Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

25 Nëntor, 2026

Parregullsi me kreditë e shpejta: Dy kompani financiare ndalohen të japin kredi!

25 Nëntor, 2026

Hisen Ferati, veprimtari nga Hasanbegu i Shkupit i zhdukur tani e 26 vite

25 Nëntor, 2026

Arrestohet 39-vjeçarja nga Kumanova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg për mashtrim

25 Nëntor, 2026

Gjykata me vendim përfundimtar: Vulat e ASH-së i takojnë Taravarit, hidhet poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026

Goditet kontrabanda në Bogorodicë, kapet shtetasi serb me një milion cigare pa pullë akcize

25 Nëntor, 2026

Sllupçani feston me zemër shqiptare: “Faik Konica” ndez atmosferën për 22 dhe 28 Nëntorin

25 Nëntor, 2026

Unë heshta, Monika e denoncoi – Dy histori të dhunës digjitale

25 Nëntor, 2026

BDI Kumanovë: Drejtësi selektive dhe frikësim para 28 Nëntorit, kërkohet zbardhja e rastit/VIDEO/

25 Nëntor, 2026

VLEN: Ne nuk premtojmë, ne veprojmë! Provimet që ishin 100% maqedonisht, i kemi bë 100% shqip (Video)

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kullashi: Qëndrimi i ShBA-ve për Kosovën është i qartë dhe i pandryshueshëm

TV NewsBy TV News18 Shkurt, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë dhe akademiku Muhamedin Kullashi ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm, siç dëshmohet nga letrat e presidentit Donald Trump dhe Sekretarit Marco Rubio.

Në një intervistë në FIVE të Televizionit Dukagjini, Kullashi theksoi se këto letra drejtuar presidentes Vjosa Osmani, konfirmojnë mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve për Kosovën si një shtet sovran.

“Letra që presidenti Trump i dërgoi presidentes së Kosovës është shumë i qartë, sikurse letra e Marco Rubio… Qëndrimet e presidentit Trump sa i përket Kosovës janë shumë të qarta. Janë qëndrim ku shprehet mbështetja e fuqishme ndaj Kosovës për proceset demokratike që zhvillohen në Kosovë që sa vite. Edhe Kosova emërtohen si shtet sovran në letrën e Marko Rubios. Këtu emërtohet si komb sovran…

Këto janë dy letra që kanë një peshë të madhe jo vetëm por Kosovën, por edhe për shtetet e tjera se ato duhet ta dinë që kjo vjen nga SHBA-të. Që ka pasur një rol vendimtar.

Orientimi dhe qartësia e letrës nuk lë vend për manipulime të tjera që mund të vijnë”, ka thënë Kullashi në FIVE.

Krahas kësaj, Kullashi theksoi se zvarritja e dialogut Kosovë-Serbi i ka shërbyer më shumë Serbisë dhe Rusisë sesa Kosovës.

“Në dritën e këtyre dy letrave, e këtyre dy qëndrimeve mendoj që është mirë që edhe zyrtarët evropianë të kuptojnë që ka zgjatur shumë kjo çështje (e dialogut). Natyrisht edhe pala jonë, kanë vërejtje tjera që i kanë bërë, jo vetëm Serbisë, të cilët si ka konvenuar kjo zhagitje. Në atë masë sa përfaqësuesit nga pala jonë nuk e kanë kuptuar këtë. Se kjo i konvenon Serbisë. Sikurse që dobësimi i marrëdhënieve me shtete aleatë, që kanë pas rol vendimtar në çlirimin e rindërtimin e Kosovës”, ka shtuar akademiku Kullashi.

Ai kritikoi qasjen e deritanishme të Qeverisë Kurti ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se mungesa e koordinimit me aleatët perëndimorë ka dëmtuar raportet diplomatike dhe ka sjellë një izolim të vendit.

Sipas Kullashit, zgjedhjet që u mbajtën në shkurt mund të jenë një mundësi për të sjellë një qeveri të re me përvojë në bashkëpunimin me aleatët strategjikë.

“Dobësimi i këtyre ka shkuar në dobi të Serbisë. Kjo ka qenë shumë e mirëseardhur edhe për Serbinë edhe për Rusinë.

Me fjalë të tjera mungesa e një bashkëpunimi, koordinimi me fuqitë që kanë pas rol vendimtar.

Kështu që unë besoj që këto do të duhej të tejkaloheni. Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin zgjidhje të reja. Të sjellin një frymë të re. Jo frymën e izolimit. Jo frymë e mbylljes së Kosovës, por një orientim tjetër e bashkëpunim. Se Kosova ka pas përvojë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Gjatë katër viteve këto vëreje janë bërë rregullisht në llogari të Qeverisë  Kosovës. E cila nuk ka gjetë motivim të bashkëpunoj me vendet aleate. Kështu që kjo nuk është punë thjesht e Grenellit, thjesht motivim e tij. Këto janë qarqet diplomatike që e përcjellin në thellësi zhvillimet edhe tek ne. Edhe raportet edhe qëndrimet e zyrtarëve. (raportet) janë të lënduar për shka të mos komunikimit. Për shkak të një mbylltësie. Që lidhet me ide me ideologji të caktuara. Kemi pas rast të dëgjojmë këto kritika që janë bërë në llogari të përfaqësuesve të kësaj qeverie. Ne shpresojmë që këto të tejkalohen me një qeveri te re. Më një qeveri ka pas përvojë me shtet aleate dhe që e dinë se sa është kjo vitale”, ka theksuar Kullashi në FIVE të Dukagjinit.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

Sulmohet doganieri në Merdar, i dyshuari e godet me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan Vuçiqeviq

Nga viti 2019 deri në tetor 2026 në Kosovë janë vra 33 gra, Gërvalla: Mos jetoni nën kërcënimin e dhunës, raportojeni

Dy deputetët shqiptarë në dy komisione të Kuvendit të Serbisë

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

Lajmet e fundit

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Bërnabiqit

25 Nëntor, 2026

Parregullsi me kreditë e shpejta: Dy kompani financiare ndalohen të japin kredi!

25 Nëntor, 2026

Hisen Ferati, veprimtari nga Hasanbegu i Shkupit i zhdukur tani e 26 vite

25 Nëntor, 2026

Arrestohet 39-vjeçarja nga Kumanova, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg për mashtrim

25 Nëntor, 2026

Gjykata me vendim përfundimtar: Vulat e ASH-së i takojnë Taravarit, hidhet poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor, 2026

Goditet kontrabanda në Bogorodicë, kapet shtetasi serb me një milion cigare pa pullë akcize

25 Nëntor, 2026

Sllupçani feston me zemër shqiptare: “Faik Konica” ndez atmosferën për 22 dhe 28 Nëntorin

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.