Autor: TV News
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë te procesi zgjedhor dhe rëndësia e përmbylljes së tij në përputhje me standardet më të larta demokratike. Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” është shprehur se këto zgjedhje përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për demokracinë tonë dhe një dëshmi e qartë e pjekurisë politike të qytetarëve të Kosovës. “Në PDK, ne respektojmë dhe njohim vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës. Urojmë që vendi…
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Sipas njoftimit nga Presidenca, Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet e forta mes Austrisë dhe Kosovës, duke theksuar se të dyja vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi çështje të ndryshme. “Në mesazhin e tij, Presidenti Van der Bellen ka theksuar lidhjet e forta që bashkojnë Austrinë dhe Kosovën, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta evropiane dhe qëndrime të ngjashme mbi shumë çështje”, thuhet në njoftim. Gjithashtu, ai…
Vedat Muriqi është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në La Liga. Sulmuesi kosovar realizoi dy gola në fitoren e Mallorcas ndaj Las Palmas, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 1, kurse Muriqi e gjeti dy herë rrugën e golit, duke dhënë sijnale të qarta se po rikthehet në formë optimale.
Egjipti është duke zhvilluar një plan për të rindërtuar Rripin e Gazës, që nuk parasheh largimin e palestinezëve nga territori i tyre, teksa shtetet arabe po tentojnë të minimizojnë propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i larguar banorët nga zona, dhe që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e territorit. Plani, sipas një raportimi të medias shtetërore të Egjiptit, Al-Ahram, bën thirrje për krijimin e “zonave të sigurta” brenda Gazës, ku palestinezët do të mund të qëndronin derisa kompanitë ndërtuese prej Egjiptit dhe vendeve tjera të rindërtonin infrastrukturën. Tri zonat e sigurta do të funksionin për një periudhë fillestare…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi giyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e ketij procesi giyqesor pritet te nis sot në orën 9:00. Ndryshe te enjten ish-komandanti i Zonës Operative të Drenices dhe ish-komandanti i pergjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi ka përfunduar deshminë në këtë proces giyqësor e cila ka zgjatur katër ditë. Ndërsa, Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ne Hage, ne çeshtjen gjyqesore per krime lufte të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të zbresin nga -7°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga veriu.
Mjekët thonë se një teknologji e re mund të përmirësojë ndjeshëm jetën e pacientëve me sëmundjen Parkinson. Ata thonë se teknologjia e re mundet të gjurmojë me saktësi aktivitetin e trurit të pacientit dhe të dërgojë në kohë reale stimulimin elektrik të nevojshëm për të ndalur lëvizjet dhe dridhjet e pavullnetshme. Eric van Breda nga Roterdami është ndër pacientët e parë me Parkinson që përfiton nga një përditësim i programit për një pajisje stimulimi të thellë të vendosur brenda trurit, që premton përfitime për përmirësimin e cilësisë së jetës. Van Breda ishte vetëm 38 vjeç kur u diagnostikua rreth dhjetë…
Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, mungoi në seancën stërvitore në grup të hënën (17 shkurt) përpara ndeshjes së dytë të play-offit të Champions League kundër Man City, sipas Marca. Uruguaiani kishte disa shqetësime të vogla dhe zgjodhi të stërvitej në ambiente të mbyllura së bashku me Jesus Vallejo, i cili gjithashtu humbi stërvitjen. Valverde e pësoi këtë problem në barazimin e fundit 1-1 kundër Osasuna, por ai pritet të stërvitet me skuadrën përpara ndeshjes së Man City. Fede ka të ngjarë të vazhdojë të luajë në rolin e mbrojtësit të djathtë për shkak të mungesës së opsioneve cilësore në…
Presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon bisedime me një grup udhëheqësish evropianë , të përqëndruara tek situata në Ukrainë, mes një ndryshimi në qasjen amerikane ndaj konfliktit dhe sugjerimeve të bëra nga zyrtarë amerikanë, se Evropa nuk do të ketë rol në bisedimet e paqes.Në këtë takim po marrin pjesë udhëheqës nga Britania, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja, Holanda dhe Danimarka. Kryeministri britanik Keir Starmer pas takimit tha se duhet të ketë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara për vendet evropiane për të dërguar forca paqeruajtëse në Ukrainë, pas arritjes së një marrëveshje të paqes. “Evropa duhet të luajë rolin e saj…
Administrata e Presidentit Donald Trump iu drejtua Gjykatës së Lartë për të ndërhyrë në përpjekjet e saj për të shkarkuar drejtuesin e një agjencie të pavarur amerikane që mbron sinjalizuesit e qeverisë, duke sjell para gjykatës më të lartë të vendit betejën e parë ligjore mbi veprimet e zotit Trump që kur filloi mandatin në muajin janar. Departamenti i Drejtësisë kërkoi nga gjykata që të shfuqizojë menjëherë urdhrin e një gjykatësi federal të lëshuar me 12 shkurt, që bllokon përkohësisht shkarkimin e shefit të Zyrës së Kryeinsepktorit Ligjor, Hampton Dellinger, ndërkohë që vazhdon procesi për këtë çështje, sipas një shkrese…
