Autor: Suad Avdiu
Partia maqedonase në opozitë, LSDM, thotë se VMRO-DPMNE-ja ka bllokuar reformat në gjyqësor dhe e ka partizuar atë me familjarë. Sipas LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë bllokuar reformat në gjyqësor dhe rrjedhimisht drejtësinë në Maqedoni. “Mickoski refuzoi të miratojë ligjet e nevojshme për reformë dhe tregoi se nuk ka ndërmend një gjyqësor të pavarur, por vetëm një gjyqësor të robëruar dhe të bindur, nën diktatin e VMRO-DPMNE. Gjithsej 12 ligje ishin planifikuar për vitin 2025, asnjë prej të cilave nuk është paraqitur në Parlament”. “Në vend të reformave dhe një gjyqësori të pavarur, Mickoski e ka shndërruar gjyqësorin në…
VLEN në një kumtesë për media thotë se BDI e ka kthyer patriotizmin në mbulesë për korrupsionin dhe klanet e veta. Nga VLEN gjithashtu thonë se “kur shqiptarët e Likovës pinin ujë me arsen, tenderët numëroheshin në xhepat e të afërmve të pushtetit dhe kur qytetarët prisnin investime dhe zhvillim, pushteti i tyre shndërrohej në pazare dhe abuzime”. “Sot, retorika e tyre përdoret si dekor për të mbuluar turpin. Por bota tashmë i njeh. Artan Grubi është turpi i listës së zezë të SHBA-ve i kapur për ryshfet dhe korrupsion. Krahu i tij i djathtë, Enver Bexheti, ka shërbyer për…
Në një atmosferë të mbushur me energji, duartrokitje dhe shpresë për ndryshime, Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), sonte hapi shtabin e koalicionit në zemër të Çairit. Para qindra qytetarëve dhe mbështetësve të pranishëm, Osmani dërgoi një mesazh të fuqishëm dhe emocional për ndershmëri, disiplinë dhe ndryshim. “Të dashurit e mi, i dëgjoj bisedat, ‘Bujari nuk ka qenë kurrë në komunë, si do t’i dijë problemet lokale?’ Por unë tre muaj kam ecur nëpër rrugët e Çairit. Sot mund të përmend çdo gropë, çdo problem që e kam hasur,…
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 28 deri në 33 gradë, shkruan Alsat.Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur emërimin e Sabri Azirit si zëdhënës i Shtabit Zgjedhor. “Me kënaqësi të veçantë e bëj të ditur emërimin e z. Sabri Aziri si zëdhënës i Shtabit Zgjedhor të Çairit. Sabriu është një figurë e dashur dhe e respektuar, i njohur për profesionalizmin, qetësinë dhe maturinë e tij në çdo situatë. Jam i bindur se me aftësinë e tij për të komunikuar qartë dhe me profesionalizëm, ai do të përcjellë fuqishëm vizionin tonë politik për fitoren e 19 tetorit”, shkruan Mexhiti. Sipas tij, prania e Azirit në shtab…
Çdo ditë e më shumë po demaskohen dhe shqiptarët po marrin dëshmi tjera të qarta për fytyrën e vërtetë të BDI-së. Deklaratat e partnerit të tyre të deridjeshëm, Menduh Thaçi, zbuluan të vërtetën që BDI përpiqet ta fshehë: kjo parti ka lutur Hristijan Mickoskin që të jetë pjesë e qeverisë, pa kushte, pa kërkesa reale, madje edhe pa postin e kryeparlamentarit, dhe me më pak ministri sesa ka sot VLEN. Ky është kulmi i nënshtrimit dhe servilizmit politik. Dhe sot, para jush duam të bëjmë pyetjet që kërkojnë përgjigje: Pse BDI deshi të hyjë në qeveri pa asnjë kusht? Cilin…
Gjatë gjykimit në Hagë ku po dëshmon dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit, u paraqit një deklaratë e ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralit Mike Jackson, e dhënë më 24 maj 2016 në Gjykatën e Lartë në Londër. Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli, lexoi nga kjo deklaratë që Jackson kishte thënë se nuk kishte prova që UÇK-ja të kishte kryer akte dhune ndaj serbëve.Jackson kishte theksuar se megjithëse nuk përjashtonte mundësinë që disa individë të kenë kryer akte të tilla, nuk kishte prova që këto ishin praktika institucionale të UÇK-së. Ai shtoi se nuk kishte dëshmi që UÇK-ja…
Bilall Kasami siguron që uniformat e reja të Policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe, aty ku parashihet me ligj, përcjell TV21. Kasami tha se vlerëson se bëhet fjalë për furnizim publik të përgjegjshëm, dhe se më pas do të përcaktohen detajet. “Jemi në komunikim me MPB-në. Ajo që mund të garantojmë, që edhe në këtë rast, do të respektohet ligji dhe aty ku uniformat në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duhet të jenë në gjuhën shqipe, sigurisht do të jenë edhe në gjuhën shqipe”, theksoi Kasami.
Lëvdata dhe kritika për bujqësinë janë qëndrimet e ndryshme të pozitës dhe opozitës për bujqësinë. Përderisa VMRO në pushtet është lëvduar me rezultatet e arritura, nga LSDM opozitare thonë se ka probleme në çdo degë bujqësore Fisnik PASHOLLI Shkup, 23 shtator – Lëvdata dhe kritika për bujqësinë janë qëndrimet e ndryshme të pozitës dhe opozitës për bujqësinë. Përderisa VMRO në pushtet është lëvduar me rezultatet e arritura, nga LSDM opozitare thonë se ka probleme në çdo degë bujqësore. Sipas VMRO-DPMNE , po rikthehet dinjiteti dhe siguria e fermerit të Maqedonisë, përderisa zhvillimi i bujqësisë është prioritet strategjik i Qeverisë, ndërsa…
Emira Muzafer Jashari, nga fshati Debresh i Gostivarit, ka përfunduar me sukses doktoraturën në Fakultetin Ekonomik, dega Financë, në Universitetin e Cyrihut – një nga universitetet më prestigjioze në botë. Punimi i saj shkencor u vlerësua nga komisioni profesional me notën më të lartë, 10 (dhjetë), duke u cilësuar si një arritje e shkëlqyer akademike. Me këtë sukses, Emira Jashari konsiderohet si shqiptarja e parë që ka mbrojtur doktoraturën në këtë universitet elitar.
