Autor: TV News
Prokuroria dhe Policia në Ferizaj kanë konfirmuar për Dukagjinin se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë denoncim lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për manipulime zgjedhore në Shtime, përfshirë fenomenin e ashtuquajtur “treni bullgar”. Dega e LDK-së në Shtime ka ngritur shqetësime mbi procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke pretenduar për ndërhyrje të jashtme dhe fletëvotime të pavulosura, të cilat sipas tyre, dëmtojnë besimin e qytetarëve në zgjedhje. Pavarësisht këtyre pretendimeve, autoritetet në Ferizaj theksojnë se deri tani nuk ka pasur ndonjë ankesë apo kallëzim penal lidhur me këtë çështje.
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë zhvilluar një patrullim rutinë të dielën në Zubin-Potok, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në këtë zonë. Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, në këtë patrullim morën pjesë ushtarë letonezë nga Komanda Rajonale Lindore dhe ushtarë italianë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale. “Këto përpjekje janë pjesë e angazhimit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it. Misioni i KFOR-it mbetet i përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, në përputhje me…
I dyshuari për sulmin vdekjeprurës në Austri kishte “motive ekstremiste islamike”, thonë autoritetet
Autoritetet austriake kanë thënë të dielën se burri i dyshuar për vrasjen e një djali 14-vjeçar dhe plagosjen e pesë njerëzve të tjerë një ditë më herët, ishte i nxitur nga “terrorizmi islamik”. I dyshuari, një sirian 23-vjeçar, u arrestua pasi e kreu sulmin me thikë në pikë të ditës në qytetin jugor Fillak. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha të dielën se ndjeu “zemërim ndaj sulmuesit islamist, i cili i theri me thikë njerëzit e pafajshëm këtu, në këtë qytet”. Karner tha për gazetarë në Fillak se sulmuesi kishte lidhje me grupin Shteti Islamik dhe se ishte…
Shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në harresë diplomatike – e njohur nga shumë shtete, por jashtë disa organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare. Me dinamikat e shpejta gjeopolitike, vëzhguesit thonë se Kosova rrezikon të humbasë edhe mbështetjen e disa vendeve me ndikim. Në vitin kur Kosova shpalli pavarësinë, më 2008, kryeministri i atëhershëm i vendit, Hashim Thaçi, premtoi njohje nga 193 shtete, që i binte të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus një. “Unë konfirmoj përsëri se shteti i Kosovës do të njihet jo nga 100, por nga 193 shtete. Po të krahasohen njohjet e Kosovës…
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se në katër palë zgjedhjet e fundit Komisionit Qendror të Zgjedhjeve iu janë dashur mesatarisht 21 ditë për t’i shpallur rezultatet dhe 32 ditë për t’i certifikuar ato. Krasniqi në një postim në “Facebook” ka thënë se për herë të parë në Kosovë po zbatohet sistem i ri i numërimit dhe se përparësitë e numërimit të votave të kandidatëve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) janë shmangia e rinumërimeve. “Në katër palë zgjedhjet e fundit, KQZ-së i janë dashur mesatarisht 21 ditë për të shpallur rezultatet dhe 32 ditë nga data e mbajtjes…
Sulmuesi i Manchester United, Antony është lidhur me një kalim befasues tek një klub i madh evropian. 24-vjeçari pati një rënie drastike në formë pas largimit nga Ajaxi në drejtim të Man United për shumën e 95 milionë eurove në vitin 2022. Gjatë afatit kalimtar të janarit, Antony u largua nga Unitedi duke iu bashkuar Real Betisit në Spanjë si huazim për pjesën e mbetur të sezonit. Që prej kalimit të tij atje, Antony ka filluar ta rigjejë sërish formën e dikurshme, pasi ka shënuar dy gola në tri ndeshje deri më tani. Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, gjiganti gjerman…
Në ditën e tretë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim bilateral me kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir. Me këtë rast, kryeministrja Frostadóttir rikonfirmoi mbështetjen e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se kryeministri Kurti e uroi kryeministren Frostadóttir për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e palëkundur të Islandës ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë në Këshillin e Evropës. Me këtë rast, kryeministrja Frostadóttir rikonfirmoi mbështetjen e Islandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do ta dërgojë një ekip zyrtarësh së lartë amerikanë në Arabinë Saudite, për t’i filluar bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën, me qëllim për t’i dhënë fund luftës gati trivjeçare, thanë zyrtarët amerikanë për media të ndryshme. Zyrtarët amerikanë thanë për gazetarë më 15 shkurt se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, dhe negociatori për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të marrin pjesë në bisedime. Keith Kellogg, i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, nuk pritet të marrë pjesë në bisedime, sipas…
Monumenti “NEW BORN” është duke marrë pamje të re për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës. Por, derisa ka përfunduar ngjyrosja e pjesës së përparme të monumentit, pjesa e pasme është ende e pa përfunduar. Ndërsa, të hënën Kosova feston përvjetorin e 17-të të pavarësisë. Krijuesi i monumentit “NEW BORN”, Fisnik Ismajli, në një postim në Facebook u ka bërë thirrje vullnetarëve që të ndihmojnë në kompletimin e ngjyrosjes. “Po na duhet ndihmë! Sivjet NEWBORN i dedikohet AI, por për me e ngjyrosë, hala na duhet dora edhe shpirti i njeriut. Prandaj, nëse vizaton mirë, ke vullnet me ndihmue edhe…
Gërvalla takohet me shefin e mbrojtjes gjermane, diskutojnë për forcimin dhe rritjen e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme [MPJD], Donika Gërvalla është takuar me shefin e mbrojtjes gjermane, Gjeneralin Carsten Breuer në vazhdën e Konferencës për Siguri në Munih. Gërvalla dhe Breuer kanë diskutuar për forcimin e mbrojtjes dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.Gërvalla përmes një postimi në “Facebook” tha se kërcënimet hibride e sulmet kibernitike nuk janë vetëm sfida të një shteti por ato “kërcënojnë stabilitetin e rajonit.“Kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe rreziku ndaj infrastrukturës kritike nuk janë vetëm sfida të një shteti, ato kërcënojnë stabilitetin e mbarë rajonit. Kur siguria cenohet, preken ekonomia, institucionet dhe jeta e përditshme e qytetarëve…
