Autor: Suad Avdiu

Prej nesër këmbësorët, drejtuesit e biçikletave, motoçikletave dhe trotineteve elektrikë, do të gjobiten me 50 euro, nëse gjatë kalimit të rrugës ose korsisë së biçikletave, përdorin dëgjuese në të dy veshët, telefona, tableta apo pajisje të ngjashme elektronike. Ndryshimet ligjore që hynë në fuqi nesër, i mirëpresin shumica e qytetarëve, veçanërisht më të moshuarit. Ata kritikojnë të rinjtë për pakujdesi dhe vlerësojnë se këto ndryshime do të ndikojnë pozitivisht. “Do të shohim, akoma nuk kam menduar a është mirë a jo, shumë rrallë e përdor telefonin, disi të rinjtë më shumë. Për mua nuk do të ketë problem, megjithatë për…

Read More

Kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se në lagjen Fushë Tophanë është duke u ndërtuar xhamia më e madhe në Maqedoni, e cila do të shërbejë si qendër shpirtërore dhe arkitektonike për mijëra besimtarë. Sipas tij, hapja solemne e objektit është planifikuar për muajin shkurt 2026, para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, me qëllim që besimtarët ta kenë mundësinë të falin edhe namazin e Bajramit në këtë xhami madhështore. Xhamia do të ketë kapacitet për mbi 3000 besimtarë, me hapësirë prej 1500 m² në brendësi dhe 1500 m² në hapësirat e jashtme. Projekti…

Read More

Pavarësisht propagandës së opozitës dhe disa mediave në Kosovë se Albin Kurti nuk pritet nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri në detyrë ka udhëtuar sot drejt New York-ut, ku do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar Zyra…

Read More

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska në Biznes 21 në TV21 tha se po shqyrtojnë mundësinë që të gjejnë zgjidhje për kartonin e gjelbër, që nuk do të dëmtonte qytetarët, por edhe kompanitë e sigurimit, përcjell TV21. Koçoska tha se heqja e tërësishme e kartonit të gjelbër do të nënkuptonte shtrenjtim të regjistrimit të automjeteve. “Qytetarëve nuk u intereson heqja, respektivisht vendosja ose heqja e kartonit të gjelbër, sepse që t’ua sqarojmë qytetarëve…Kjo do të nënkuptonte që secili që do të shkojë të regjistrojë automjetin e tij, do të duhet të paguajë karton të gjelbër, pavarësisht nëse del nga shteti ose…

Read More

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski sot deklaroi se radari në Aeroportin e Shkupit është vënë në funksion, pasi është gjetur një pjesë rezervë dhe problemi është zgjidhur në një kohë rekord prej vetëm tre ditësh. Por, thotë, më pas është konstatuar se vitet e kaluara ai ka punuar në vetëm një kanal. Shtesë, theksoi Nikolloski, radari është i vjetër 27 vjet dhe qeveria e kaluara nuk ka marrë vendim për montimin e një radari të ri dhe pastaj paralajmëroi se në seancën e ardhshme të Qeverisë do të miratohet vendim që ai të montohet sa më shpejtë të…

Read More

Të mërkurën mbrëma në orën 21:50 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, personi B.H. (43) nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, ka denoncuar se djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht nga katër shokë klase – dy nga fshati Poroj dhe dy nga fshati Çegran nga shkolla e mesme private në një fshat të Tetovës, ku ai mësonte. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Read More

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot doli me një propozim për zhbllokimin e rrugës së integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Rezoluta e tij me vija të kuqe përbëhet nga dy pjesë më të rëndësishme, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Së pari, Qeveria dhe të gjitha institucionet duhet t’i bashkohen vazhdimisht vendosmërisë për respekt të pakushtëzuar të karakteristikave gjuhësore, historike, identitare dhe kulturore të popullit maqedonas si elementë që nuk negociohen me BE-në. Këto janë vijat tona të kuqe dhe ne besojmë se ato duhet të jenë vija të kuqe të të gjithë kombit.Së dyti, se Maqedonia është e gatshme të përmbushë…

Read More

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës në komunë, qëllimi i të cilit është lidhja e komunës me mijëra çairas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. “Çairi nuk është vetëm vendi ku jetojmë sot. Çairi është kudo ku jetojnë çairasit, në Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, në SHBA dhe në mbarë botën. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë dhe promotorët e vlerave tona, të identitetit tonë dhe mbështetës të përditshëm të familjeve të tyre këtu”, deklaroi Osmani. Sipas tij, Këshilli do të jetë një urë e qëndrueshme bashkëpunimi, idesh të përbashkëta, investimesh…

Read More

Në organizim të Dhomës Rajonale të Zejtarëve – Kumanovë, në bashkëpunim me Fondacionin për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me mbështetje të Komunës së Kumanovës, sot u zhvillua një ngjarje me karakter kombëtar: subvencionimi i zejtarëve të vjetër dhe panairi për ndërmarrësi të vogël. Qëllimi i këtij manifestimi është të kontribuojë në zhvillimin e mikro, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të ruajë zanatet e vjetra, të nxisë frymën sipërmarrëse dhe rritjen ekonomike përmes partneriteteve të reja. Para të pranishmëve folën Agron Fazliji, kryetar i Dhomës së Zejtarëve të RMV-së, Marjan Risteski, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Punës…

Read More

Shkup, 25 shtator – Numri 7 është numri i VLEN-it në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Ky nuk është thjesht një numër, është shenjë e fatit, e përmbushjes dhe e ndryshimit që nuk ndalet më. Ashtu si 7 ditët e javës që e mbajnë jetën në ritëm, edhe 7-a e VLEN-it do të sjellë një epokë të re për qytetarët tanë, çdo ditë dhe çdo javë të vitit. Kështu thuhet në njoftimin e VLEN-it, ndërsa kanë promovuar sloganin “Një zë”. “Me sloganin tonë ‘NJË ZË’, ne i bashkojmë të gjitha zërat e qytetarëve në një forcë të vetme që do…

Read More