Autor: TV News

Sot gjatë komentimit të ndeshjes Juventus – Inter, komentatori kosovar, Andin Lokaj e quajti “hajvan” Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës. Kompania në të cilën punon Andin Lokaj, Artmotion ka reaguar pas pjesës së parë, duke e larguar atë nga komentimi, teksa pas ndeshjes e lëshoi një komunikatë, duke kërkuar falje. Ja reagimi i tyre: “ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-InterArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të dielën se i mbështet plotësisht synimet e Izraelit në luftën e tij në Rripin e Gazës, duke thënë se Hamasi “duhet të shfaroset patjetër”. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Rubio u takua me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, në fillim të turneut të tij në Lindjen e Mesme, ku ka shumë mundësi të përballet me kundërshtime nga liderët arabë lidhur me planin e presidentit Donald Trump për ta zhvendosur popullsinë palestineze jashtë Rripit të Gazës dhe për ta rindërtuar enklavën palestineze duke e…

Read More

Thiago Motta pranon se Juventus kishte një ‘energji të ndryshme’ në pjesën e dytë dhe e meritonte të mposhte Interin. “Ne sigurisht patëm një energji të ndryshme në pjesën e dytë. E para ishte e vështirë kundër një kundërshtari shumë të fortë, por ndjeva se u treguam shumë respekt, u dhamë atyre shumë kohë në top”, tha Thiago Motta për DAZN. “Ne e dimë se ata kanë shumë cilësi dhe pëlqejnë të lëvizin, por nëse nuk i bëni presion, atëherë do të përfundoni duke luftuar. Kjo është diçka që ne e bëmë shumë më mirë në pjesën e dytë.” “Objektivi…

Read More

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Rusisë, të cilat pritet të zhvillohen së shpejti. Rubio do të udhëtojë në Riad pas një vizite në Jeruzalem, ku po zhvillonte bisedime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Në një deklaratë për CBS News, Rubio ka theksuar se ai do të shkojë në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në diskutimet e ndërlidhura me politikën e jashtme, së bashku me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, dhe të dërguarin e Lindjes së Mesme, Steve Witkoff. Të gjithë këta janë ndër…

Read More

Bashkë me komentet për zgjedhjet nacionale, në deklaratën e përbashkët, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, kanë dërguar një sinjal që e presim nga dhjetori i 2022-s. Ato thonë se Komisioni Europian është i gatshëm të përgatisë një Opinion mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo Këshilli i BE-së ta kërkojë këtë dokument. Një ndër njerëzit që e njeh më së miri funksionimin e brendshëm të BE-së, mendon se kjo porosi është tregues se Bashkimi Europian e ka kuptuar që politika e neutralitetit është e padobishme dhe e dëmshme. “Pra në njëfar…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë në Munih, një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përmbledhur takimet e tij me liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, duke ndarë edhe fotografi nga këto takime. Ai ka theksuar se gjatë tri ditëve të konferencës ka zhvilluar biseda dhe shkëmbime të rëndësishme mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në sigurinë, mbrojtjen dhe ekonominë. Ai më tej ka përmendur edhe bashkëbisedimet me emisarin e ri të Bashkimit…

Read More

Steve Witkoff, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, ka konfirmuar bisedimet e para kokë më kokë mes SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën do të zhvillohen në Arabinë Saudite. Witkoff, i cili ka folur për Fox News, ka konfirmuar se ishte pritur që këto bisedime të shpalleshin zyrtarisht më parë, por disa detaje janë bërë të njohura vetëm sot në mëngjes. Witkoff ka shtuar se zyrtarët amerikanë po bisedojnë veçmas me ata ukrainas dhe theksoi se “Ukraina është pjesë e bisedimeve”, por nuk ka dhënë detaje lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së zyrtarëve nga Kievi në takimet…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë, duke ritheksuar mbështetjen e Francës për perspektivën evropiane të vendit. Në një mesazh drejtuar presidentes Vjosa Osmani, Macron ka theksuar rëndësinë e integrimit të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e presidentit Macron, ka njoftuar Presidenca. Macron ka përmendur gjithashtu bashkëpunimin mes dy vendeve për…

Read More

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, duke shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës. Siç ka njoftuar Presidenca, në mesazhin e tij, presidenti Mattarella ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht  gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës. “Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e…

Read More

Përpara fillimit të derbit të sotëm italian mes Juventusit dhe Interit, komentatori i Art Sport, Andin Lokaj ka eskaluar në fyerje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Lokaj e quajti Kurtin “hajvan”. “Hajvani më i madh në histori të njerëzimit”, u shpreh Lokaj në ndeshjen që po bëhej gati ta komentonte. Duket se ky fjalor i tij ka ndikuar që Lokaj mos ta vazhdojë komentimin e pjesës së dytë mes Juves dhe Interit, dhe atë ta vazhdojë Arbon Flugaj.

Read More