Autor: TV News
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj sulmeve të autoriteteve serbe ndaj aktivistëve në Beograd, duke theksuar se fushata shpifëse e Serbisë po shtrihet edhe përtej kufijve të saj. Në një postim në rrjetin social “Bluesky”, Rohde ka cituar kryevëzhguesen e BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau, duke thënë se Serbia ka ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet e Kosovës përmes Listës Serbe. “Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë,…
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes prokurorit James Pace ka thënë se dëshmitari W04491 i cili është i 122-i me radhë, ishte arrestuar dhe rrahur nga anëtarët e UÇK-së, të cilët pretendohet se e kanë akuzuar se ishte spiun. Pace tha se dëshmitari është arrestuar së bashku me një person tjetër dhe është mbajtur i ndaluar në dy vende të ndryshme. “Dëshmitari W04491 dhe një person tjetër janë arrestuar nga anëtarë të UÇK-së në korrik të 1998 dhe janë mbajtur në dy vende dhe i kanë akuzuar që ishin spiunë”, tha Pace. Ai shtoi se veç kësaj, dëshmitari do…
Giovamni Colella nuk do të jetë më trajner i Feronikelit ’74. Kjo vjen si pasojë e rezultateve të dobëta të skuadrës së tij, ku kanë qenë në zonën e kuqe gjatë tërë sezonit. Skuadra nga Drenasi, tashmë pritet të gjejë një zëvëndësues gjatë ditëve në vazhdim. Kujtojmë se Feronikeli ’74 gjendet në fund të tabelës në “Albi Mall Superliga” dhe ka gjithsej 10 pikë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas ndarjes së titullit “Hero i Kosovës” Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes Jashari, ka ndarë Urdhrin “Heroina të Kosovës” edhe për vajzat dhe gratë që luftuan në radhët e UÇK-së. Dy bashkëluftëtarët dhe bashkëshortët, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, kanë marrë këtë titull po ashtu nga Osmani, në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë. “Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë Urdhrat Hero i Kosovës edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me…
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të martën takimin e nivelit të lartë në Arabinë Saudite. Pas më shumë se dy orësh, palët janë pajtuar për një pushim të shkurtër, për t’u rikthyer sërish në tavolinë. Pala amerikane ka thënë se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë. Pala ruse, në anën tjetër, ka thënë se prioritet do të ketë normalizimi i marrëdhënieve me SHBA-në. Kremlini: Putin do të bisedojë me Zelenskyn, ‘nëse është e nevojshme’ Teksa vazhdojnë…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin francez, Olivier Guérot, me të cilin diskutuan rreth procesit zgjedhor. Krasniqi tha se është e rëndësishme që ky proces të përmbyllet në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe standardet demokratike. “PDK e konsideron votën shprehje të pjekurisë politike dhe mbështet formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale dhe të përgjegjshme. Pavarësisht pozicionit tonë politik, interesi i Kosovës dhe qytetarëve mbetet udhërrëfyesi ynë kryesor përpara”, ka shkruar ai.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Selinë Qendrore ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Sipas njoftimit thuhet se gjatë takimit Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav për gjendjen aktuale politike me theks të veçantë lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate. “Kryetari Abdixhiku theksoi se LDK e respekton në plotni vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që ky proces…
Prej daljes publike të UÇK-së, në Drenicë, më 28 nëntor të vitit 1997 Prej daljes publike të UÇK-së, në Drenicë, më 28 nëntor të vitit 1997, që doli si rezultat i Betejës paraprake në Ludoviq, tani Rezallë e re, të Drenicës, të cilën e kishte udhëhequr komandanti i UÇK-së, Adem Jashari me shumë bashkëluftëtarë të bërthamave të para kryengritëse e deri te Beteja e 5. 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori përsipër kryengritjen e armatosur, e cila i vuri themelet e forta të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me rënien heroike të Komandantit…
El Salvadori ka uruar Kosovën për nder të 17-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidenti I El Salvadorit, Nayib Bukele, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka shprehur urimet më të sinqerta për Osmanin dhe për qytetarët e vendit tonë, duke e cilësuar këtë ditë si një simbol të forcës dhe përkushtimit të popullit të Kosovës ndaj historisë dhe identitetit të tyre. Duke përgëzuar përparimin që ka arritur Kosova, Presidenti Bukele ka ripotencuar vullnetin e El Salvadorit për t`i forcuar marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Në fund të mesazhit, presidenti Bukele ka përcjellë urimet…
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur të martën takimin e nivelit të lartë në Arabinë Saudite. Pala amerikane ka thënë se takimi i sotëm nuk ka të bëjë me nisje të negociatave, mirëpo për të parë nëse Rusia është “serioze” në dhënien fund të luftës në Ukrainë. Pala ruse, në anën tjetër, ka thënë se prioritet do të ketë normalizimi i marrëdhënieve me SHBA-në. Pala amerikane përbëhet prej Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Lindje të Mesme, Steve Wikoff. Ministri i Jashtëm rus, Sergei…
