Autor: Suad Avdiu

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) do të garojë me numrin 4, ndërsa koalicioni VLEN me numrin 7 në Zgjedhjet Lokale 2025. Këto u përcaktuan sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, që me short vendosi renditjen e partive në fletëvotim. Ersan PAJAZITI Shkup, 23 shtator – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti seancë, në të cilën me short u përcaktua lista e vetme e kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025. Partia në pushtet VMRO-DPMNE në fletëvotim do të jetë me numrin 9, ndërsa opozitarja LSDM me numrin 5. Qytetarët që dëshirojnë të votojnë për Aleancën Kombëtare për Integrim duhet të votojnë për numrin…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Vjena tha se shpreson që Bullgaria do të lejon Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në. Rama në Vjenë foli në konferencën “Shqipëria: Horizonte të Reja” të mbajtur në Vjenë të Austrisë, kushtuar promovimit të Shqipërisë si një destinacion i preferuar për investime strategjike në sektorë të tillë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe teknologjia, duke promovuar gjithashtu partneritete afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Fjala e tij e plotë është e disponueshme në faqen zyrtare të internetit të qeverisë shqiptare.”Shpresoj që Bullgaria do të jetë më elastike kur vjen fjala për Maqedoninë…

Read More

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ka thënë se “do të ketë përgjegjësi për vdekjen e 7-vjeçares në Tetovë nëse konstatohet se ka pasur lëshime në trajtimin e saj shëndetësor”. Ai tregoi se tashmë tre ekspertë po bëjnë analizat klinike të procedurave të ndërmarra, ndërsa pret që obduksioni të ndihmojë për të treguar më shumë se çfarë ka ndodhur.“Si ministri e Shëndetësisë kemi krijuar grup me tre anëtar, ekspertë të cilët nuk e di sot apo nesër, do të shkojnë atje dhe do ta analizojnë pjesën klinike të kësaj procedura. Pas kësaj do të dalim me informata. Obduksioni – ende nuk…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë qëndrimit në selinë e OKB-së është takuar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenski. Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën ajrore të aleancës. Deklarata vjen menjëherë pasi vendet e NATO-s dënuan Moskën për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë. “Po, besoj se do ta mbështes”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse do ta mbështeste këtë veprim. Ai njoftoi gjithashtu se planifikon të telefonojë kryeministrin hungarez Viktor Orbán për ta nxitur atë të ndalojë blerjen e naftës ruse, pjesë e një përpjekjeje…

Read More

Mickoski mësimet i merr nga Platforma e Çubrilloviqit, me qëllim që t’i komprometojë shqiptarët në skenën ndërkombëtare para diplomatëve, duke i paraqitur si njerëz që duan destabilizim e jo paqe, tha Ahmeti Dibër, 24 shtator – Populli e ka kuptuar se dikush e ka ndihmuar Hristijan Mickoskin për të poshtëruar shqiptarët. Historikisht, e keqja na ka ardhur nga brenda, nga vetë ne. Mickoski mësimet i merr nga Platforma e Çubrilloviqit, me qëllim që t’i komprometojë shqiptarët në skenën ndërkombëtare para diplomatëve, duke i paraqitur si njerëz që duan destabilizim e jo paqe. Këtë e theksoi mbrëmë në Dibër lideri i…

Read More

Ligji për përdorimin e gjuhëve, do të vendoset në rend dite në njërën nga seancat e  Gjykatës Kushtetues, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Këtë e paralajmëroi gjykatësi i Kushtetueses, Osman Kadriu në Intervistën për Alsat. Ai theksoi se kushtetuesja do të përballet përsëri me problem rreth numrit të gjykatësve, pasi me një anëtar më pak, për këtë lëndë nuk mund të merret vendim. “Do të pritet të rrumbullaksohet procedura e zgjedhjeve lokale  dhe pas tyre do të përpilohet një agjendë, një dinamikë e aktiviteteve të gjykatës, rreth ligjit për gjuhët. 19:16 përsëri këtu do të hasim në një problem rreth…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se Qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM e konfirmoi edhe një herë qasjen e saj diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, duke iu referuar vendimit për uniformat e policisë. Nga BDI thonë se “ky nuk është thjesht një vendim politik i bazuar në diskriminim, por mbi të gjitha një shkelje flagrante e Kushtetutës, e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe e Marrëveshjes së Ohrit”.”VLEN po mashtron qytetarët dhe po përpiqet të blejë kohë para zgjedhjeve duke thënë se gjuha shqipe do të përdoret në uniformat e policisë. Por këtë nuk guxon t’ia…

Read More

Sot, kryeparlamentari Afrim Gashi zhvilloi një takim koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet, ku u diskutuan aktivitetet e deritanishme dhe planet për projekte të përbashkëta. Qëllimi i bashkëpunimit është forcimi i kapaciteteve parlamentare, rritja e transparencës dhe angazhimi më i madh i qytetarëve në proceset demokratike. Në lidhje me këtë takim, Gashi shkruan në statusin e tij në rrjetet sociale: “Pata një takim të rregullt koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet. Trajtuam aktivitetet e deritanishme dhe diskutuam për planet dhe projektet e përbashkëta që synojnë forcimin e kapaciteteve…

Read More

Maqedonia e Veriut është zotuar të ndryshojë Kushtetutën. Ne presim që zgjedhjet lokale të mbahen së shpejti. Ndoshta nuk do të jenë më herët, por presim që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, tha Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, në një intervistë me “Radion Evropa e Lirë”. E pyetur se Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se nuk do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese pa garanci nga Bullgaria. Duke pasur parasysh përfshirjen tuaj personale në çështjen dypalëshe, a ka ndonjë zhvillim të kohëve të fundit dhe cilat janë rreziqet e një ngërçi të zgjatur për vendin?, Kos…

Read More

Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, atëherë ai duhet ta ndalë luftën në Rripin e Gazës, tha të martën mbrëma presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Duke folur për televizionin francez BFM TV nga Nju Jorku, Macroni tha se vetëm Trumpi e ka fuqinë për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës. “Nëse ka dikush që mund të bëjë diçka për këtë, atëherë ai është presidenti i SHBA-së”, tha Macron. “Dhe, arsyeja pse ai mund të bëjë më shumë se ne, është sepse ne nuk furnizojmë armë që…

Read More