Autor: TV News
Sulmuesi i Milanit, Alvaro Morata dhe gruaja e tij, influencuesja italiane Alice Campello, kanë konfirmuar se janë rikthyer bashkë, pesë muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre. Të dy iu përgjigjën thashethemeve se do t’i jepnin një mundësi të dytë lidhjes së tyre duke postuar foto identike të tyre duke buzëqeshur dhe duke u puthur, shkruan GazetaBlic Sport. Çifti u njohën në vitin 2016 dhe kanë katër fëmijë. Morata dhe Campello njoftuan në gusht të vitit të kaluar se po ndaheshin pas shtatë vitesh martesë. Ja foto e tyre pas ribashkimit:
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka nënshkruar Projekt Udhëzimin për Linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore. Haxhiu ka thënë se linja telefonike do të jetë një mjet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për ndihmë ndaj viktimave të dhunës, duke siguruar mbështetje të shpejtë konfidenciale. “Nëpërmjet kësaj linje telefonike, angazhohemi për të krijuar një shoqëri më të sigurt dhe për të ofruar një mundësi konkrete për ndihmën e viktimave të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore”, ka shkruar Haxhiu.
Disa persona besohet se janë mbytur gjatë tubimit më të madh fetar në botë të mbajtur në Indi më 29 janar, ndërkaq shumë të tjerë janë lënduar pasi turma theu kordonin e policisë dhe shtypi njerëzit e mbledhur. Autoritetet nuk kanë dhënë shifra zyrtare për viktimat, por një punonjës shëndetësor ka thënë se janë të paktën 15 viktima. Incidente vdekjeprurëse në turma të tilla ndodhin shpesh gjatë festivaleve fetare në Indi, përfshirë në Kumbh Mela, që mbledh dhjetëra miliona besimtarë çdo 12 vjet në qytetin verior të Prajagrajit. Teksa pelegrinët nxituan që të merrnin pjesë në ritualin e larjes në ditën…
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka deklaruar se në dy lagje dhe 4 rrugë të Prishtinës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e premte, më 31 janar. Në njoftim është bërë e ditur se nga ora 6 e mëngjesit e deri në orën 22:30, do të ketë furnizim me pije në lagjen Sofalia dhe Tasligje 1, 2, 3, 4 dhe deri tek Avalla. Pa ujë do të mbesin edhe rrugët: “Shpëtim Robaj”, “Xhavit Ahmeti”, “Gani Balaj”, dhe “Sali Butka”. “Ndërprerja e furnizimit me ujë do të bëhet për shkak të kërkesës së komunës për lidhjen e gypit…
Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person nën dyshimin se ka shitur në treg të zi tri pistoleta që i kishte me leje të lëshuara nga autoritetet përkatëse. I dyshuari gjatë intervistimit, ka thënë se dyshon se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpi dhe ia kanë vjedhur armët. Ai është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti po hetohet. “Deçan 28.01.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tre (3) pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës. I dyshuari është intervistuar dhe…
Policiaa e Kosovës ka bërë të ditur se një i dyshuar me probleme mendore ka dëmtuar varrin e babait të tij në Skënderaj. I njëjti më pas ka sulmuar edhe zyrtarët policor. “Skenderaj 28.01.2025-08:00. Raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të meta psiqike ka tentuar të dëmtoj varrin e babait të tij si dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policor ku njëri ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor.
Zyrtarët në disa rajone ruse kanë raportuar për sulme masive ukrainase me dronë gjatë natës që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën e energjisë, përfshirë një central bërthamor. Ndërkaq, presidentët e Ukrainës dhe Rusisë kanë këmbyer akuza lidhur me mundësinë e negociatave të paqes. Zyrtarët qeveritarë në rajonet e Rusisë të Smolenskut, Nizhni Novgorodit, Tverit, Kurskut, Leningradit dhe Brianskut thanë se zonat e tyre janë goditur nga dronët e Ukrainës më 28-29 janar, ndërkaq aeroportet në Kazan dhe Shën Petersburg kanë ndaluar përkohësisht operimin për shkaqe sigurie. “Në disa zona në rajonin e Smolenskut, objektet civile ishin subjekt i një sulmi…
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” në qytetin e Lipjanit.Në raportin ditor bëhet e ditur se një grua ka raportuar se vepra e lartcekur ka ndodhur me 25 janar. “Lipjan 25.01.2025-NN. Më 27.01.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku sot do të mbaj tubime elektorale në Prishtinë, dhe Prizren. Kjo është agjenda e plotë e Abdixhikut: 16:00 – Takim me komunitetin e sporteve elektronikeVendi: Kubix gaming center (Ramiz Sadiku, mrapa Extrem Grill) Prishtinë 18:00 – Tubim elektoral në PrizrenVendi: Salla e sportit “Sezai Suroi” 20:00 – Takim me banorët e Kodrës së TrimaveVendi: Shkolla fillore “Asim Vokshi”.
Për të gjithë admiruesit e futbollit, sonte është nata ideale për t’u kënaqur me emocionet e këtij sporti. Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen 18 ndeshje të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport. Kompeticioni më i mirë për klube sot mbyll fazën e ligës, me të gjitha duelet që luhen nga ora 21:00. Vetëm dy ndeshje, Sturm Graz kundër RB Leipzig dhe Young Boys kundër Crvena Zvezda, nuk do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në pozicionimin brenda 24 skuadrave më të mira për të kaluar në fazën e eliminimit dhe në raundin e 16-të. Së bashku…
