Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studentët të regjistruar në studimet deridiplomatike në universitet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2026/2027.
Në ueb faqen e MASH-it është publikuar lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit për të marrë bursë për studentët romë të regjistruar në vitin e parë të studimit në universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në vend dhe një listë e kandidatëve që plotësojnë kushtet e konkursit për të marrë bursë për studentët romë të regjistruar në vitet e mbetura të studimit në universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në vend për vitin akademik 2026/2027.
MASH kumtoi se të gjithë aplikantët do të marrin një vendim përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk në seksionin “aplikimet e mia” në kolonën “dokumenti për vendim”.
Pas pranimit të aktvendimit, ankesat parashtrohen pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të Marrëdhënies së Punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë (hapësirat ndodhen në bulevardin “Goce Dellçevë”nr.18 – ndërtesa e RTVM-së, kati 11-të) afati brenda 15 ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit.
“Aplikuesit e pakënaqur nuk duhet të parashtrojnë dhe dorëzojnë ankesa para se të marrin aktvendimin. Fituesit e bursës nuk duhet të dorëzojnë kontrata të printuara dhe të nënshkruara. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet lidhur me shfrytëzimin e bursës janë të përcaktuara në aktvendim”, theksohet në publikimin e MASH-së.

