Autor: Suad Avdiu
Në lagjen Tophanë të Çairit po zhvillohen punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Maksut Sadik”, një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës, i cili u paralajmërua disa javë më parë nga kandidati për kryetar të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti. Në një video postim të bërë në rrjetet sociale, Mexhiti kujtoi se kishte premtuar fillimin e punimeve brenda një muaji, premtim që tashmë është duke u realizuar. “Mirëmëngjesi nga rruga “Maksut Sadik” në Tophanë. Punë dhe përkushtim!”, shkruan kështu Mexhiti në një video të postuar në rrjetet sociale. Ndryshe, rruga “Maksut Sadik” është një arterie e rëndësishme…
Moti me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm lokal që e përfshiu vendin, do të ndikojë mjaftueshëm ndaj bujqësisë. Siç thonë agrometeorologët, reshjet e reja do ta përmirësojnë gjendjen me lagështinë e tokës. Rekomandohet që prodhuesit bujqësor të vazhdojnë me aktivitetet dhe kujdesin për të korrat. “Për kulturat e arës, fillon përgatitja e tokës para mbjelljes, e cila është thelbësore për arritjen e rendimenteve të larta. Përgatitja duhet të kryhet në kohë dhe me cilësi të lartë në mënyrë që të krijohet një shtresë e lirshme toke në të cilën do të grumbullohen uji dhe lëndët…
Kryeministri Hristijan Mickoski e ka të paqartë idenë e LSDM-së që nga opozita të prezantojë draft rezolutë për siç thotë, gjoja mbrojtjen e interesave të shtetit. Ai thotë se nëse më herët luftonin për të mbrojtur pushtetin, tani nga opozita rrezikojnë pozitat e shtetit. Për Mickoskin, rezoluta e LSDM-së përmban shumë falsifikime historike, siç janë periudha e pranimit të gjuhës maqedonase në OKB, dhe emri i shtetit kur shteti e mori datën e negociatave në vitin 2005. “Ne kemi qëndrime të qarta, garanci! Të cilat i përmendi dhe kryetari i Këshillit Evropian sepse populli maqedonas dhe populli i Maqedonisë, pa…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, tani pjesë e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Zijadin Sela, në emisionin “Samo intervju” në Kanal 5 përsëriti se ai dhe Arben Taravari do të vazhdojnë ta shohin njëri-tjetrin me “dylbi”, edhe pse sot ndodhen në të njëjtin koalicion të udhëhequr nga Ali Ahmeti. Sela hyrjen e Taravarit në këtë koalicion e cilësoi si “gabim” dhe e përshkroi me fjalën “jokonzistente”. “Për fat të keq, kur u tërhoqa nga ASH lashë hapësirë që të udhëheqin njerëz pa vizion, që nuk shohin më larg se një muaj apo gjashtë muaj. Ky është problemi”, tha ai.…
BDI, vazhdon fushatën e saj të shpifjeve dhe manipulimeve, kësaj here duke gënjyer edhe për dizajnin në prapavijë të VLEN. Ky dizajn është pasqyrë e trashëgimisë, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Brenda saj janë të gdhendura simbolet që flasin vetë: Kalaja e Shkupit, Malet e Sharrit, Sheshi Skënderbeu me flamurin kombëtar, Çarshia, Stacioni i vjetër i trenit, lumi Vardar, Shtëpia e Beut, Universiteti i Tetovës dhe shumë të tjera. Këto janë themelet e historisë, kulturës dhe përditshmërisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Paturpësia e BDI-së paraqitet në shtrembërimin e fakteve, ose edhe më keq në mosnjohjen e simboleve! 1.…
Bekim Berisha, përfaqësues i Aleancës Kombëtare për Integrim, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka kritikuar ashpër Izet Mexhitin dhe trashëgiminë e tij politike në Komunën e Çairit, duke e cilësuar si “20 vite pushtet me 0 rezultate”. Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Çairit që të mos bien pre e fushatës së Mexhitit. “Ai ka qenë në pushtet 20 vite: tre mandate kryetar komune dhe dy të tjera ushtar i tij më i besuar. Rrugët janë ende të shkatërruara, plehrat ende mbysin lagjet, parkingjet mungojnë, ndërsa planifikimi urban është në kaos. Sot ai vjen e flet për…
Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet lokale është 1.832.415 votues. Nga këta votues në ekstraktet e Listave zgjedhore janë regjistruar 1.717.803 votues, informoi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Boris Kondarko në seancën e 138-të të KSHZ-së. Kondarko kumtoi se sipas evidencës së organeve kompetente të drejtë vote kanë gjithsej 112.000 votues të cilët janë në punë të përkohshme ose qëndrim në vendet e huaja, 2.162 votues të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg ose në paraburgim dhe 450 votues nga shtëpitë e të…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në hapjen e shtabit komunal në Dollnen deklaroi se shqiptarët janë të mobilizuar për plebishitin e 19 tetorit. “Edhe Dollneni ishte zjarr, miq. Entuziazmi, besimi dhe vendosmëria e qytetarëve treguan qartë se shqiptarët janë të bashkuar, shqiptarët janë në këmbë”, tha Ahmeti para simpatizantëve. Ai theksoi se nuk do të tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar dhe as shkelja e shtyllave të Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, e ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt të ndërsjellë, punë të përbashkët dhe synimin e qartë drejt perspektivës evropiane. “Ky është momenti ynë historik. Vetëm të bashkuar mund t’ia…
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, sonte tha se epilogu i zgjedhjeve në këtë komunë do të ketë peshë historike për të ardhmen e gjithë popullit, me ndikim që do të ndihet në dy dekadat e ardhshme. “Prej epilogut të rezultatit në Çair do të varet rruga, e ardhmja e gjithë popullit, ndoshta në 10 – 20 vitet e ardhshme. Kjo është një nga betejat më të rëndësishme që do të mbahen mend në të ardhmen”, deklaroi Osmani. Ai ashpër kritikoi gjendjen në të cilën ndodhet komuna, kaos pa rregull dhe pa rend, rrugë të mbushura me…
Një kamion cisternë që transportonte naftë doli nga rruga rajonale Gjevgjeli-Bogdanc këtë mëngjes, u përmbys dhe u përfshi nga flakët. Zjarri u shua për pak kohë, por rruga u mbyll për trafik, ndërsa rrjedhja e naftës vazhdonte.Shoferi pësoi lëndime të lehta, ndërsa largimi i sigurt i karburantit të derdhur është duke u zhvilluar, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai paraprakisht informoi se zjarri u shua shpejt nga zjarrfikësit, dhe për shkak të incidentit, trafiku në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci është ndërprerë, transmeton Portalb.mk. “Këtë mëngjes, një kamion cisternë që transportonte 25 ton naftë rrëshqiti nga rruga kryesore Gjevgjeli-Bogdanci,…
