Autor: TV News
Të mërkurën, vendi do të përballet me një mot të ftohtë, me temperatura të ulëta dhe kushte dimërore të theksuara. Gjatë ditës, pritet që qielli të jetë kryesisht i kthjellët, por me praninë e vranësirave të shpërndara. Mjegulla dhe ngricat do të jenë të dukshme, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Temperaturat do të lëvizin nga -6 °C deri në -1 °C në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, në zonat malore, temperaturat pritet të zbresin ndjeshëm, duke arritur nga -14 °C deri në -9 °C.
Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, ka komentuar humbjen 1-2 të ekipit të tij në total (0-1; 1-1) ndaj Feyenoord në raundin e parë të Play-Off-it të Champions League. “Jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar. Nuk u paraqitëm mirë në Roterdam dhe u përgatitëm për ndeshjen e kthimit me synimin për të fituar. Rezultati është faji ynë. “Është një humbje e madhe për mua dhe kam bërë shumë gabime. Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë humbje. Duhet të ishim më mirë mendërisht. “Duhet të kishim shënuar një gol tjetër dhe më pas loja do të kishte ndryshuar. Ne donim të…
Franca planifikon të mbajë një tjetër takim për të diskutuar mbi Ukrainën dhe sigurinë evropiane. Takimi do të mbahet të mërkurën, por këtë herë janë ftuar vendet europiane që nuk ishin të pranishme në diskutimet që u mbajtën një ditë më parë, si edhe Kanadaja, thanë burime diplomatike për agjencinë e lajmeve Reuters, të martën. Dy burime thanë se ishin ftuar Norvegjia, Kanadaja, Lituania, Estonia, Letonia, Republika Çeke, Greqia, Finlanda, Rumania, Suedia dhe Belgjika. Presidenti francez, Emmanuel Macron, thirri të hënën një takim urgjent në Paris, me udhëheqës të vendeve evropianë, përfshirë ata të Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe…
Çdo ditë më shumë se 1000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me kancer. Sëmundjet tumorale janë të parandalueshëm por kapja në kohë është vendimtare në trajtimin e saj. OBSH deklaron se normat e mbijetesës tejkalojnë 90% në vendet me të ardhura të larta në një kohë që në vendet me të ardhura të ulëta 1 në 3 fëmijë mbijeton. Për ekspertët e shëndetësisë botërore kjo pabarazi tronditëse ekziston edhe brenda rajonit evropian të OBSH ku 20% e fëmijëve me kancer vdesin. Shqipëria është ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë të fëmijëve nga kanceri. Sipas të dhënave të OBSH vendi ynë…
Arabia Saudite ka zbuluar aspiratat e saj për t’u bërë një aktor global i aftë për të ndërmjetësuar me sukses konfliktet ndërkombëtare duke marrë rolin e mikpritësit në negociatat midis SHBA-së dhe Rusisë, sipas një analize të CNN. Një tjetër synim që Arabia Saudite po e arrin në këtë mënyrë është një avantazh shtesë në bisedimet e ardhshme për të ardhmen e Gazës së pasluftës. “Arabia Saudite pret të jetë më shumë se vetëm një ndërmjetëse në bisedimet SHBA-Rusi”, tha një zyrtar saudit për CNN. Delegacioni saudit udhëhiqet nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, vendndodhja…
Problemet që i kanë dalë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me performancën e sistemit të menaxhimit të votave, janë pasojë e kërcënimeve të sigurisë ndaj Kosovës. Këtë pretendim e ka bërë në Varshavë të Polonisë zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi. Para takimit në nivel ministrash për çështje evropiane, i organizuar nga Presidenca e Polonisë së Këshillit të BE-së, Bislimi tha se vendi është përballur edhe me kërcënime të tjera. “Ne patëm zgjedhje në Kosovë javën e kaluar dhe e përjetuam drejtpërdrejt këtë formë të kërcënimeve të sigurisë, për sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror…
Serbia synon që kryeqendër ta ketë Brukselin por sytë i mbanë kah Moska. I fundit në kryeqytetin rus ishte ministri i jashtëm Marko Gjuriq. Në kohën kur Kosova ndodhet nën sanksione ekonomike për shkak të zhvillimeve në veri, për vizitat dhe raportet me Rusinë, BE mjaftohet me një thirrje që sot një zëdhënëse pa emër ia ka përcjellë Serbisë duke e porositur që të mos i forcojnë lidhjet me Rusinë. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE, nga 2013 ka prodhuar dhjetëra marrëveshje, por asnjëherë zbatim. Mbetja e BE-së jashtë tavolinës së bisedimeve për Ukrainën të paktën në fazën fillestare, sipas analistëve…
Një nxënëse me autizëm në klasën e tretë në shkollën “Pavarësia” në kryeqytet, ka muaj që shpeshherë klasën po e gjen thuajse bosh. Kjo ngase prindërit e bashkëmoshatarëve të saj, sipas burimeve të Dukagjinit, kanë bojkotuar mësimin në vazhdimësi duke kërkuar që ky fëmijë me autizëm të largohet nga klasa. Për këtë, Këshilli i Prindërve ka mbajtur një takim sot pasdite por pretendimet i ka mohuar kryetari i tyre. “Së pari, nuk ka qenë kërkesë për largim. Ne patëm takim me prindërit e asaj klase, deklaruan se nuk kanë kërkesë për largimin e fëmijës. Ankesa kanë pasur për disa shqetësime,…
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar ndeshjen e kthimit në play-off të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Në ndeshjen e parë, “qytetarët” humbën 2:3. “Ka tension, por është më se e këndshme. Pa presion është e pamundur të paraqitemi mirë. Nëse do të fitojmë varet nga mënyra se si luajmë, si do t’i përballojmë momentet në një nga stadiumet më të mëdha. Do të ketë momente të këqija që do të duhet t’i kalojmë, por do të përpiqemi t’i reduktojmë”, tha Guardiola. “Ne duhet të luajmë një lojë pothuajse perfekte kundër Real Madridit. Rezultati i ndeshjes së…
Ushtria izraelite thotë se forcat e saj do të qëndrojnë në pesë vendndodhje strategjike në Libanin jugor pas afatit të së martës për tërheqjen e tyre sipas armëpushimit të arritur me grupin militant Hezbollah, pasi qeveria e Libanit shprehu zhgënjimin për vonesat e mëtejshme. Një armëpushim i veçantë në Gazë ishte gjithashtu në dyshim, ndërkohë që u mbushën 500 ditë nga fillimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara dërguan sinjale kontradiktore nëse dëshirojnë që armëpushimi të vazhdojë. Bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit nuk kanë filluar ende. Zëdhënësi ushtarak izraelit, Nënkolonel Nadav Shoshani…
