Autor: TV News
Volumin e punëve e kanë të lartë e megjithatë, e njëjta nuk mund të thuhet për pjesëtarët e stafit. Kështu, për të rritur numrin e zjarrfikësve parashihej që Prishtinë të krijoheshin edhe pika për zjarrfikës vullnetar. Me vënien në detyrë të tyre, nga Brigada e Zjarrfikësve vlerësojnë se koha e reagimit do të ishte më e shpejtë. “Do na ndihmonte shumë sepse në bazë të numrit do përcaktonim ekipet sepse sigurisht se do tranohen fillimisht. Pres shumë që këtë vit të bëhet. Nëse në fshatin Mramor ndodh një zjarr, nuk ka gjasa teorike që prej këtu ku jemi të arrijmë.…
Me fillimin e dimrit të ashpër në Ukrainë, organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF dhe agjencitë e tjera të ndihmave po ndihmojnë komunitetet në rajonin lindor të Ukrainës, që të përgatiten për stinën e ftohtë. Shumë banorë vendas kanë humbur vendet e tyre të punës dhe të ardhurat e qëndrueshme për shkak të luftës dhe nuk kanë mundësi të paguajnë për ngrohje. Korrespondentja Anna Kosstutschenko e Zërit të Amerikës na sjell nga Kharkivi rrëfimin e familjes Malakey, që ka dy fëmijë me nevoja të veçanta. “Më duhen dy kova me dru për të ngrohur shtëpinë. E ndez sobën…
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një urim për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës edhe nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Siç ka njoftuar presidenca, në urim, Steinmeier ka riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke rikujtuar se shteti i tij në shkurt 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës. “Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet në urimin e Presidentit Steinmeier. Më tej, Steinmeier ka potencuar se…
“Nuk kuptova pse më kërkuat dëshpërimisht që të isha pjesë e këtij paneli për Lindjen e Mesme”. Kjo ishte ndër fjalitë e para që kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me titull: “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave që çojnë drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, pasditen e së shtunës. Lufta në Gazë ishte tema e këtij takimi, në të cilin njerëz nga politika, bota akademike, shoqëria civile dhe media kishin mbushur thuajse të gjithë sallën në “Amerikahaus” në Mynih. Në panel ishin lajmëruar si folës…
Prokuroria dhe Policia në Ferizaj kanë konfirmuar për Dukagjinin se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë denoncim lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për manipulime zgjedhore në Shtime, përfshirë fenomenin e ashtuquajtur “treni bullgar”. Dega e LDK-së në Shtime ka ngritur shqetësime mbi procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke pretenduar për ndërhyrje të jashtme dhe fletëvotime të pavulosura, të cilat sipas tyre, dëmtojnë besimin e qytetarëve në zgjedhje. Pavarësisht këtyre pretendimeve, autoritetet në Ferizaj theksojnë se deri tani nuk ka pasur ndonjë ankesë apo kallëzim penal lidhur me këtë çështje.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve Witkoff tha se do të niset për në Arabinë Saudite të dielën me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Mike Waltz për bisedime lidhur me rrugët për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Deklaratat e tij për kanalin Fox News janë konfirmimi i parë zyrtar për këto bisedime, të cilat do të jenë ndër diskutimet e para të nivelit të lartë midis zyrtarëve rusë dhe amerikanë ndër vite dhe kanë për qëllim t’i paraprijnë një takimi midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Udhëheqësit ukrainas…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Siç ka njoftuar Presidenca, në mesazhin e tij, Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces. Ai ka theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe angazhimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike për të gjithë qytetarët, pa dallim. “Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim…
Deri më tani, ju e dini se gjumi është thelbësor për trupin tonë, ai ndikon në funksionimin e metabolizmit, trurit dhe shëndetit të zemrës. Por ajo për të cilën nuk flasim gjithmonë është se si gjumi forcon imunitetin dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj infeksioneve virale. Ndoshta ju preferoni të qëndroni zgjuar deri në orët e vona të natës, duke parë shfaqjet tuaja të preferuara në TV ose ndoshta mund të vuani nga pagjumësia. Pavarësisht arsyes që nuk po flini mjaftueshëm, ekspertët thonë se gjumi është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar sëmundje të ndryshme dhe…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 janë numëruar 63.60 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1.611 nga 2.533 vendvotime, në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN). Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka përfunduar plotësisht në 14 komuna: Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Ndërkohë, më 16 shkurt në orën 16:00, ka nisur numërimi edhe në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Aktualisht, procesi i numërimit po vazhdon në 24 Qendra Komunale të Numërimit në të gjithë vendin.
Tottenham ka shënuar golin e avantazhit ndaj Manchester United. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar James Maddison, shkruan GazetaBlic Sport. Madison ka shënuar golin e avantazhit pas 13 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: VIDEO
