Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026

Rikthehen temperaturat mbi 40 gradë – sinoptikanët paralajmërojnë valë të re të nxehti në Maqedoninë e Veriut

28 Korrik, 2026

Shkarravitet tabela e shoqatës serbe në Kumanovë

28 Korrik, 2026

Mickoski: Nuk do të lejoj ndryshime kushtetuese të tilla siç kërkon Bullgaria

28 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 28 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Festivalin e hapi teatri i Kumanovës

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Edicioni i 24-t u hap nga Drama Shqipe pranë Teatrit “Trajko Prokopiev” nga Kumanova, e cila u shfaq me dramën “Vjedhja e diamantit” të autorëve Henri Levis, Xhonatan Sajer dhe Henri Shields, me regji të Qazmedin Nuredinit

Dibër, 24 shtator – Mbrëmë, në Qendrën për Kulturë, nisi Edicioni i 24-t i Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”. Në hapjen e festivalit fjalë përshëndetëse mbajti drejtori i festivalit, Ylber Nuredini, i cili theksoi se prej më shumë se dy dekadash ky festival ka pasur një rrugëtim të suksesshëm. Ai nënvizoi se në këtë edicion marrin pjesë teatro nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Edicioni i 24-t u hap nga Drama Shqipe pranë Teatrit “Trajko Prokopiev” nga Kumanova, e cila u shfaq me dramën “Vjedhja e diamantit” të autorëve Henri Levis, Xhonatan Sajer dhe Henri Shields, me regji të Qazmedin Nuredinit. Drama e Kumanovës u prezantua me sukses para publikut dibran dhe u shpërblye me duartrokitje frenetike nga artdashësit.

Në netët e ardhshme do të prezantohen: Teatri Shqiptar për të Rinj dhe Fëmijë nga Shkupi, Teatri Kombëtar Shqiptar nga Shkupi, Teatri nga Presheva, Teatri “Shahin Spahivogli” nga Tirana, Teatri nga Gostivari, Teatri nga Tetova, Teatri Kombëtar i Kosovës nga Prishtina, si dhe Kuarteti i udhëhequr nga Pllamenka Trajkovska, një projekt i Qendrës për Kulturë në Dibër.

Festivali do të përfundojë më 30 shtator me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Natën e parë, përveç publikut dibran, hapjen e festivalit dhe shfaqjen e trupës nga Kumanova e ndoqën edhe artdashës nga disa qytete të tjera të vendit, si dhe nga qytetet kufitare të Shqipërisë. Dibranët vijojnë të mbështesin kërkesën e drejtorisë për institucionalizimin e Festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni” nga ana e Ministrisë së Kulturës, kërkesë që është ngritur prej vitesh.

Edhe ky edicion realizohet me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës së RMV-së, Komunës së Dibrës, Qendrës për Kulturë, si dhe disa kompanive vendore dhe dibrane.

Lexuar: 2

Lajme te ngjashme

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

Lajmet e fundit

Lajm i mirë për banorët e Hasanbegut: Komuna e Gazi Babës siguron 8.000 denarë për çdo foshnjë të porsalindur

28 Korrik, 2026

Talenti shqiptar Leart Alija në provë te gjiganti austriak Austria Wien

28 Korrik, 2026

Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi për grafitet: “Mrtov shqiptar, dobar shqiptar”?

28 Korrik, 2026

Kumanovë, hidhet bombë dore në një oborr shtëpie në rrugën e banuar me shqiptarë

28 Korrik, 2026

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

28 Korrik, 2026

Dyshohet se pagoi për provimin, ryshfeti kaloi përmes llogarisë bankare

28 Korrik, 2026

Një vit e gjysmë hetime, ende pa epilog për Artan Grubin

28 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.