Autor: TV News
Gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar angazhimin e Përparim Grudës, kandidatit të PDK-së, për historinë e partisë, duke theksuar se ky fakt ka ndihmuar që ai të grumbullojë rreth 24 mijë vota deri tani. Mehmetaj ka thënë se Gruda jo vetëm që ka treguar njohuritë dhe ekspertizën e tij, por edhe që ka arritur të ndërtojë një profil që nuk refuzon historinë e UÇK-së dhe Drenicës, por e mbron dhe e respekton atë. “Çka mendoj që e ka bërë Përparim Grudën me avancu në raport me (Visar) Azemin e Ferizajt (kandidati i LDK-së). Pse ky ka marrë shumë vota e ky…
Numrat personal të identifikimit (PIN) shërbejnë si gardianë për llogaritë tona financiare në internet, pajisjet dhe informacionet e ndjeshme. Derisa koncepti i një PIN kodi me katër shifra mund të duket i thjeshtë, me vetëm 10 mijë kombinime të mundshme, krijimi i tij unik mund të jetë një sfidë. Një PIN i dobët ose i parashikueshëm mund t’ju lërë të prekshëm ndaj qasjes së paautorizuar, duke e bërë të rëndësishme zgjedhjen e një PIN-i të fortë dhe unik. Por cilët janë ato PIN-kodet më të zakonshëm? Sipas të dhënave të mbledhura nga tabelat e ekspozuara të fjalëkalimeve dhe shkeljet e…
Ish-ambasadori i Kosovës në Francë dhe akademiku Muhamedin Kullashi ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm, siç dëshmohet nga letrat e presidentit Donald Trump dhe Sekretarit Marco Rubio. Në një intervistë në FIVE të Televizionit Dukagjini, Kullashi theksoi se këto letra drejtuar presidentes Vjosa Osmani, konfirmojnë mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve për Kosovën si një shtet sovran. “Letra që presidenti Trump i dërgoi presidentes së Kosovës është shumë i qartë, sikurse letra e Marco Rubio… Qëndrimet e presidentit Trump sa i përket Kosovës janë shumë të qarta. Janë qëndrim…
Sonte me fillim nga ora 18:45, Milani do të synojë përmbysjen e madhe ndaj skuadrës holandeze, Feyenoord. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 0 në të mirë të holandezëve dhe Milani duhet që me çdo kusht të përmbys rezultatin, për kaluar në fazën tjetër, shkruan GazetaBlic Sport. Pak para duelit që luhet në San Siro janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Ja përbërjet: Milan: Maignan; Walker, Thiaw, Pavlovic, Theo Hernandez; Reijnders, Musah; Pulisic, Joao Felix, Rafael Leao; Gimenez Feyenoord: Wellenreuther; Read, Beelen, Hancko, Smal; Milambo, Moder, Bueno; Hadj Moussa, Redmond, Paixao /GazetaBlic Sport
Platforma digjitale e shërbimeve publike, eKosova, tani është e aksesueshme edhe si aplikacion për pajisjet iOS dhe Android. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e kësaj platforme në ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset. Sipas Kurtit, eKosova ka tashmë mbi 1 milion përdorues të regjistruar dhe ofron më shumë se 220 shërbime elektronike. “Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, eKosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset. Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe…
Policia turke ka arrestuar 282 të dyshuar të akuzuar për lidhje, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), që e cilëson grup militant, ka bërë të ditur të martën ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. Mes tyre ka gazetarë, politikanë dhe akademikë. Bastisjet e pesë ditëve të fundit erdhën teksa Turqia vazhdon të largojë kryebashkiakët e zgjedhur pro-kurdë nga postet e tyre, hap që përkon me shpresat për një fund të një konflikti 40-vjeçar midis PKK-së dhe autoriteteve, raporton Reuters. Sindikata e Gazetarëve të Turqisë dënoi ndalimin e tre gazetarëve. “Ne nuk pranojmë që ata të ndalohen përmes bastisjeve të shtëpive…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke vijuar me procesin e numërimit të votave dhe verifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se përpara shpalljes së rezultateve përfundimtare duhet të përfundojnë disa procedura. Sipas të dhënave të fundit, siç ka njoftuar Elezi, deri më 18 shkurt, ora 16:00, janë numëruar rreth 78% e vendvotimeve, ose 1,970 nga 2,533 qendra votimi. Ndërkohë, ka vijuar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura nga jashtë Kosovës, përmes postës. Nga data 9 shkurt kur ka nisur ky proces, janë…
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, dhe ky fakt sipas SHBA-së, është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës. “Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt ndaj forcave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion mbështetës për paqe i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin në platformën “X” të misionit amerikan në aleancën…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në një ceremoni të veçantë ka ndara Dekorata Presidenciale. Ajo ka dekoruar familjen Jashari, duke njohur kështu sakrificën e përbashkët të çdo anëtari të familjes që qëndroi dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Osmani theksoi se në 17-vjetorin e pavarësisë, po i bëjnë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e këtij kombi në një akt solemn – dekorimin e atyre që e bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen tonë përpara, “Në këtë ditë të shenjtë, në këtë…
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë nisur bisedimet për të adresuar tensionet mes dy vendeve dhe për të gjetur rrugë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se takimi i mbajtur në Riad të Arabisë Saudite është vetëm një hap i parë dhe se procesi do të kërkojë kohë. Delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Rusisë janë pajtuar që të caktojnë ekipe të nivelit të lartë për bisedime për Ukrainën, që të punojnë për të gjetur një rrugë drejt fundit sa më të shpejtë të luftës, ka thënë zëdhënësja e Departamentit Amerikan…
