ndërtimin e spitalit në vlerë prej 10 milionë euro. “Si bartës të së djathtës, si bartës politik të lëvizjes për liri, për demokraci e për pavarësi, neve, Lidhjes Demokratike të Kosovës, na takon ta bëjmë rrugën e zhvillimit, rrugën e konsolidimit shtetar e rrugën e integrimit euroatlantik. E shkuara jonë është…

Read More

Lahi Brahimaj, kandidat i AAK-së për deputet ka zhvilluar takime me qytetarë të fshatrave Bec, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim të Gjakovës. Brahimaj ka theksuar se atje ndjeu fuqinë e besimit dhe vendosmërisë për ndryshimin e gjendjes aktuale. “Këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit. Sot, bashkë me veprimtarët e Aleancës dhe bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese – një shtet të fortë ekonomikisht dhe të respektuar ndërkombëtarisht”, shkroi ai në Facebook.

Read More

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lok Komoni, ka theksuar mbështetjen dhe forcën e bashkimit që po ndjen gjatë takimeve të tij fushatës zgjedhore. Gjatë një vizite në Voksh, Sllup dhe Lumbardh, Komoni falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga ata. “Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe. Kudo që shkojmë, ndjejmë forcën e bashkimit dhe besimin në fitoren e Kosovës më 9 shkurt!” ka shkruar Komoni në një postim në Facebook. Ai u shpreh i sigurt në fitoren e AAK-së dhe shprehu besimin se me numrin 137 për AAK-në dhe…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar një dekret për faljen e pjesës së mbetur të dënimit të Arza Cakollit, e cila ndodhet në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, së bashku me foshnjën e saj. Sipas njoftimit të Presidencës, ky vendim është marrë për shkaqe humanitare, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Falje dhe në përputhje me procedurat ligjore. Arza Cakolli thuhet se ka lindur foshnjën e saj të parë gjatë vuajtjes së dënimit dhe është ndikuar nga rrethana të jashtëzakonshme. Ajo është dënuar për “Rrezikim të Trafikut Publik” për shkak të një aksidenti të pafat, për të…

Read More

Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u emërua president i përkohshëm i vendit të mërkurën. Ahmad Al-Sharaa, një rebel dikur i lidhur me Al-Qaidan është kreu i grupit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Emërimi i tij erdhi pasi ish-kryengritësit anuluan Kushtetutën ekzistuese, duke thënë se një e re do të hartohej së shpejti. Njoftimi u bë nga zëdhënësi për sektorin e ri të operacioneve ushtarake të qeverisë de fakto të Sirisë, kolonel Hassan Abdul Ghani, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Al-Sharaa pritej të shfaqej në…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit, ku forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit kryen një ofensivë brutale në fshatrat Rogovë, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës. “Në këtë masakër, më 27, 28 dhe 29 janar 1999, u vranë në mënyrë mizore 9 civilë të pafajshëm, ndërsa 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht”, thuhet në njoftimin e Presidencës. “Kjo masakër mbetet një plagë e pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare dhe një dëshmi e dhunës së pamëshirshme ndaj popullit tonë. Sot dhe përherë, do t’i nderojmë dëshmorët e UÇK-së dhe martirët, duke…

Read More