Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komuna

25 Nëntor, 2026

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias

25 Nëntor, 2026

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

25 Nëntor, 2026

BE-ja drejt një vendimi historik: Bullgaria rrezikon gjobë prej 23 milionë eurosh, në shënjestër edhe Hungaria!

25 Nëntor, 2026

Gazetarja Llausha Zenuni fiton vendin e dytë në konkursin gazetaresk të OSBE-së

25 Nëntor, 2026

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

25 Nëntor, 2026

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

25 Nëntor, 2026

Alta Banka sërish në Kuvend, LSDM kërkon interpelancë për Sllaveskin

25 Nëntor, 2026

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

25 Nëntor, 2026

Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias

Suad AvdiuBy Suad Avdiu25 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari komentoi letrën e hapur të Ali Ahmetit drejtuar atij, në lidhje me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Shasivari theksoi se askush nuk ka monopol politik mbi gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj. Ai bëri të ditur se nesër dhe pasnesër do të qëndrojnë në vend raportuesit e Komisionit të Venecias, nga të cilët është kërkuar vlerësim dhe opinion për këtë çështje.

“Askush nuk ka pronësi politike ndaj gjuhës shqipe. Gjuhën shqipe e kanë qytetarët e këtij shteti që e përdorin dhe kanë të drejtë në përdorimin e saj. Nga ana tjetër, institucionet e ndryshme kanë detyrime institucionale dhe ligjore për të respektuar dhe zbatuar të drejtat gjuhësore. Kështu që askush nuk ka monopol, qoftë individ apo parti politike, ndaj të drejtave gjuhësore. Është një proces i hapur dhe transparent.

Për herë të parë që nga viti 2001, siç e përmenda edhe në përgjigjen time të djeshme, kemi pasur tetë ministra shqiptarë të drejtësisë pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Kjo çështje nuk është zgjidhur.

Qasja ime është që ajo të mos mbetet e pazgjidhur edhe në të ardhmen. Nesër dhe pasnesër do të vijnë raportuesit e Komisionit të Venecias. Ata kanë një agjendë të ngjeshur takimesh. Kemi kërkuar vlerësim dhe opinion nga Komisioni i Venecias, si organ shumë prestigjioz për çështjet kushtetuese në kuadër të Këshillit të Evropës.

Qasja jonë është transparente. Kjo qeveri ka përcaktim të qartë për respektimin dhe avancimin e të drejtave gjuhësore dhe mendoj se kontributi i çdo pjesëmarrësi do të jetë relevant në këtë proces. Prandaj, ta përmbyll me atë se askush nuk ka monopol politik ndaj gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj”, tha Shasivari.

Lidhur me Kdin Penal, Shasivari tha se Maqedonia po hyn në fazën e debateve profesionale për miratimin e një Kodi Penal tërësisht të ri, pas gati tri dekadash funksionimi të legjislacionit aktual të miratuar në vitin 1996.

Ai paralajmëroi luftë më të fortë fortë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve të funksioneve publike.

“Rregullim të veçantë të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, prokurimeve publike, koncesioneve dhe partneriteteve publiko-private, me dënime të parashikuara deri në 15 vjet burg. Funksioni publik nuk është privilegj. Ai është përgjegjësi. Mjetet publike nuk janë pronë personale e askujt. Ato u përkasin qytetarëve dhe duhet të mbrohen”, u shpreh Shasivari, duke shtuar se edhe dënimi më i rëndë nuk ka kuptim pa procedurë efikase dhe vendim të ligjshëm gjyqësor./Telegrafi/

Lexuar: 35

Lajme te ngjashme

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komuna

Gazetarja Llausha Zenuni fiton vendin e dytë në konkursin gazetaresk të OSBE-së

Alta Banka sërish në Kuvend, LSDM kërkon interpelancë për Sllaveskin

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

Halkbank e afron bankingun online edhe më shumë me përdoruesit që flasin gjuhën shqipe

VLEN i përgjigjet letrës së Ahmetit: Për 10 vjet miratuat tre ligje, por shqipen nuk e bëtë zyrtare dhe të barabartë në Maqedoni

Lajmet e fundit

Mickoski: Flamuri shqiptar do valoj për festën e 28 Nëntorit në Shkup dhe shumë komuna

25 Nëntor, 2026

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias

25 Nëntor, 2026

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

25 Nëntor, 2026

BE-ja drejt një vendimi historik: Bullgaria rrezikon gjobë prej 23 milionë eurosh, në shënjestër edhe Hungaria!

25 Nëntor, 2026

Gazetarja Llausha Zenuni fiton vendin e dytë në konkursin gazetaresk të OSBE-së

25 Nëntor, 2026

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

25 Nëntor, 2026

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.