Autor: TV News

Analisti Astrit Gashi ka thënë se para zgjedhjeve kishte parë mundësinë që lista me 10 kandidatë të ishte një mundësi për të përfshirë individë si Besnik Tahiri, me performancë të mirë që të hynin në Kuvend. Megjithatë, bazuar në rezultatet e deritanishme të publikuara në media, duket se Tahiri nuk e ka marrë mbështetjen e duhur për të siguruar një vend në Kuvend. Gashi theksoi se nëse Besnik Tahiri nuk arrin të hyjë në Kuvend, kjo do të ishte një humbje për AAK-në, duke u shprehur i zhgënjyer nga ky rezultat. “Unë kam besuar që faktoi që i kemi 10…

Read More

Analisti Lirim Mehmetaj ka thënë se mekanizmi i deputetit nuk shfrytëzohet. Me qenë deputet në Kosovë është privilegj i jashtëzakonshëm sepse është demokraci parlamentare dhe se mekanizmat dhe instrumentet që ka deputeti janë të jashtëzakonshme por fatkeqësisht deputetët nuk kanë pavarësi nga parti ka thënë Mehmetaj duke shtuar se përkundër listave që janë të hapura. “Nëse është parti që e ka Qeverinë, diktohet[deputeti] prej qeverisë dhe nuk është që manifestojnë vullnete të lira shumë brenda partive. Kur eskalon situata dalin krejt, qysh ka pas plotë që kanë dal”, ka thënë ai. Deputetët kanë shumë mundësi ligjore por nuk i shfrytëzojnë…

Read More

Betejat në arenën politike e diplomatike Më 6 shkurt 1999 nisi Konferenca paqësore për Kosovën në Rambuje të Francës, me ndërmjetësimin e Grupi i Kontaktit dhe pjesëmarrjen e delegacioneve nga Kosova dhe Serbia. Konferenca zgjati 17 ditë dhe përfundoi pa sukses, për shkak të kushteve të papranueshme që Serbia i kishte vënë Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar. Delegacioni i Kosovës pranoi propozimi-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës. Delegacioni serb mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos iu lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë ne kuadër të Kombeve te Bashkuara. Më 18 mars delegacioni…

Read More

Hetuesit policor sot në Prishtinë kanë arrestuar një person të dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura, njofton policia. Sipas policisë, raste këto të ndodhura kohëve të fundit në kryeqytet. “Ndaj personit të dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste…

Read More

Administrata e Presidentit Trump pushoi nga puna disa qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit në një fundjavë të ngarkuar me udhëtime ajrore. Pushimet nga puna ndodhin vetëm disa javë pas një përplasje vdekjeprurëse të një helikopteri ushtarak me një aeroplan pasagjerësh në fund të muajit të kaluar në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit, “Ronald Reagan”. Punonjësit e punësuar në dy vitet e fundit, të cilët ndodheshin në periudhë prove, u njoftuan se ishin pushuar nga puna përmes emailit të premten në mbrëmje, thuhej në një deklaratë të David Speros, president i sindikatës së punonjësve të sigurisë së aviacionit. Në mesin…

Read More

Analisti Sadri Ramabaja ka bërë një analizë të hidhur për listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, duke thënë se nëse do të kishte pasur më shumë figura si Nezir Kraki, partia do të kishte arritur rezultat më të mirë gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ramabaja ka kritikuar kandidatin tjetër të VV-së për deputet Luan Gacaferrin për një skandal të fundit, në të cilin Gacaferri u gëzua për rëndimin shëndetësor të Hashim Thaçit, i cili nuk mundi të merrte pjesë në seancë. “Sepse po të kishte pas më shumë Nezir Kraka në listën e VV-së, do të ishin 57 deputetët…

Read More

“Prishtina llogariti gabimisht – as koktejet e molotovit nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgjedhjet serbëve në Kosovë dhe Metohi: Nga Adem Jashari dhe Hashim Thaçi te Kurti e mbrapa”… Këta janë disa nga dhjetëra titujt në mediat shtetërore ruse të mbështetura nga Kremlini, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia, të cilët janë publikuar gjatë fushatës parazgjedhore në Kosovë, nga 11 janari deri më 9 shkurt. Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve theksoi në raportin e tij se këto dy medie kanë publikuar rreth 60 artikuj për zgjedhjet në Kosovë, që nga fillimi i janarit, dhe se…

Read More

Analisti Visar Ymeri ka komentuar rezultatet e dala në publik deri më tani të kandidatëve për deputet nga partitë politike. Ai ka thënë se ka faktorë të ndryshëm që kandidatët i bëjnë deputet. “Këta faktorë mund të jenë prej paraqitjeve televizive te performanca e pastaj rrjeti që e ki në teren, te puna që e bënë në teren … se ka njerëz që bëhen deputet pa i parë kurrë në publik, në secilën parti, kjo s’është e veçantë për një parti se punojnë në teren, e kanë bazën e fortë e pastaj ajo kur e ki bazën e fortë për…

Read More

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për të mbështetur Ukrainën, teksa Shtetet e Bashkuara zhvilluan takim me Rusinë në përpjekje për të ndalur luftën. “Evropa më nuk mund të varet plotësisht nga SHBA-ja për të mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta, përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, u tha në një deklaratë të Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve, Liberalët dhe Të Gjelbërve më 18 shkurt. “Ne duhet të përballemi me këtë realitet të ri dhe të dyfishojmë përpjekjet tona të përbashkëta evropiane…

Read More