Autor: TV News

Blerta Deliu – Kodra, nga radhët e PDK-së, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përpjekjet e tij për të justifikuar performancën e Donika Gërvallës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke e lidhur atë me çështjen gjinore. Deliu – Kodra në Debat Plus, ka theksuar se gjatë mandatit të Gërvallës, Kosova ka pasur shumë pak suksese në politikën e jashtme dhe se aktivitetet e saj ndërkombëtare kanë qenë të paqarta, madje më të zbehta se kurrë. “Gërvalla ka qenë njëra prej ministrave që ka pasur sukseset më të pakta, për të mos thënë nuk ka pasur fare. Festa e pavarësisë…

Read More

Bernard Nikaj, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se fushata zgjedhore e PDK-së është tërësisht e fokusuar në nevojat e qytetarëve dhe jo në polarizimin politik. Ai ka deklaruar se kryeministri aktual, Albin Kurti, ka menaxhuar shtetin përmes konfliktit dhe ka tentuar të ngrejë një fushatë që nxjerr në pah ndarjet mes qytetarëve. Sipas Nikajt, përpjekjet për të lidhur PDK-në dhe kandidatin Hamza me këto ndarje janë të pabaza dhe synojnë të shkaktojnë tensione.  “Dhe përpjekjet për ta paraqitur të tillë, janë vetëm përpjekje për të nxitur konflikt, dhe polarizim, sepse ajo që po shihet…

Read More

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me gra nga rajoni i Prishtinës. Hamza ka premtuar përkrahje për gratë, për t’ua lehtësuar barrën e përgjegjësive familjare. “Ne do t’i ndajmë nga 100 euro në muaj si subvencion për të gjitha familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, për t’i regjistruar ata në çerdhet private. Kjo nismë u dedikohet veçanërisht nënave të reja, që të mund ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre”, ka shkruar Hamza, në rrjetin social Facebook.

Read More

Për të gjithë admiruesit e futbollit, sonte është nata ideale për t’u kënaqur me emocionet e këtij sporti. Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohen 18 ndeshje të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport. Kompeticioni më i mirë për klube sot mbyll fazën e ligës, me të gjitha duelet që luhen nga ora 21:00. Vetëm dy ndeshje, Sturm Graz kundër RB Leipzig dhe Young Boys kundër Crvena Zvezda, nuk do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në pozicionimin brenda 24 skuadrave më të mira për të kaluar në fazën e eliminimit dhe në raundin e 16-të. Së bashku…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës këtë të mërkurë ka mbajtur tubimin zgjedhor në Prizren. Atje, kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka theksuar unitetin e së djathtës në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Historia duhet të flas edhe më 9 shkurt. Kur të na shikojnë pas, për të parë se si në momentet më të rëndësishme të vendit, në udhëkryqin më të madh historik të shtetbërjes, e djathta u bë bashkë, për të dhënë të pamundurën, për të bërë të pamundur, për të bërë vet ndryshimin!”, ka deklaruar Abdixhiku në fjalimin e tij. Abdixhiku qytetin e Prizrenit e…

Read More

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff mbërriti të mërkurën në Izrael për bisedime që do të përqëndrohen në zbatimin e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gaz, si dhe për negociatat për fazën e ardhshme të marrëveshjes. Para vizitës, Witkoff nënvizoi nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes, e cila u dha fund luftime 15 mujore dhe çoi në lirimin, deri më tani, të shtatë pengjeve që mbaheshin nga Hamasi dhe të 300 të burgosurve palestinezë që mbaheshin nga Izraeli. Në ditët e ardhshme priten lirime të tjera të pengjeve dhe të të burgosurve. Vizita e zotit…

Read More

Rreth dy vjet para se të vritej, aktivisti e patrioti, Enver Hadri, e kishte lënë një porosi për shokët e ngushtë. “Trupin e tij ia ka falur studentëve shqiptarë që të bëjnë operacione të mësohen me bë operacione në trupin e tij”, ka deklaruar Reshat Sahitaj – Bashkëveprimtar i Enver Hadrit. 25 shkurt 1990, rreth orës 16:30, Enver Hadri po e priste dritën e gjelbër në semafor, nga makina në krah nisën të shtënat, nga plumbat në kokë vdiq në vend. 35 vjet pas vrasjes Gjykata Penale në Bruksel e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm për dy ekzekutorët,…

Read More

Uthulla, limoni, soda e bukës dhe vajrat esencialë janë përbërësit më ekonomikë dhe më ekologjikë, të cilët mund t’i përdorni për një pastrim të shkëlqyer të shtëpisë suaj Më poshtë do të gjeni disa shembuj të përbërësve që mund t’i përdorni për përgatitjen e dezinfektuesve natyralë për të pastruar shtëpinë. Bikarbonat natriumi (sodë buke) Mikrobevrasësja e pamposhtur, soda, është një dezinfektues i vlefshëm natyror. Por, përveçse dezinfekton, pluhuri i saj ka edhe një funksion gërryes që zhduk madje edhe njollat më të vështira. Ajo është e dobishme edhe për të pasur veshje apo atlete mjaft të pastra. Përveç kësaj, ajo…

Read More

Një gjuajtje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites të së mërkurës në rrugën “Bill Clinton”, në afërsi të shkollës speciale për të verbërit në Pejë. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe njolla gjaku. Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rreth orës 14:52, një zyrtar policor ka vërejtur gëzhojat dhe njollat e gjakut dhe ka njoftuar menjëherë njësitë policore. “Një zyrtar policor, derisa po ecte në rrugën ‘Bill Clinton’ pranë Spitalit të të Verbërve, ka hasur në disa gëzhoja…

Read More

Pas dorëheqjes së kryeministrit, Millosh Vuçeviq, Aleksandar Vuçiq, do të nisë konsultimet me partitë politike, për qeveri të re brenda 30 ditësh, ose zgjedhje të reja pas 75 ditësh. Drejtimi i rrugës pa kthim në të cilën e ka detyruar të futet protesta masive në Beograd, sipas Vuçiqit pritet të përcaktohet pas 10 ditësh. Kjo është oferta e Vuçiqit ndërsa kërkesat nga terreni na sjellë profesori universitar, Ivan Videnovic. Qeveri kalimtare, zgjedhje fer dhe demokratike, vazhdim të mësimit për studentët, e zgjidhje për pronësinë e kompanisë së naftës NIS, e cila është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë ruse.…

Read More