Autor: TV News
Kosova e sotme përfshin pjesën qendrore të Dardanisë së dikurshme ilirike, ndërsa territori i saj historik gjatë shekujve përgjithësisht shtrihej në sipërfaqen gjeografike të saj, e cila deri në deri në vitin 1912 ishte e njohur si Vilajeti i Kosovës dhe përfshinte rreth 60.000 km2. Kosova e sotme e rrudhur gjeografikisht, sidomos në shekullin XX tani shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.908 km² dhe popullsi prej 2 milion e…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për të bërë homazhe në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e tij, Haradinaj ka theksuar se është e rëndësishme që të gjithë të jenë të bashkuar për të ruajtur pavarësinë dhe lirinë e vendit. Ai ka paralajmëruar se “gabimet në rreshtim janë rrezik për themelet e shtetit” dhe ka apeluar për unitet. Haradinaj ka nderuar komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen Jashari si simbol të sakrificës për lirinë e Kosovës. Ai gjithashtu ka uruar shqiptarët kudo që ndodhen dhe…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihet” në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të vendit të tij nga Rusia, ndërsa shtoi se “shumë shpejt” mund të takohet edhe me liderin rus, Vladimir Putin. “Nuk ka kohë të caktuar, por mund të ndodhë shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit Air Force One. “Unë mendoj se ai dëshiron t’i japë fund [luftës]. Ata duan ta përfundojnë shpejt. Të dy. Edhe Zelensky”, tha Trump më 16 shkurt. Duke iu drejtuar gazetarëve në të njëjtën ditë, në një ngjarje…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë. Pas homazheve presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nuk kanë folur para mediave.
Në urimin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e kësaj dite si një moment që përmbyll sakrificën e madhe të brezave të kaluar dhe realizimin e kërkesës së popullit. Ai pas kryerjes së homazheve në Prekaz në Kompleksin Memorial Adem Jashari, ka bërë thirrje për angazhim të mëtejshëm nga qytetarët për përmirësimin e vendit, duke theksuar se secili duhet të frymëzohet dhe të angazhohet për një Kosovë më të mirë. Krasniqi ka shfrytëzuar rastin për të uruar miqtë dhe liderët e UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë,…
Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e avantazhit ndaj Interit. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Coincecao, shkruan GazetaBlic Sport. Coincecao realizoi pas 73 minutave lojë, duke kaluar “Zonjën e Vjetër” në avantazh. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: ⚽️ GOAL: Francisco Conceição🇮🇹 Juventus 1-0 Interpic.twitter.com/AdPSNh7PTf — Goals Xtra (@GoalsXtra) February 16, 2025
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Pavarësinë e Kosovës, duke theksuar lidhjen e fortë mes dy vendeve. Në mesazhin e tij për Ditën e Pavarësisë, Rohde vlerësoi hapat e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë gjatë 17 viteve të fundit në ndërtimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e pozicionit në arenën ndërkombëtare. “Sot ju festoni momentin tuaj historik – Ditën e Pavarësisë. Në emër të Gjermanisë dhe të ambasadës gjermane, ju shpreh urimet e mia të përzemërta. Që nga shpallja e Pavarësisë 17 vjet më parë, Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës përmes disa postimeve në rrjetin social, Instagram. “Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar ajo, duke shprehur dashurinë për atdheun e saj. Përveç mesazhit, ylli i muzikës ka ndarë edhe një video të ëmbël nga fëmijëria, ku shihet duke kërcyer, duke emocionuar fansat e saj kosovarë.
Për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në ora 12:00, do të zhvillohet parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në sheshin “George Bush” në Prishtinë. Ministria e Mbrojtjes njofton se qytetarët dhe përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të ndjekin manifestimin qendror, dedikuar pervjetorit të 17-të të Pavaresisë se Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronatin e Presidentes dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës. “Kjo ngjarje do të shërbejë si një nderim për të arriturat e vendit tonë dhe një mundësi për të gjithe qytetarët që të bashkohen në një atmosferë…
Kosova feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë këtë të hënë, më 17 shkurt 2025. Me këtë rast, në të gjithë vendin janë planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore, artistike dhe muzikore. Aktivitetet: 08:00 – Mbledhja Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë. 08:20 – Ceremonia e ngritjes solemne të flamurit të Republikës së Kosovës. 08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë. 09:00 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. 09:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. 10:15 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.…
