Autor: Suad Avdiu
Të rinjtë në BE largohen nga shtëpia e prindërve të tyre në moshë mesatare prej 26.2 vjeç. Në përgjithësi, të rinjtë nga veriu largohen nga shtëpia e prindërve të tyre më herët, krahasuar me të rinjtë nga vendet më jugore. Të rinjtë në Mal të Zi qëndrojnë në shtëpinë e prindërve të tyre më gjatë, mesatarisht deri në moshën 33.3 vjeç, ndërsa të rinjtë në Finlandë e lënë atë më herët, mesatarisht, në moshën 21.4 vjeç. Të rinjtë në Maqedoni qëndrojnë me prindërit e tyre mesatarisht deri në moshën 32.1 vjeç.Në vitin 2024, të rinjtë në nivel të BE-së e…
Zëvëndëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu si dhe kandidatin për kryetar komune të Likovës Nexhmedin Sadiku, bashkëpunëtorë e aktivistë realizuan vizitë në Shtëpinë e shëndetit në Likovë. Atje janë pritur nga drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Evzi Isufi. Kjo vizitë, sipas Fetait ka për qëllim identifikimin dhe avancimin e prioriteteve që do të garantojnë ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e Likovës. Një ndër to është ndryshimi i statutit të ISHP-së që mundëson shërbime specialistike, riorganizim i sistematizimit, me qëllim të punësimeve të reja dhe rritjes së efikasitetit, hapja…
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në Hajde Flasim në TV21 tha se pretendojnë t’i fitojnë të gjitha komunat. Siç tha Ibrahimi, matja në pushtetin zgjedhjet lokale bëhet se kush i fiton të gjitha komunat dhe u shpreh i sigurt se do të kenë epërsi në fitoret e komunave. “Ne pretendojmë që t’i fitojmë të gjitha komunat edhe me kandidatët për kryetarë edhe me listat e këshilltarëve, por ka plotë lista që ne nuk jemi fare, shembull në komunën e Çashkës, ka lista në komunën e Ohrit ku është një listë qytetare. Ka lista ku ne kemi respektuar vullnetin e qytetarëve…
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres, shprehu solidaritet të plotë me ne dhe mbështetje të plotë, dhe i lidhi të dyja me hapat tanë demokratikë, veçanërisht aftësinë për të menaxhuar marrëdhëniet ndëretnike, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pas takimit me Guterres, i cili u zhvillua mbrëmë në New York Jork, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Ai tha se qëndron pas nesh dhe se do ta përsërisë këtë kudo. Sigurisht, është mirë të dëgjosh një qëndrim të tillë dhe të marrësh mbështetje nga kreu i Kombeve të Bashkuara për shkak…
Në hapjen e Shtabit të nëndegës Bajrush Baftijari në Fushë Topanë, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti para qytetarëve prezantoi projektet konkrete që janë duke u realizuar dhe që kanë ndryshuar imazhin e gjithë komunës së Çairit. Ai theksoi se vetëm në këtë perimetër ku u hap shtabi i Fushë Topanës janë mbi 3 milionë euro investime, duke përfshirë rekonstruktimin e rrugëve kryesore dhe lokale, përfshirë rrugën “Maksut Sadiku”, përfundimin e pishinës me investim prej 1 milionë eurosh, rikonstruimin e rrugës “Ferid Murati” një rrugë moderne me vendparkime. Ai mëtej përmendi edhe ndërtimin e…
Deri në ora 7 e mëngjesit të sotëm, në Maqedoni ka pasur gjithsej 28 zjarre që digjen në sipërfaqe të hapura, tre prej të cilave janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 21 zjarre janë shuar, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave. Sipas QMK-së, zjarret janë aktive në komunën e Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda, ku digjen pyll lisi dhe fier, në komunën e Çuçer Sandevës dhe Likovës, fshatrat Malino, Tanushevci dhe Lukare, ku një pyll i përzier është prekur nga zjarri. Zjarri është aktiv edhe në komunën e Prilepit, fshatin Dabnicë dhe ku digjen bimësi…
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 25 deri në 30 gradë. Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 15, ndërsa ajo maksimale do…
Edicioni i 24-t u hap nga Drama Shqipe pranë Teatrit “Trajko Prokopiev” nga Kumanova, e cila u shfaq me dramën “Vjedhja e diamantit” të autorëve Henri Levis, Xhonatan Sajer dhe Henri Shields, me regji të Qazmedin Nuredinit Dibër, 24 shtator – Mbrëmë, në Qendrën për Kulturë, nisi Edicioni i 24-t i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”. Në hapjen e festivalit fjalë përshëndetëse mbajti drejtori i festivalit, Ylber Nuredini, i cili theksoi se prej më shumë se dy dekadash ky festival ka pasur një rrugëtim të suksesshëm. Ai nënvizoi se në këtë edicion marrin pjesë teatro nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria,…
Përfaqësuesit e Shtabit komunal të Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë zhvilluan sot një takim me përfaqësuesit e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE/ODIHR për Zgjedhjet Vendore 2025, z. Milan Kuksa dhe znj. Inesa Chorni, të cilët ushtrojnë detyrën e vëzhguesve afatgjatë në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik, ku çdo qytetar të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e votës pa presione dhe pa shantazhe politike. Shtabi lokal i BDI-së siguroi përfaqësuesit e OSCE/ODIHR se do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për të…
Vizita vjen në një moment me rëndësi për sigurinë rajonale dhe rolin e shtuar të Shqipërisë në strukturat euroatlantike Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH), Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare ditën e djeshme në selinë e NATO-s, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, dhe zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska. Lajmi u bë i ditur nga Aleanca Atlanike, duke zbuluar disa pamje nga takimi mes palëve pa ndarë detaje të tjera. Vizita vjen në një moment me rëndësi për sigurinë rajonale dhe rolin e shtuar të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Nga selia e…
