Autor: TV News
Komisionerja Parlamentar e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj në një rrëfim ekskluziv në TV Dukagjini tha se misioni kryesor i Komisionit Parlamentar të FSK-së është hetimi i çështjeve të ngritura në opinion dhe pranimi i ankesave eventuale nga pjesëtarët e FSK-së “Komisioneri Parlamentar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka për obligim ligjor të hetojë çështjet e ngritur në opinion, qoftë nga mediat apo grupet e ndryshme të shoqërisë civile. Misioni kryesor është pranimi i ankesave eventuale nga pjesëtarët e FSK-së, duke e konsideruar se pjesëtarët e tillë kanë të drejtë të komunikojnë direkt me Komisionerin Parlamentar të…
Një grua ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se është goditur me veturë nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, i cili tha se i dyshuari e ka ndjekur viktimën, e cila po ashtu ishte duke vozitur, derisa e ka goditur pranë sheshit “Adem Jashari” në këtë komunë. “Më datë 17.02.2025, rreth orës 01:30, i dyshuari Sh. R(M/K) 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, kishte ndjekur viktimën (ish-bashkëshorten), e cila po ashtu ishte me veturë. Kur kanë arritur në Ferizaj, te Sheshi “Adem Jashari”, i…
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë një dedikim duke uruar popullin e Kosovës me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Ai flet për ndjenjën e krenarisë duke nderuar dhe krerët e UÇK-së që sot padrejtësisht po gjykohen në Hagë. Postimi i tij i plotë: Sot është ditëlindja e 17-të e Republikës së Kosovës. Sot nderojmë historinë tonë. I nderojmë ata që sakrifikuan, që luftuan dhe pareshtur u angazhuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. I nderojmë ata që lirisë e pavarësisë ia vunë themelet dhe sot të privuar, shumë larg Kosovës, vazhdojnë ta paguajnë çmimin…
Udhëheqësit evropianë mblidhen sot në një takim urgjent për të diskutuar luftën trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës. Takimi në Paris vjen në përgjigje të shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do ta negociojnë vetë fundin e luftës, duke lënë mënjanë Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë. Udhëheqësit evropianë pritet të prezantojnë një front të bashkuar dhe të diskutojnë propozime të reja për mbështetjen e Ukrainës dhe forcimin e sigurisë evropiane. “Duket se është një grup i vendeve të BE-së që e kanë të qartë se nuk do të jenë pjesë e një marrëveshjeje të projektuar keq dhe të nxituar…
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në platformën “X”, MPJ turke ka theksuar se do të vazhdojë të punojë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “I urojmë popullit mik të Kosovës 17-vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë”, thuhet në mesazhin e urimit.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur respektin e tij të thellë për sakrificën dhe qëndresën e popullit kosovar në rrugëtimin drejt lirisë dhe shtetësisë. “Kosova jonë, të uroj përzemërsisht këtë ditë të shënuar! Sot kujtojmë sakrificën, qëndresën dhe krenarinë e një populli që nuk u ndal asnjëherë në rrugën drejt pavarësisë. Gëzuar këtë ditë të madhe për kombin tonë, me dashuri dhe respekt për vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë!”, ka theksuar Mexhiti në mesazhin e tij. Ai shtoi se Kosova është simbol i…
Futbolli kosovar është zgjuar me një lajm të kobshëm sot, pikërisht në ditën e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është ndarë nga jeta në moshë të re gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Rilindjes, Faruk Statovci përmes rrjeteve sociale. “Lindi na thev shpirti me ikjen tend, allahu te qofte ne lula te xhenetit”, shkroi ish-futbollisti i njohur kosovar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri më 16 shkurt, janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, ose 1,855 nga 2,533, sipas të dhënave nga qendrat komunale të numërimit. Sipas njoftimit, procesi i numërimit ka përfunduar në 19 komuna, përkatësisht në: Deçan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. KQZ-ja ka njoftuar se procesi i numërimit do të vazhdojë të martën në 19 qendra komunale të numërimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Republika e Kosovës është rezultat i dëshmorëve dhe martirëve që dhanë jetën për liri të vendit. Kurti tha se Republika e Kosovës është rezultat i luftës së UÇK-së, rezistencës paqësorë të Rugovës, si dhe mbështetjen e aleatëve. Kurti në manifestimin kryesor të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përmendi edhe udhëheqësit e vendit në kohën kur është shpallur pavarësia, ish presidentin Fatmir Sejdiu, ish kryekuvendarin, Jakup Krasniqi dhe ish-kryeministrin, Hashim Thaçi. Ndërkohë, po mbahet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./KP
Organizatat e dala nga lufta kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ata kritikuan kryeministrin Albin Kurti, për të cilin thanë se s’ka bashkëpunuar në asnjë moment me veteranët. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se ata nuk e bojkotojnë festën e Pavarësisë, por theksoi se nuk kanë marrë pjesë në Këshillin Organizativ për shënimin e kësaj 17-vjetorit të shtetësisë. Ai iu uroi 17 shkurtin të gjithë familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve, teksa përmendi edhe ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.…
